By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Guri: S’e votojmë Qeverinë Kurti, s’e dimë nëse më pas do të thërrasin seancë për Presidentin, marrëveshja për Sejdiun është valide
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Guri: S’e votojmë Qeverinë Kurti,  s’e dimë nëse më pas do të thërrasin seancë për Presidentin, marrëveshja për Sejdiun është valide
Lajme

Guri: S’e votojmë Qeverinë Kurti, s’e dimë nëse më pas do të thërrasin seancë për Presidentin, marrëveshja për Sejdiun është valide

Momenti
Published: September 13, 2026

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri tha se deputetët e LDK-së nuk do ta votojnë Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti.

Para nisjes së seancës së Kuvendit, të thirrur për zgjedhjen e qeverisë së re, Guri tha: “Po shkojmë në një mbledhje të grupit parlamentar që është ftuar. Ne natyrisht që secili deputet e ka vendin në Kuvendin e Kosovës, për atë arsye edhe na ka votuar populli. Natyrisht që nuk do të votojmë për Qeverinë Kurti”.

Your browser does not support the video tag.

I pyetur për një takim të mundshëm mes kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Guri mohoi.

“Jo, nuk ka takime mes Kurtit dhe Abdixhikut, për arsye se, ashtu siç e dini, prej orës 14:00 është edhe seanca e Kuvendit të Kosovës, ndaj është edhe e pamundur që të jenë në të dy vendet njëkohësisht”, deklaroi ai.

Guri tha se LDK-ja nuk ka informacione nëse do të ketë një seancë për çështjen e zgjedhjes së presidentit, ndërsa kritikoi mënyrën e njoftimit të deputetëve për seancën e sotme.

“Jo, nuk kemi informacione. Fillimisht, mendoj që është pak e papërgjegjshme, për arsye se deputetët janë njoftuar 15 minuta para kohës për seancën e cila do të mbahet në orën 14:00, gjë që e pamundëson edhe fizikisht ardhjen e deputetëve në seancën e Kuvendit”, tha Guri.

Sipas tij, informacioni i vetëm që deputetët kanë është se në orën 14:00 do të mbahet seanca me një pikë të vetme të rendit të ditës.

“Informacioni i vetëm që e kemi ne si deputetë të Republikës së Kosovës është që në orën 14:00 do të mbahet një seancë në Parlamentin e Kosovës, me pikën e vetme të rendit të ditës, votimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës”, u shpreh ai.

Sa i përket marrëveshjes mes Kurtit dhe Abdixhikut, Guri tha se ajo vazhdon të jetë valide.

“Absolutisht po. Përderisa nuk kanë dalë me e shfuqizu marrëveshjen, marrëveshja i bie që është valide”, tha deputeti i LDK-së.

Guri theksoi se LDK-ja nuk ka diskutuar në asnjë moment për t’iu bashkuar Qeverisë Kurti, duke përsëritur qëndrimin e partisë së tij se nuk do të bëhet pjesë e ekzekutivit.

“Ne në asnjë moment nuk kemi diskutuar prej atij dakordimi që kemi pasur brenda grupit parlamentar që mos të marrim pjesë, që të mos bëhemi pjesë e qeverisë. Ne në asnjë moment nuk kemi dashur të hyjmë në qeveri, për arsye se nuk është ideja e Lidhjes Demokratike të Kosovës që të marrë pushtet ose ta ketë të gjitha këto negociata për pozita politike partiake”, tha Guri.

Ai shtoi se qëllimi i LDK-së ka qenë që Kosovës t’i ofrohen institucione funksionale dhe të zgjidhet edhe presidenti, duke paralajmëruar se cikli i zgjedhjeve të shpeshta është i dëmshëm për vendin.

“Qëllimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka qenë gjithmonë që vendit t’i ofrohen institucione, t’i ofrohet posti i presidentit, pasi që ne kemi hyrë në një cikël prej të cilit nuk po arrijmë të dalim, zgjedhje çdo gjashtë muaj. E këto zgjedhje janë jashtëzakonisht të dëmshme për Republikën e Kosovës”, shtoi ai.

The post Guri: S’e votojmë Qeverinë Kurti, s’e dimë nëse më pas do të thërrasin seancë për Presidentin, marrëveshja për Sejdiun është valide appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Kurti para se ta prezantojë kabitetin e ri qeveritar: S’kam ekspoze të re
Kurti: Jemi në ankth në prag të vendimit në Hagë, asnjë gjykatë s’mund ta njollosë UÇK-në
Nis seanca për votimin e qeverisë, 70 deputetë në sallë – opozita e bojkoton
Rama: Patriotizmi në LVV sot e paska pushim
Qytetarët e bëjnë horë në komente ministrin Jeton Shasivari pas statusit për krerët e UÇK-së, ai ndalon komentet por nuk e fshin statusin!

LEXO GJITHASHTU

Sulmi ajror izraelit godet një makinë në Qytetin e Gazës duke vrarë 2 persona
Sulmi ajror izraelit godet një makinë në Qytetin e Gazës duke vrarë 2 persona
TOP Momenti
Vuçiq dje foli për pretendime të reja për Thaçin, sot thotë se pret nga KFOR-i ta ruajë sigurinë në Kosovë
Vuçiq dje foli për pretendime të reja për Thaçin, sot thotë se pret nga KFOR-i ta ruajë sigurinë në Kosovë
TOP Momenti
Kurti në hyrje të ekspozesë flet për procesin në Hagë: Asnjë gjykatë nuk mund ta njollosë UÇK-në
Kurti në hyrje të ekspozesë flet për procesin në Hagë: Asnjë gjykatë nuk mund ta njollosë UÇK-në
TOP Momenti
Gruda nga PDK: Kuvendi nuk mund të konsiderohet i konstituuar pa u zgjedhur të gjithë nënkryetarët e tij
Gruda nga PDK: Kuvendi nuk mund të konsiderohet i konstituuar pa u zgjedhur të gjithë nënkryetarët e tij
TOP Momenti
PDK nuk merr pjesë në seancën për votimin e Qeverisë
PDK nuk merr pjesë në seancën për votimin e Qeverisë
TOP Momenti

You Might Also Like

Lista Serbe merr pjesë në seancën për formimin e Qeverisë së re
Lajme

Lista Serbe merr pjesë në seancën për formimin e Qeverisë së re

September 13, 2026
Lista Serbe shkon në seancën për zgjedhjen e qeverisë së re, PDK, LDK e Aleanca mungojnë
Lajme

Lista Serbe shkon në seancën për zgjedhjen e qeverisë së re, PDK, LDK e Aleanca mungojnë

September 13, 2026
“Konstituimi” i Kuvendit dhe formimi i qeverisë, PDK thërret konferencë për media
Lajme

“Konstituimi” i Kuvendit dhe formimi i qeverisë, PDK thërret konferencë për media

September 13, 2026
A ka takim Kurti-Abdixhiku? Flet Jehona Lushaku
Lajme

A ka takim Kurti-Abdixhiku? Flet Jehona Lushaku

September 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?