By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gruda sjell rastet që “përcaktuan qartë se Kuvendi nuk mund të konsiderohet i konstituuar pa u zgjedhur të gjithë nënkryetarët”
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gruda sjell rastet që “përcaktuan qartë se Kuvendi nuk mund të konsiderohet i konstituuar pa u zgjedhur të gjithë nënkryetarët”
Lajme

Gruda sjell rastet që “përcaktuan qartë se Kuvendi nuk mund të konsiderohet i konstituuar pa u zgjedhur të gjithë nënkryetarët”

Momenti
Published: September 13, 2026

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, deklaron se Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese “në rastet KO124/25, KO193/25 dhe KO196/25, si dhe KO265/25, kanë përcaktuar qartë se Kuvendi nuk mund të konsiderohet i konstituuar pa u zgjedhur të gjithë nënkryetarët e tij”.

Prandaj Gruda thotë se “në këtë rast, Kuvendi nuk është konstituuar, pasi nuk është zgjedhur nënkryetari nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës”.

Your browser does not support the video tag.

Lidhur me këtë rast, Gruda thekson:

Keqinterpretimi që po i bëhet aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, konkretisht pjesës që përcakton pasojat juridike të mosushtrimit të së drejtës për të propozuar nënkryetarin e Kuvendit, nuk mund të zbatohet në rastin e PDK-së.

Kjo për tri arsye themelore:

E para, PDK-ja nuk ka refuzuar ushtrimin e së drejtës së saj kushtetuese për të propozuar nënkryetarin e Kuvendit. Përkundrazi, në letrën zyrtare që kemi dërguar kemi sqaruar shprehimisht se nuk heqim dorë nga e drejta jonë për të propozuar, por përmbahemi përkohësisht nga ushtrimi i saj, derisa Gjykata Kushtetuese të sqarojë rrethanat kushtetuese të krijuara rreth konstituimit të Kuvendit. Ka dallim thelbësor ndërmjet heqjes dorë nga një e drejtë kushtetuese dhe pezullimit të përkohshëm të ushtrimit të saj për shkak të një kontesti kushtetues që kërkon interpretim nga Gjykata Kushtetuese.

E dyta, afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit ka përfunduar më 7 gusht. Pastaj, vetë Lëvizja Vetëvendosje vendosi si afat politik datën 6 shtator. Asnjëri prej këtyre afateve nuk u respektua. Përkundër kësaj, ne kemi marrë pjesë edhe në dy seanca të thirrura jashtë këtyre afateve, duke treguar vullnet që Kuvendi të konstituohej. Në të dyja rastet, në vend të konstituimit të Kuvendit, pati vetëm manovra procedurale dhe lojëra absurde politike të Vetëvendosjes, të cilat e pamundësuan përfundimin e procesit.

Nuk mund të funksionojë rendi kushtetues sipas standardit që njëra palë i shkel të gjitha afatet, thërret seanca kur dëshiron vetë, nuk e përfundon konstituimin kur ne marrim pjesë dhe, në fund, thërret një seancë tjetër jashtë çdo afati dhe deklaron se Kuvendi qenka konstituuar pa ne.

E treta, një interpretim i tillë do të krijonte një precedent jashtëzakonisht të rrezikshëm kushtetues: pala që ka shkaktuar dhe vazhduar shkeljen e afateve kushtetuese do të përfitonte juridikisht pikërisht nga shkelja e vet. Në vend që shkelja të prodhonte përgjegjësi kushtetuese, ajo do të përdorej si bazë për t’ia mohuar një subjekti tjetër parlamentar një të drejtë që ia garanton vetë Kushtetuta.

Një standard i tillë nuk mund të pranohet. Vetëm Gjykata Kushtetuese mund ta sqarojë dhe ta zgjidhë këtë kaos kushtetues të krijuar nga Vetëvendosja. Prandaj, ne do t’i drejtohemi asaj dhe do ta respektojmë vendimin e saj.

The post Gruda sjell rastet që “përcaktuan qartë se Kuvendi nuk mund të konsiderohet i konstituuar pa u zgjedhur të gjithë nënkryetarët” appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Ministrit të VLEN s’i bëhet vonë për krerët e UCK’së: Më 16 shtator s’duhet të gjykojë rruga, politika apo emocionet – do të flas gjykata
Nuk shkoi në Marshin e Lirisë, Kadrijaj-Kurtit: Nga çfarë pate frikë?
PDK tërheq kandidaturën e Çitakut për nënkryetare të Kuvendit
Murati: Problemi nuk është te konstituimi por te presidenti, opozita nuk ka vullnet për zhbllokim
Nis vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit

LEXO GJITHASHTU

Aleanca nuk merr pjesë në seancën për Qeverinë, e konsiderojnë jokushtetuese
Aleanca nuk merr pjesë në seancën për Qeverinë, e konsiderojnë jokushtetuese
TOP Momenti
AKK: Projektligji për Pronën Publike rrezikon autonominë e komunave
AKK: Projektligji për Pronën Publike rrezikon autonominë e komunave
TOP Momenti
I la plumbin në derë dhe i kërkoi 300 mijë euro kushëririt, policia publikon pamje nga operacioni në Vlorë
I la plumbin në derë dhe i kërkoi 300 mijë euro kushëririt, policia publikon pamje nga operacioni në Vlorë
TOP Momenti
“Po luhet me shtetin”, Gruda kërkon ndërhyrjen e Kushtetueses pas zhvillimeve në Kuvend
“Po luhet me shtetin”, Gruda kërkon ndërhyrjen e Kushtetueses pas zhvillimeve në Kuvend
TOP Momenti
Kujtim Shala zgjidhet nënkryetar i Kuvendit
Kujtim Shala zgjidhet nënkryetar i Kuvendit
Lajme

You Might Also Like

Haxhiu thërret seancë të jashtëzakonshme nga ora 14:00, në rend dite votimi për Qeverinë e re
Lajme

Haxhiu thërret seancë të jashtëzakonshme nga ora 14:00, në rend dite votimi për Qeverinë e re

September 13, 2026
Balje: Nëse vazhdon kështu, zgjedhjet janë shumë evidente
Lajme

Balje: Nëse vazhdon kështu, zgjedhjet janë shumë evidente

September 13, 2026
Haxhiu e mandaton Kurtin për formimin e Qeverisë: I uroj suksese në ushtrimin e përgjegjësive
Lajme

Haxhiu e mandaton Kurtin për formimin e Qeverisë: I uroj suksese në ushtrimin e përgjegjësive

September 13, 2026
Kurti flet për mbledhje “të vështirë” të LVV-së: Nënkryetari i takon PDK-së, urime të gjithëve konstituimi i Kuvendit
Lajme

Kurti flet për mbledhje “të vështirë” të LVV-së: Nënkryetari i takon PDK-së, urime të gjithëve konstituimi i Kuvendit

September 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?