By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gruda për pjesëmarrjen në seancën konstituive: Po e bëjmë këtë lëshim shkaku i 16 shtatorit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gruda për pjesëmarrjen në seancën konstituive: Po e bëjmë këtë lëshim shkaku i 16 shtatorit
Lajme

Gruda për pjesëmarrjen në seancën konstituive: Po e bëjmë këtë lëshim shkaku i 16 shtatorit

Momenti
Published: September 9, 2026

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka deklaruar se deputetët e kësaj partie do të marrin pjesë në vazhdimin e seancës konstituive, me qëllim që Kosova të ketë të paktën institucionin e saj ligjvënës para 16 shtatorit, datë kur pritet vendimi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Gruda ka thënë se pjesëmarrja e PDK-së në seancë është një “lëshim” për shkak të rëndësisë që, sipas tij, ka 16 shtatori për Kosovën.

Your browser does not support the video tag.

“Pjesëmarrja jonë në seancë ndodh për shkak të ngjarjes që e kemi si vend, pra 16 shtatorit. Ne do të shkojmë nesër për ta konstituar Kuvendin, në mënyrë që kur merret vendimi për ish-krerët e UÇK-së, Kosova të ketë të paktën Kuvendin. Prandaj, do ta bëjmë këtë lëshim”, ka deklaruar Gruda në “Interaktiv” të KTV-së.

Ai ka bërë të ditur se PDK-ja do të vendosë pas 16 shtatorit nëse do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese çështjen e shkeljes së afateve për konstituimin e Kuvendit.

“Nëse do ta dërgojmë në Kushtetuese, do të vendosim pas 16 shtatorit, sepse kemi afat tetë ditë për ta dërguar”, ka thënë ai.

Gruda ka kritikuar zvarritjen e procesit të konstituimit, duke thënë se shkeljet e afateve kushtetuese nuk duhet të kalojnë pa pasoja.

“Nuk mendoj që kjo shkelje e afateve kushtetuese duhet të kalojë kaq lehtë. Nuk munden që të rrinë dy muaj jashtë institucioneve e më pas të kthehen pa ndonjë pasojë apo sqarim”, është shprehur deputeti i PDK-së.

Megjithatë, ai ka theksuar se partia e tij nuk dëshiron që përplasja politike dhe kushtetuese të mbivendoset me 16 shtatorin, të cilin e ka cilësuar si një datë historike për Kosovën.

“Ne nuk duam që ngjarjes së 16 shtatorit, që është historike për Kosovën, t’ia mbivendosim konfliktin politik ose kushtetues mes forcave politike”, ka deklaruar Gruda.

Gruda është shprehur edhe për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president, duke thënë se kishte vlerësuar që më herët se ai nuk do të arrinte të zgjidhej në këtë post.

“Si ka dalë emri, i kam thënë disa kolegëve të mi që Bekim Sejdiu nuk bëhet president. E kam ditur që Albin Kurti e vendosi për të mos u bërë, e dinte që Sejdiu kishte kundërshtime brenda LDK-së”, ka përfunduar Gruda

Vazhdimi i seancës konstituive pritet të mbahet nesër nga ora 11:00. Në rend dite është zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. 

The post Gruda për pjesëmarrjen në seancën konstituive: Po e bëjmë këtë lëshim shkaku i 16 shtatorit appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Raportohet se Merz e ka anuluar telefonatën me Trump pas urimeve për fitoren e AfD
Zbulohen detaje se si një dron rus vonoi largimin e Zelenskyt nga Moldavia
Vance flet për tarifat si financim për premtimin prej 5,000 dollarësh, por shifrat nuk përputhen
Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë menjëherë pas zgjedhjeve në SHBA
Avokati i Popullit kërkon që KGJK-ja ta rishqyrtojë rritjen e taksave gjyqësore

LEXO GJITHASHTU

Deklaratat përfundimtare në rastin e Thaçit dhe të tjerëve – lidhur me akuzat për administrim të drejtësisë
Deklaratat përfundimtare në rastin e Thaçit dhe të tjerëve – lidhur me akuzat për administrim të drejtësisë
TOP Momenti
Raportohet i zhdukur një person në Pejë
Raportohet i zhdukur një person në Pejë
TOP Momenti
“E fillova me zero”- Havushe Bunjaku rrëfen fillimet e “99 Lule”
“E fillova me zero”- Havushe Bunjaku rrëfen fillimet e “99 Lule”
TOP Momenti
Arrestohet një mjek i QKMF’së në Leposaviq, konstatoi vdekjen e një gruaje, por nuk e lajmëroi rastin në polici
Arrestohet një mjek i QKMF’së në Leposaviq, konstatoi vdekjen e një gruaje, por nuk e lajmëroi rastin në polici
Lajme
Konakoviq iu shkruan shteteve anëtare të OKB-së: Kërkon sanksione ndaj Serbisë pas varrimit me nderime të Mlladiqit
Konakoviq iu shkruan shteteve anëtare të OKB-së: Kërkon sanksione ndaj Serbisë pas varrimit me nderime të Mlladiqit
Lajme

You Might Also Like

SHBA shpall Los Tiguerones organizatë terroriste, Rubio kërcënon Meksikën
Lajme

SHBA shpall Los Tiguerones organizatë terroriste, Rubio kërcënon Meksikën

September 10, 2026
Kreshnik Kaçiu zgjidhet kryetar i Gjykatës Administrative
Lajme

Kreshnik Kaçiu zgjidhet kryetar i Gjykatës Administrative

September 10, 2026
Monitoruesi i BE-së: Gushti, muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë
Lajme

Monitoruesi i BE-së: Gushti, muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë

September 10, 2026
Dogana ndalon kontrabandën në kufi: Mbi 2 kg marihuanë kapen në çantën e një udhëtari
Lajme

Dogana ndalon kontrabandën në kufi: Mbi 2 kg marihuanë kapen në çantën e një udhëtari

September 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?