By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gruda paralajmëron protesta masive: Thirreni seancën konstituive dhe zhbllokojeni Kuvendin, Kosova është në krizë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gruda paralajmëron protesta masive: Thirreni seancën konstituive dhe zhbllokojeni Kuvendin, Kosova është në krizë
Lajme

Gruda paralajmëron protesta masive: Thirreni seancën konstituive dhe zhbllokojeni Kuvendin, Kosova është në krizë

Momenti
Published: August 24, 2026

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda ka folur sot para Qeverisë së Kosovës, teksa po vazhdon aksioni i tyre duke kërkuar thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit.

Ai ka thënë se sot bashkë me kolegët e tij të PDK-së dhe Aleancës si dhe me një grup të studentëve që iu janë bashkuar, po kundërshtojnë shkeljen e vazhdueshme të Kushtetutës që ka thënë se po ndodh tash e gati një muaj.

Your browser does not support the video tag.

“Ne jemi këtu pranë Qeverisë ku deputeti i Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti ka uzurpuar zyren më të lartë ekzekutive në Kosovë, zyrën e kryeministrit. Në anën tjetër, ai ka bllokuar formimin e organit më të lartë të shtetit, Kuvendin e Kosovës.  Kushtetuta e Kosovës nuk është statuti i VV-së, ajo nuk interpretohet sipas disponimit politik të VV-së, as sipas disponimit politik të asnjë shumice parlamentare. Kushtetuta në thelb është koncept kundër-mazhoritar, që do të thotë se sa do e madhe të jetë ajo shumicë, ajo përsëri i nënshtrohet Kushtetutës.”, ka thënë Gruda.

Ai ka thënë se një parti edhe po t’i ketë fituar 120 ulëse në Kuvendin e Kosovës, ajo duhet të zhvilloj lojën politike brenda Kushtetutës.

“Fatkeqësisht, demorkacia e Kosovës sot po cenohet, rendi kushtetues është përmbysur tërësisht dhe njerëzit janë në pritje për të nxjerr Kosovën nga kjo krizë.  Ne kemi thënë edhe vitin e kaluar që Kosova është në krizë dhe Kosova po vazhdon të mbetet në Krizë”, ka shtuar Gruda.

Ai ka thënë se studentët që i janë bashkuar sot protestës, në 2020-tën kur Kurti i ka fituar zgjedhjet kanë qenë në gjimnaz ose shkollë fillore, ndërsa sot si student shohin të vazhdoj e njëjta krizë.

“Dikush që në 2020-tën kur ka fituar Albin Kurti ka qenë nxënës, sot mund të jetë i diplomuar në universitet dhe pret ta gjej një vend pune. Në fakt, e vetmja gjë që i është ofruar pas diplomimit është largimi nga Kosova. 300 mijë njerëz e kanë lëshuar Kosovën për 5 vite. Ky nuk është migrim, as lëvizje e njerëzve por zhvendosje masive e njerëzve prej Kosovës. Kjo ndodh sepse përveç keq-qeverisjes, sot është përmbysur rendi kushtetues. Si mund të pres një i ri që ka ardh sot me ne këtu, që të bëhet diçka për të e familjen e tij, prindërit e tij për një vend pune që kërkon pas diplomimit kur olrgani kryesor i vendit mbahet i bllokuar”, ka shtuar Gruda.

Ai ka thënë se bllokimi i Kuvendit, shkelja e një afati kushtetues, nuk është çështje normale por simptomë e një pushteti anarkik, autoritar që nuk njëh asnjë normë, e sipas tij përmbys çdo normë, nuk ka respekt për qytetarin e Kosovës dhe votuesin e tij.

“Duhet të jesh krenar kur njerëzit të japin 53 deputetë, edhe duhet të jesh i përulur. S’duhet të presësh të zbardh dita për të nisur punën e jo të zësh arsye për t’iu shmangur përgjegjësisë. Do të ishte nder i madh për të marrë besimin popullor, ata njerëz që kanë votuar sot janë zhgënjyer. Qytetarët e Kosvoës sot po presin para një krize që ka filluar para më shumë se një vit e gjysmë, dy vjet dhe nuk dihet kur do të përfundoj. Prandaj, ne jemi sot me vendosmëri dhe të palëkundur këtu për të treguar që Kosova dhe shoqëria kosovare ka forcë, opozita politike ka forcë, neve do të na bashkohen shumë njerëz dhe në një moment ky shesh do të jetë plotë. Por, ai moment do të jetë moment të cilin Kosova nuk ka nevojë ta përjetoj, sepse mund të jetë një moment  i pakëndshëm për të gjithë neve, ku plotë njerëz të vinë këtu para derës së Qeverisë”, ka thënë ai.

Ai ka paralajmëruar se mund të ketë një protestë më masive.

“Ne sot po provojmë me një metodë që e bën një shoqëri normale. Ne jemi një shoqëri e lirë, dramat, përplasjet i kemi kaluar, i kemi vuajtur rëndë. Protestimi në këtë formë paqësore, është për të ngritur një alarm që në një moment këtu mund të ketë shumë njerëz të cilët edhe mund të jenë të revoltuar.  Prandaj, edhe sot i bëjmë thirrje deputetit Albin Kurti që ta lejoj deputetin Avni Dehari që ta thërras seancën e Kuvendit të Kosovës sepse ky është një absurd të cilin  ne nuk e pranojmë”, ka shtuar Gruda.

The post Gruda paralajmëron protesta masive: Thirreni seancën konstituive dhe zhbllokojeni Kuvendin, Kosova është në krizë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Raportohet se i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë në Malishevë është burri i saj, del edhe fotografia e viktimës
Raportohet se i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë është burri i saj, del edhe fotografia e viktimës
Pas vdekjes së punëtorëve, Sindikata e KEK-ut paralajmëron protestë të mërkurën
BBC sjell dëshmi tronditëse për jetën e grave në Afganistan, çfarë ndodhi kur një 18-vjeçare kërkoi divorc para një guvernatori taleban
Numër i madh i armëve paleje në duart e kosovarëve, disa prej tyre u gjetën veç pas të shtënave

LEXO GJITHASHTU

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas sulmit në Banjskë!”, Ramadani i kërkon Kurtit të marr masa
“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas sulmit në Banjskë!”, Ramadani i kërkon Kurtit të marr masa
TOP Momenti
Tre raste me armë në Drenas, Podujevë dhe Prishtinë – arrestohet një person
Tre raste me armë në Drenas, Podujevë dhe Prishtinë – arrestohet një person
TOP Momenti
“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin
“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin
Lajme
Autobusi me nxënës gjermanë përplaset me furgonin në Holandë, rreth 20 të plagosur
Autobusi me nxënës gjermanë përplaset me furgonin në Holandë, rreth 20 të plagosur
Lajme
Murati: Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, hakmarrje për lirinë e Kosovës
Murati: Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, hakmarrje për lirinë e Kosovës
Lajme

You Might Also Like

Zelensky prezanton planin për fundin e luftës: Do tërheqim trupat
Lajme

Zelensky prezanton planin për fundin e luftës: Do tërheqim trupat

August 24, 2026
Dy armë dhe mbi 50 plumba, detaje nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin, autorët ende të paidentifikuar
Lajme

Dy armë dhe mbi 50 plumba, detaje nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin, autorët ende të paidentifikuar

August 24, 2026
QKUK jep detaje për viktimën dhe të plagosurin në Malishevë: Gruaja 25-vjeçare humbi jetën, burri 26-vjeçar në gjendje të rëndë
Lajme

QKUK jep detaje për viktimën dhe të plagosurin në Malishevë: Gruaja 25-vjeçare humbi jetën, burri 26-vjeçar në gjendje të rëndë

August 24, 2026
Si e garanton Aptamil cilësinë dhe sigurinë e produkteve për fëmijët mbi 1 vjeç*
Lajme

Si e garanton Aptamil cilësinë dhe sigurinë e produkteve për fëmijët mbi 1 vjeç*

August 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?