By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gratë ukrainase në shënjestër të propagandës ruse: Fotot e tyre përdoren për gënjeshtra dhe poshtërim
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gratë ukrainase në shënjestër të propagandës ruse: Fotot e tyre përdoren për gënjeshtra dhe poshtërim
Lajme

Gratë ukrainase në shënjestër të propagandës ruse: Fotot e tyre përdoren për gënjeshtra dhe poshtërim

Momenti
Published: September 3, 2026

Propaganda ruse nuk ndalet. Kësaj here, në shënjestër janë vendosur gratë ukrainase, fotot e të cilave po përdoren nga kanale proruse në Telegram për të përhapur pretendime të rreme për përdhunime, tortura dhe kapje robërish, me qëllim denigrimin e tyre dhe të Ukrainës.

Një hetim i BBC-së ka zbuluar një rrjet të gjerë kanalesh në Telegram që përdor fotografi reale të grave ukrainase, shumë prej tyre pjesëtare ose ish-pjesëtare të ushtrisë ukrainase, duke i shoqëruar ato me histori të sajuara për përdhunime dhe dhunë seksuale.

Një prej grave të përdorura në këtë fushatë është Keti Leshkasheli, një mjeke nga Gjeorgjia që kishte shërbyer në ushtrinë ukrainase. Fotoja e saj, e realizuar vite më parë ndërsa ishte me uniformë ushtarake në Avdiivka, u përdor në publikime ku pretendohej në mënyrë të rreme se ajo ishte kapur dhe përdhunuar.

Your browser does not support the video tag.

BBC ka identifikuar më shumë se 20 gra fotot e të cilave janë përdorur si “karrem” në këtë fushatë, ndërsa ka intervistuar shtatë prej tyre.

Skema është e qartë: fotografitë e grave të vërteta publikohen së bashku me pretendime tronditëse për përdhunime dhe dhunë, ndërsa përdoruesve u premtohen edhe “video-prova”. Por kur klikojnë, videoja e premtuar nuk ekziston. Në vend të saj, përdoruesit dërgohen drejt kanaleve private në Telegram, të mbushura me përmbajtje pro-ruse dhe propagandë lufte.

Të dhënat e hetimit tregojnë për përmasat e kësaj makinerie propagandistike. BBC ka gjetur më shumë se 6,500 publikime që përdornin pretendime për sulme seksuale dhe që ishin shpërndarë nga rreth 1,700 kanale të vogla në Telegram. Së bashku, këto publikime kishin marrë rreth 65 milionë shikime.

Por propaganda nuk mjaftohet vetëm me gënjeshtra për dhunën seksuale. Në disa publikime, gratë ukrainase akuzohen gjithashtu në mënyrë të rreme se kanë torturuar ushtarë rusë apo kanë bërë thirrje për vrasjen e fëmijëve rusë. Këto pretendime shoqërohen me fyerje etnike dhe seksiste.

Sipas studiueses Valentina Shapovalova, e cila merret me dezinformimin me bazë gjinore, kjo fushatë e shndërron dhunën seksuale në një mjet për të tërhequr dhe monetizuar vëmendjen e publikut. Edhe kur këto publikime nuk prodhohen drejtpërdrejt nga shteti rus, ato, sipas saj, i shërbejnë objektivave të Kremlinit duke poshtëruar ukrainasit dhe duke normalizuar dhunën seksuale ndaj atyre që paraqiten si “armiq”.

Rrjeti duket se është edhe një biznes fitimprurës. Një prej kanaleve më të mëdha, Prijamoj Efir Novosti, i tha BBC-së se tarifonte të paktën 500 mijë rubla, rreth 5 mijë euro, për një reklamë, ndërsa dy kanale të tjera kërkonin rreth 40 mijë rubla.

Disa nga kanalet që promovojnë këtë përmbajtje paraqiten si media informative, por përsërisin narrativën zyrtare të Kremlinit, i përshkruajnë ofensivat ruse si “çlirim”, ndërsa Ukrainën dhe Perëndimin i paraqesin si agresorë. Dy prej tyre përdorin rregullisht edhe fyerje etnike ndaj ukrainasve.

Pavarësisht se mijëra publikime janë fshirë, propaganda vazhdon të shfaqet. Nga mbi 6,500 tituj klikbait të identifikuar nga BBC, rreth 5,400 ishin fshirë, por publikime të reja vazhdojnë të shfaqen. Disa prej tyre kanë shenja automatizimi, pasi i njëjti tekst, madje edhe me të njëjtat gabime drejtshkrimore, publikohet njëkohësisht në llogari të ndryshme.

Për gratë, pasojat janë reale. Lesia Palahnjuk, një këshilltare lokale ukrainase, fotografia e së cilës u përdor në këto publikime, tha se ekspozimi i tillë shkakton turp dhe vuajtje te gratë, ndonëse ato nuk kanë bërë asgjë të gabuar.

The post Gratë ukrainase në shënjestër të propagandës ruse: Fotot e tyre përdoren për gënjeshtra dhe poshtërim appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Vetëvendosje ia voton Listës Srpska nënkryetaren e Kuvendit, zgjedhet Tanja Vujoviq
Albulena Haxhiu e shpall të konstituuar Kuvendin pa nënkryetarin nga PDK-ja
Slavko e Igor Simiq dhe Liliana Stefanoviq s’i marrin votat për nënkryetar të Kuvendit
Kujtim Shala merr votat e nevojshme për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës
LVV e vazhdon seancën konstituive me qëndrime të reja, mungon PDK-ja dhe Aleanca

LEXO GJITHASHTU

Kujtim Shala zgjidhet nënkryetar i Kuvendit me 75 vota
Kujtim Shala zgjidhet nënkryetar i Kuvendit me 75 vota
TOP Momenti
LSDM: Statistikat ekonomike të Mickoskit nuk janë realitet, qytetarët përballen me krizë financiare dhe paga të ulëta
LSDM: Statistikat ekonomike të Mickoskit nuk janë realitet, qytetarët përballen me krizë financiare dhe paga të ulëta
TOP Momenti
Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku e Paris Guri hyjnë bashkë në sallë
Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku e Paris Guri hyjnë bashkë në sallë
Lajme
Lista Serbe arrin në Kuvend, do të jetë pjesë e seancës
Lista Serbe arrin në Kuvend, do të jetë pjesë e seancës
Lajme
PDK shkresë zyrtare Haxhiut – pezullon kandidaturën e Çitakut për nënkryetare (Dokument)
PDK shkresë zyrtare Haxhiut – pezullon kandidaturën e Çitakut për nënkryetare (Dokument)
TOP Momenti

You Might Also Like

Zemaj: LVV i ndërron qëndrimet gjithmonë për t’i vënë në kurth partitë tjera
Lajme

Zemaj: LVV i ndërron qëndrimet gjithmonë për t’i vënë në kurth partitë tjera

September 13, 2026
Sipas deputetit Rexhaj “LVV e ka bërë kompromisin e fundit për konstituimin e Kuvendit”
Lajme

Sipas deputetit Rexhaj “LVV e ka bërë kompromisin e fundit për konstituimin e Kuvendit”

September 13, 2026
Deputetja e LVV-së ua bën deputetëve “obligative” prezencën në Kuvend: Uroj që partitë opozitare të ndërrojnë qëndrim
Lajme

Deputetja e LVV-së ua bën deputetëve “obligative” prezencën në Kuvend: Uroj që partitë opozitare të ndërrojnë qëndrim

September 13, 2026
Nagavci pret pjesëmarrjen e PDK-së dhe LDK-së në seancë: Të mundësojnë funksionalizimin e Kuvendit
Lajme

Nagavci pret pjesëmarrjen e PDK-së dhe LDK-së në seancë: Të mundësojnë funksionalizimin e Kuvendit

September 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?