By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gjysma e grave dhe një pjesë e madhe e burrave në Shqipëri kanë vetëm arsim 9-vjeçar, Kosova ka rezultate të ngjashme
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gjysma e grave dhe një pjesë e madhe e burrave në Shqipëri kanë vetëm arsim 9-vjeçar, Kosova ka rezultate të ngjashme
Lajme

Gjysma e grave dhe një pjesë e madhe e burrave në Shqipëri kanë vetëm arsim 9-vjeçar, Kosova ka rezultate të ngjashme

Momenti
Published: May 19, 2026

Niveli arsimor i popullsisë në moshë produktive, mbi 25 vjeç mbetet tejet i ulët, duke u dominuar nga arsimi fillor dhe ai 9-vjeçar dhe konsiderohet një nga pengesat kryesore për rritjen e vlerës së punës në ekonomi.

Sipas të dhënave të INSTAT 52% e grave mbi 25 vjeç dhe 44% e meshkujve në këtë grupmoshë janë me arsim 8 ose 9-vjeçar.

Your browser does not support the video tag.

Kjo do të thotë se më shumë se gjysma e popullsisë femërore në këtë grupmoshë përballet me vështirësi për t’u integruar në pozicione pune që kërkojnë kualifikim të mesëm apo të lartë.

Megjithëse ky tregues për femrat është në ulje nga 54.8% që ishte në vitin 2018, në 52.2% këtë vit, por sërish shifra është e lartë në krahasim me vendet e Rajonit dhe BE-së. Edhe te burrat shifrat mbeten shqetësuese, ku 43.6% e tyre zotërojnë vetëm arsimin fillor në vitin 2024, një shifër kjo që ka pësuar pak ndryshime që nga viti 2018 (45.3%).

Kjo strukturë arsimore shpjegon pjesërisht vështirësitë në rritjen e pagave dhe vështirësinë e bizneseve për të gjetur staf të kualifikuar, duke e mbajtur ekonominë të fokusuar në sektorë me vlerë të shtuar të ulët. Rezultatet e anketës së ndërmarrjeve që publikoi se fundmi Banka Botërore treguan se shqetësimi kryesor i sipërmarrjeve ishte mungesa e aftësive të punonjësve.

Shanset për aftësimin e tyre janë shumë të ulëta pasi Shqipëria ka pjesëmarrje shumë të dobët në trajnime dhe në të mësuarit gjatë gjithë jetës.

P.sh. vendet e tjera kanë një shkallë më të lartë të popullsisë që ka përfunduar arsimin e mesëm. Në Serbi dhe në Maqedoninë e Veriut përqindja e popullsisë mbi 25 vjeç vetëm arsim fillor është dukshëm më e ulët se në Shqipëri, nën 25%.

Kosova ka rezultate të ngjashme me Shqipërinë, por vitet e fundit ka pasur një rritje të fokusit në arsimin profesional.

Në Shqipëri, tranzicioni i gjatë dhe emigrimi i hershëm bëri që një pjesë e madhe e të rinjve të asaj kohe (tani mbi 25 vjeç) të braktisnin shkollën pas ciklit 9-vjeçar për të hyrë direkt në tregun e punës të pakualifikuar ose për të emigruar.

Popullsia e pararsimuar për kompanitë teknologjike nuk investojnë nëse forca punëtore ka vetëm arsim bazë. Ky nivel arsimi gjithashtu rrit varfërinë, pasi personat me arsim fillor janë të parët që humbasin punën në kohë krizash ekonomike. /Monitor

The post Gjysma e grave dhe një pjesë e madhe e burrave në Shqipëri kanë vetëm arsim 9-vjeçar, Kosova ka rezultate të ngjashme appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Mijëra gra rrezikojnë jetën gjatë lindjes nën sundimin taleban
Zjarri në hotelin në Vlorë – operatorët turistikë solidarizohen me pushuesit e prekur, akomodim e veshmbathje falas
Kurti: Katër shtetas të Kosovës të lënduar nga zjarri në hotelin në Vlorë, jemi të tronditur
Shefi i CENTCOM-it viziton për herë të dytë aeroplanmbajtësen në Lindjen e Mesme
Hasani: Kjo situatë është njollë e zezë në historinë politike e kushtetuese të vendit, Kurti po i ikë Aneksit të Ohrit

LEXO GJITHASHTU

Policia identifikon disa persona të armatosur në zonën e mbrojtur të Pelisterit
Policia identifikon disa persona të armatosur në zonën e mbrojtur të Pelisterit
TOP Momenti
Atentati i dështuar në Elbasan, flet i akuzuari: U hakmorra për vëllanë e plagosur
Atentati i dështuar në Elbasan, flet i akuzuari: U hakmorra për vëllanë e plagosur
TOP Momenti
Përpjekjet e dështuara të Serbisë për spiunazh në Kosovë
Përpjekjet e dështuara të Serbisë për spiunazh në Kosovë
TOP Momenti
Hasani ngre alarmin: Spiunazhi serb në Kosovë lidhet me Islamin politik
Hasani ngre alarmin: Spiunazhi serb në Kosovë lidhet me Islamin politik
TOP Momenti
Kurti reagon pas zjarrit në hotelin në Vlorë: Jemi të tronditur, po monitorojmë gjendjen e qytetarëve tanë
Kurti reagon pas zjarrit në hotelin në Vlorë: Jemi të tronditur, po monitorojmë gjendjen e qytetarëve tanë
TOP Momenti

You Might Also Like

A dëshiron Zvicra të bëhet edhe më neutrale?
Lajme

A dëshiron Zvicra të bëhet edhe më neutrale?

August 16, 2026
Zvicra duhet të investojë katër miliardë franga për të parandaluar mungesën e energjisë elektrike
Lajme

Zvicra duhet të investojë katër miliardë franga për të parandaluar mungesën e energjisë elektrike

August 16, 2026
Arrestohet në Rinas 43-vjeçari nga Gjakova, kërkohej nga Spanja për trafik droge
Lajme

Arrestohet në Rinas 43-vjeçari nga Gjakova, kërkohej nga Spanja për trafik droge

August 16, 2026
Tahiri – Kurtit: Presidentin nuk do ta merr, s’do të ketë parti-shtet
Lajme

Tahiri – Kurtit: Presidentin nuk do ta merr, s’do të ketë parti-shtet

August 16, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?