By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gjykata në Hagë: Serbia s’po u përgjigjet kërkesave për rastin ndaj Sheshelit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gjykata në Hagë: Serbia s’po u përgjigjet kërkesave për rastin ndaj Sheshelit
Lajme

Gjykata në Hagë: Serbia s’po u përgjigjet kërkesave për rastin ndaj Sheshelit

Momenti
Published: May 22, 2026

Mekanizmi Ndërkombëtar për Tribunalin Penal (IRMCT) i Kombeve të Bashkuara ka ngritur shqetësime për mungesë bashkëpunimi nga institucionet e Serbisë në lidhje me një rast gjyqësor që lidhet me Vojislav Sheshelin dhe disa bashkëpunëtorë të tij.

Në raportin e dhjetë të monitorimit, të publikuar më 21 maj 2026, theksohet se autoritetet serbe prej muajsh nuk u janë përgjigjur kërkesave zyrtare të monitorueses së rastit, Dagmara Albrecht, lidhur me statusin e procedurës.

Sipas IRMCT-së, çështja i është transferuar Serbisë për ndjekje penale në vitin 2024, por procesi nuk ka avancuar për shkak të mungesës së një “mendimi paraprak” nga Ministria e Drejtësisë e Serbisë, shkruan klix.ba.

Rasti përfshin Vojislav Sheshelin , Miljan Damjanoviq, Miroljub Ignjatoviq, Ljiljana Mihajloviq dhe Ognjen Mihajloviq, të cilët akuzohen për mosrespektim të gjykatës, përfshirë publikimin e informacionit konfidencial dhe identitetin e dëshmitarëve të mbrojtur në proceset e Tribunalit të Hagës.

Në raport thuhet se monitoruesja ka dërguar disa kërkesa zyrtare me email Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë dhe Prokurorisë për Krime Lufte, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. Po ashtu, ajo kujton se gjatë një takimi në nëntor 2025, autoritetet serbe kishin premtuar dorëzimin e informacionit, por kjo nuk ka ndodhur.

Për shkak të mungesës së bashkëpunimit institucional, IRMCT njofton se po planifikohet një vizitë e re monitoruese në Beograd, me qëllim diskutimin e ngërçit dhe statusit të rastit.

Sipas Mekanizmit, çështja mbetet e bllokuar që nga fundi i vitit 2024, ndërsa vazhdon të pritet vendimi paraprak i autoriteteve serbe për të mundësuar nisjen e procedurës gjyqësore.

IRMCT thekson se monitorimi do të vazhdojë deri në zhbllokimin e procesit dhe sigurimin e një ndjekjeje efektive të rastit në nivel nacional. /Telegrafi

The post Gjykata në Hagë: Serbia s’po u përgjigjet kërkesave për rastin ndaj Sheshelit appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Shkollat në Turkmeni raportohet se iu bëjnë vajzave teste të virgjërisë për t’ua vlerësuar “pastërtinë morale”
ETC prej fillimit – 21 vite një histori bashkë!
“Forcimi i luftës kundër krimit të organizuar”, ambasada amerikane në Tiranë njofton për takimin e Ramës me Wendt
Due takon Gjuriqin e Petkoviqin në Beograd, në komunikatën e UNMIK’u figuron “OKiM”, shkurtesë për emërtimin serb “Kosovë e Metohi”
Gjuha shqipe dhe lënda voluminoze si shqetësime, mbrojtja e Thaçit dhe tjerëve e bind pjesërisht Apelin në ‘betejën’ e parë

LEXO GJITHASHTU

Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
TOP Momenti
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
TOP Momenti
Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje
Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje
Lajme
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
TOP Momenti
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
TOP Momenti

You Might Also Like

Votimi i nënkryetarëve veç e veç “legal”, por Kushtetuesja hesht që votat nuk iu dhanë herën e parë Çitakut
Lajme

Votimi i nënkryetarëve veç e veç “legal”, por Kushtetuesja hesht që votat nuk iu dhanë herën e parë Çitakut

September 30, 2026
Gërvallës i kalon ligji për Byronë dhe pesë të tjerë në komision parlamentar: Punë kolosale
Lajme

Gërvallës i kalon ligji për Byronë dhe pesë të tjerë në komision parlamentar: Punë kolosale

September 30, 2026
E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim
Lajme

E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim

September 30, 2026
Gërvalla: Komisioni për Legjislacion miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe pesë të tjerët, jam e bindur edhe për mbështetjen në Kuvend
Lajme

Gërvalla: Komisioni për Legjislacion miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe pesë të tjerët, jam e bindur edhe për mbështetjen në Kuvend

September 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?