By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gjetja e fetusit në lavatriçe në Spitalin e Pejës, familja kërkon kaq euro kompensim
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gjetja e fetusit në lavatriçe në Spitalin e Pejës, familja kërkon kaq euro kompensim
Lajme

Gjetja e fetusit në lavatriçe në Spitalin e Pejës, familja kërkon kaq euro kompensim

Momenti
Published: August 4, 2026

Një rast i tmerrshëm kishte ndodhur në dhjetor të vitit 2022 në Spitalin e Pejës, ku një foshnje e lindur pa shenja jete ishte futur me çarçafë në lavatriçe. 

Familja tashmë ka paditur Ministrinë e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës dhe Spitali i Përgjithshëm në Pejë.

Your browser does not support the video tag.

Në dokumentin që ka siguruar Insajderi thuhet se M. Z ishte në fillim të muajit të nëntë të shtatzënisë kur, më 13 dhjetor 2022, gjatë një kontrolli gjinekologjik u konstatua mungesa e rrahjeve të zemrës së fetusit.

Pas këtij konstatimi, ajo ishte dërguar në repartin e obstetrikës në Spitalin Rajonal të Pejës, ku rreth orës 19:10, përmes ndërhyrjes kirurgjikale, ishte nxjerrë fetusi i pajetë.

Avokatja e familjes, Saranda Keqekolla- Sadiku, bëri të ditur për Gazetën Insajderi se seanca për këtë rast do mbahet nesër.

Si provë në padi përmendet epikriza e lëshuar nga Spitali Rajonal në Pejë, Departamenti Nëna dhe Fëmija, Reparti i Obstetrikës.

Paditësit pretendojnë se të nesërmen, kur kishin shkuar në spital për ta marrë kufomën e foshnjës për ceremoninë e varrimit, kishin vërejtur parregullsi në mënyrën e trajtimit të trupit.

Sipas padisë, B.Z kishte ngritur dyshime pasi dorëzimi i kufomës ishte vonuar, ndërsa më pas ishte konstatuar se pas operimit, kufoma nuk ishte mbështjellë me çarçaf të bardhë, siç pretendohet se parashohin rregullat, por ishte futur në një qese të mbeturinave (rrobalarëse), gjë që sipas paditësve përbën trajtim të papërshtatshëm.

Për këtë pretendim, në padi përmendet si provë raporti i policisë.

Paditësit kërkojnë që gjykata t’i detyrojë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Spitalin e Përgjithshëm në Pejë t’u paguajnë 20 mijë euro si kompensim për dëmin e pretenduar.

Në këtë rast, një foshnjë e sapolindur ishte gjetur në lavatriçen e spitalit, e mbështjellë me një çarçaf.

Sipas familjes së fëmijës, ngjarja kishte ndodhur si pasojë e neglizhencës së personelit të këtij institucioni. Ata kanë kërkuar kompensim financiar.

Çka thuhet në aktakuzë?

Sipas aktakuzës së ngritur, më 12 dhjetor të vitit të kaluar, dy të pandehurit janë ngarkuar me veprën penale “Dëmtim i varrezave apo kufomave”, nga neni 413, paragrafi 2, të KPRK-së.

Në aktakuzë janë të ftuar në cilësinë e dëshmitarit 4 pjesëtarë nga stafi spitalor dhe një inspektor shëndetësor.

Sipas aktakuzës, Drejtoria rajonale e policisë në Pejë, më 16 dhjetor 2022 ka parashtruar raport informues, të pranuar në prokurori, më 16.12.2022, lidhur me rastin e ndodhur në Spitalin Rajonal Pejë – Reparti i Gjinekologjisë, ku më 13 dhjetor 2022 rreth orës 19:00, një fetus i cili dihej edhe më parë se ishte i vdekur, i lindur me intervenim kirurgjik, nën përkujdesjen e mjekëve dhe motrave medicinale, është përkujdesur për sistemimin e pacientes dhe fetusit në dhomat e repartit.

Nëna e fetusit kishte deklaruar se nuk e ka parë trupin e pajetë pas lindjes, duke thënë se nga nëna e saj mori informacionin se trupi ishte mbështjellur me çarçafë të bardhë, në shenja normale por pa shenja jete.

“… nëna ime më ka treguar se pasi ka parë beben, E.A. e ka mbështjell sërish por jo në formë të rregullt siç mbështjellën foshnjat zakonisht, por e ka mbuluar të tërën sa që ka qenë e vështirë të dihej nëse ka diçka brenda çarçafit ose jo. Për këto unë u njoftova ditën e nesërme në mëngjes, pasi është kryer vizita mjekësore ku unë kam kërkuar me ditë a e ka parë dikush fëmijën. E di se atë ditë, rreth orës 10:00, ka pasur të vie burri im që ta marr trupin e bebes, me qëllim që të përfundojnë ceremoninë e varrimit sipas traditave. Nuk kam kërkuar nga stafi që të më tregojnë trupin e foshnjës, edhe pse kisha pasur dëshirë ta shoh”, ka deklaruar mes të tjerash e ëma e fetusit.

Nga ana tjetër, babai i fetusit në deklarimin e tij tha se ishte përgatitur për ceremoninë mortore dhe kishte hapur varrin për fëmijën e tij të vdekur, pa qenë në dijeni se trupi që kishte lindur pa shenja jete, ishte futur në lavatriçe si pasojë e pakujdesisë.

“Pasi e njoftova mikun, unë shkova se bashku me të në repartin gjinekologjik, që të interesohemi të tërheqim trupin e foshnjës dhe aty gjeta policinë, motrat medicinale dhe kuptova se diçka nuk është në rregull. Aty për aty, dhe miku me njoftoi se trupi i foshnjës është gjetur në lavatriçe, së bashku me çarçafët, dhe se dikush nga stafi e kishte futur në mëngjesin e së njëjtës datë. Sipas bindjes time, dhe aq sa më ka njoftuar bashkëshortja ime, konsideroj se deri te kjo situatë ka ardhur pasi personat përgjegjës, të cilët kanë trajtuar trupin e foshnjës sime, nuk kanë treguar kujdesin e duhur me rastin e vendosjes së trupit të pajetë pas lindjes në vendin ku është ndodhur, kur është tërhequr nga punonjësi që i ka bartur çarçafët. Po ashtu, as mbështjellja e trupit të foshnjës nuk është në atë formë e cila do të tregonte trajtim të veçantë, pasi bëhej fjalë për një turp njeriu, ku edhe do t’i bëhej me dije secilit punonjës të stafit se, nëse bie në kontakt me të, aty gjendej një turp i pajetë….”.

Përpara prokurorisë u ftuan dëshmitarët për deklarim, përfshirë dhe pastruesin, i cili deklaroi se punën e nisi si zakonisht, duke shkuar në dhomën obstetrike rreth orës 07:15, për të marrë kontejnerin me rroba të papastra. Pastruesi F.Z. deklaroi përpara prokurorisë se rrobat e papastra i ka zbrazur në lajtore, ku ka qenë prezent edhe një person që ka parë çarçafët, teksa ai ka marrë rrobat e pastra për t’i kthyer në repart.

“Unë asnjë çarçaf nuk e kam vendosë në kantë, vetëm e kam marrë me vete dhe e kam dërguar në lajtore. Asnjë çarçaf nuk e kam hedhur në të dhe kur kam shkuar aty, asnjë se kam prekë, vetëm i kam derdhë të gjitha në tokë”, deklaroi ai.

Pastruesi thotë se u kthye me shpejtësi në lavanderi, për t’u njoftuar nga një motër se është ndaluar makina e pastrimit dhe se një punëtore, të cilës nuk ia di emrin, ka nisur t’i nxjerrë çarçafët duke i shkundur, kur edhe kanë nisur të bien në tokë copëzat e trupit të fetusit.

Krahas deklarimeve të mjekut kryesor që ka kryer operacionin, që deklaron se dhoma  e morgut funksionon njësoj edhe për frytet e vdekura, dhe se nuk lejohet të tërhiqen trupat e pajetë pas orës 19:00, infermierja deklaroi se trupin e pajetë e kishte vendosur në një çarçaf mbi të cilin me marker të zi kishte shkruar emrin e nënës së fetusit.

“… gjithmonë ne mamitë e presim beben. E mora beben dhe u ngjita lartë në repartin tim, në sallën e lindjes e peshova beben, e mata gjatësinë, e shënova në libër peshën, orën… pastaj e kam mbështjellë me material që nuk ka qenë çarçaf, por ka qenë material që e improvizojmë vet dhe me një marker të zi, mbi çarçaf e kam shkruar emrin e pacientes me shkronja të mëdha dhe e kam vendosur mbi frizat e placentave, që i kemi vendosur gjithmonë. E kam hapur dritaren, për shkak të kundërmimit, e njoftova kolegen F.G., meqë së bashku i kryejmë këto procedura…” deklaroi infermierja e dyshuar në rast./ Insajderi.org

The post Gjetja e fetusit në lavatriçe në Spitalin e Pejës, familja kërkon kaq euro kompensim appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Apeli lë në paraburgim gjyqtarin Avdirrahman Gashi, dyshohet për keqpërdorim të detyrës
KEDS njofton për orarin e reduktimeve për dy ditët e ardhshme
Daut Haradinaj: Kurrë s’kemi qenë më larg Shqipërisë, e kurrë nuk ka qenë më i theksuar ndikimi serb në Kosovë sesa tani
Vdekja e punëtorit pasi ra nga ndërtesa në Veternik, ndalohet për 48 orë një person, intervistohen dëshmitarë
Fizikani Naim Krasniqi boton librin e ri: “Kimioterapitë te kancerët” dhe “Vaksinat (MMR)”

LEXO GJITHASHTU

Ethet e Nilit mbërrijnë në Shqipëri, konfirmohet rasti i parë në Korçë
Ethet e Nilit mbërrijnë në Shqipëri, konfirmohet rasti i parë në Korçë
TOP Momenti
Del ekspertiza mjeko-ligjore për vrasjen e 45-vjeçares shqiptare në Greqi
Del ekspertiza mjeko-ligjore për vrasjen e 45-vjeçares shqiptare në Greqi
TOP Momenti
Nga 30 në 25 denarë, Bujqit e Strumicës do të protestojnë sërish pasi nuk u respektua marrëveshja për çmimin e specave të ajvarit
Nga 30 në 25 denarë, Bujqit e Strumicës do të protestojnë sërish pasi nuk u respektua marrëveshja për çmimin e specave të ajvarit
TOP Momenti
Britania mbështet përpjekjet e Kosovës për identifikimin e mbetjeve mortore në Zubin Potok
Britania mbështet përpjekjet e Kosovës për identifikimin e mbetjeve mortore në Zubin Potok
TOP Momenti
Vrasja e rëndë në Malishevë, Gërvalla: Të zbardhen të gjitha rrethanat e rastit
Vrasja e rëndë në Malishevë, Gërvalla: Të zbardhen të gjitha rrethanat e rastit
TOP Momenti

You Might Also Like

Vuçiq flet për hapje të Urës së Ibrit me 1 shtator: Nëse nuk ndihmon Evropa për ta ndaluar, do të telefonojë në Washington
Lajme

Vuçiq flet për hapje të Urës së Ibrit me 1 shtator: Nëse nuk ndihmon Evropa për ta ndaluar, do të telefonojë në Washington

August 24, 2026
Ky është personi që humbi tragjikisht jetën pasi ra nga ndërtesa ku po punonte
Lajme

Ky është personi që humbi tragjikisht jetën pasi ra nga ndërtesa ku po punonte

August 24, 2026
Pal Lekaj thotë se do ta padis Rizvanollin për shpifje: E vërteta s’mbulohet me propagandë, regjimit të Kurtit po i vjen fundi
Lajme

Pal Lekaj thotë se do ta padis Rizvanollin për shpifje: E vërteta s’mbulohet me propagandë, regjimit të Kurtit po i vjen fundi

August 24, 2026
Presidenca për emërimin e anëtarëve të KQZ-së: Po e presim verifikimin nga institucionet e sigurisë
Lajme

Presidenca për emërimin e anëtarëve të KQZ-së: Po e presim verifikimin nga institucionet e sigurisë

August 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?