By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gjermani: Shpallet i pafajshëm burri që e quajti një kryeministër rajonal “prostitutë e rublës”
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gjermani: Shpallet i pafajshëm burri që e quajti një kryeministër rajonal “prostitutë e rublës”
Lajme

Gjermani: Shpallet i pafajshëm burri që e quajti një kryeministër rajonal “prostitutë e rublës”

Momenti
Published: May 16, 2026

Gjykata e Qarkut në Osnabrück të Gjermanisë ka shpallur të pafajshëm një 57-vjeçar, i cili ishte akuzuar për fyerje ndaj figurave të larta politike në platformën sociale X. Gjykata vendosi se liria e shprehjes në këtë rast kishte përparësi ndaj mbrojtjes së të drejtave personale të politikanëve, duke përcaktuar se fjalët e përdorura përbënin kritikë politike dhe jo fyerje që mund të dënohej.

Rasti bazohej në pesë postime të bëra mes korrikut 2023 dhe prillit 2024 nga një person me emrin Gerhard Torges, profili i të cilit ishte denoncuar pranë autoriteteve përmes zyrave të monitorimit të rrjetit. Në një prej postimeve të marsit 2024, ai kishte shkruar hashtagun “prostitutë e rublës” (#Rubelnutte) drejtuar kryeministrit të landit të Saksonisë, Michael Kretschmer nga partia CDU, duke përdorur edhe një “emoji” që vjell. Kretschmer kritikohet shpesh për shkak të qëndrimeve proruse.

Me të njëjtin cilësim Torges ai kishte etiketuar edhe kreun e partisë së djathtë AfD në krahinën e Thüringenit, Björn Höcke, ndërsa politikanë të tjerë të kësaj partie të djathtë i kishte quajtur “nazistë”.

Prokuroria e Göttingenit i kishte dërguar fillimisht 57-vjeçarit një urdhër penal për pagesën e një gjobe, duke u mbështetur në paragrafin 185 të Kodit Penal për fyerje të thjeshtë. Megjithatë, gjykata e rrëzoi këtë kërkesë. Në arsyetimin e vendimit u sqarua se këto deklarata ndërlidheshin drejtpërdrejt me veprimtarinë dhe qëndrimet politike të zyrtarëve në fjalë. Sipas trupit gjykues, politikanët e AfD-së duhet ta pranojnë emërtimin “nazistë” në kuadër të debatit publik, ashtu siç edhe kryeministri Kretschmer duhet të tolerojë shprehjen e përdorur ndaj tij, për sa kohë që ajo lidhet me kontekstin e politikave të tij dhe jo me jetën private.

You Might Also Like

Uji me pak kripë mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes nga migrena e shpeshtë
Zvicra vë në qarkullim robotaksinë e parë autonome
Hoxhaj nga protesta: Një zë që nuk mund të shpërfillet – drejtësi për UÇK-në
Protesta e 13 kundër aktgjykimit të Hagës, Haziri: Kërkesa jonë është e qartë, Ligji për Specialen duhet të votohet
Ish-eprori i UÇK-së rrëfen për herën e fundit kur e pa Behajdin Allaqin: Thaçi e Veseli nuk ishin në shtab

LEXO GJITHASHTU

PDK nesër mban konferencë për media
PDK nesër mban konferencë për media
TOP Momenti
Strategjia e re e Brukselit, BE po harton “udhërrëfyes” të përshpejtuar për 4 vende favorite, përfshirë Shqipërinë
Strategjia e re e Brukselit, BE po harton “udhërrëfyes” të përshpejtuar për 4 vende favorite, përfshirë Shqipërinë
TOP Momenti
Trump sinjalizon gatishmëri për rikthimin e negociatave me Iranin, ofron lehtësim të sanksioneve
Trump sinjalizon gatishmëri për rikthimin e negociatave me Iranin, ofron lehtësim të sanksioneve
Lajme
Identifikohen mbetje mortore të dy personave, Limani: S’janë nga Grupi i Intelektualëve, njëri është nga Klina, tjetri nga Istogu
Identifikohen mbetje mortore të dy personave, Limani: S’janë nga Grupi i Intelektualëve, njëri është nga Klina, tjetri nga Istogu
Lajme
Situata me ligjin për Specialen, PDK nesër mban konferencë për media
Situata me ligjin për Specialen, PDK nesër mban konferencë për media
Lajme

You Might Also Like

Haxhiu: S’na duhet koalicion me PDK’në, bashkëpunim veç për kundërshtimin e vendimit të Hagës
Lajme

Haxhiu: S’na duhet koalicion me PDK’në, bashkëpunim veç për kundërshtimin e vendimit të Hagës

September 28, 2026
Haxhiu thotë se VV s’guxon ta mashtrojë PDK për Specialen nëse kjo parti i jep votat për Presidentin: S’rrezikojnë, fuqia është në rrugë
Lajme

Haxhiu thotë se VV s’guxon ta mashtrojë PDK për Specialen nëse kjo parti i jep votat për Presidentin: S’rrezikojnë, fuqia është në rrugë

September 28, 2026
Ardian Gjini: Gjasat janë reale që Serbia vetë ka kryer trafikim organesh, por na kanë akuzu neve – kemi dështu me tregu këtë
Lajme

Ardian Gjini: Gjasat janë reale që Serbia vetë ka kryer trafikim organesh, por na kanë akuzu neve – kemi dështu me tregu këtë

September 28, 2026
Baton Haxhiu flet se si BE mund të detyrohet të merret me Specialen: Për ndryshim të ligjit kërkujt s’i ha qoshja
Lajme

Baton Haxhiu flet se si BE mund të detyrohet të merret me Specialen: Për ndryshim të ligjit kërkujt s’i ha qoshja

September 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?