By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gjatë 24 orëve, tetë persona janë privuar nga liria për posedim të lëndëve narkotike
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gjatë 24 orëve, tetë persona janë privuar nga liria për posedim të lëndëve narkotike
TOP Momenti

Gjatë 24 orëve, tetë persona janë privuar nga liria për posedim të lëndëve narkotike

Momenti
Published: May 29, 2026

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e shtetit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria tetë persona tek të cilët është gjetur drogë, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Më 29.05.2026 në orën 00:05, në zonën e Qendrës në Shkup, nga liria është privuar R.M. (34) nga Shkupi, pasi tek ai është gjetur marihuanë.

Your browser does not support the video tag.

Më 28.05.2026 në ora 11:55, në zonën e Karposhit në Shkup, nga liria është privuar E.M. (37) nga Shkupi, tek i cili është gjetur një substancë pluhurore e bardhë.

Më 28.05.2026 në orën 22:30, në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu Idrizovë, nga liria është privuar F.A. (37) nga f. Gërçec, rajoni i Shkupit, i punësuar në institucion, i cili gjatë hyrjes në dhomën e takimeve ka lënë një substancë pluhurore ngjyrë kafe në raft.

Më 28.05.2026 në orën 15:30, në rrugën “JNA” në Strugë, nga liria është privuar A.N. (54) nga Struga, pasi tek ai është gjetur një paketim me substancë pluhurore të bardhë.

Më 28.05.2026 në orën 21:15 në Negotinë, nga liria është privuar një 17-vjeçar nga Negotina, tek i cili është gjetur një cigare me substancë bimore të gjelbër.

Më 28.05.2026 në ora 21:00, në rrugën “Republikan­ska” në Prilep, janë privuar nga liria dy të mitur, pasi gjatë kontrollit tek njëri prej tyre është gjetur marihuanë.

Më 28.05.2026 në ora 12:51, në Pikën Kufitare Tabanoc, në hyrje të shtetit, nga liria është privuar T.C. (42) nga Republika e Hungarisë, pasi gjatë kontrollit kufitar dhe kontrollit të automjetit “Ford” me targa kombëtare hungareze, në bagazhin personal janë gjetur dhe sekuestruar substancë pluhurore e bardhë dhe tableta.MBP theksoi se pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave do të ngrihen parashtresa përkatëse.

You Might Also Like

Identifikohen mbetje mortore edhe në një lokacion tjetër të Zubin Potokut, Policia dhe Prokuroria Speciale japin detajet
Identifikohen mbetje mortore edhe në një lokacion tjetër të Zubin Potokut, Policia dhe Prokuroria Speciale japin detajet
Action for Mothers and Children zgjeron edukimin dhe mbështetjen për gjidhënien
Action for Mothers and Children zgjeron edukimin dhe mbështetjen për gjidhënien
A do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive? Deklarohet Kurti

LEXO GJITHASHTU

Oferta e Kurtit për Abdixhikut: Zv.kryeministrin dhe disa ministri, jemi të interesuar për bashkëqeverisje
Oferta e Kurtit për Abdixhikut: Zv.kryeministrin dhe disa ministri, jemi të interesuar për bashkëqeverisje
Lajme
Kurti: Jemi për president konsensual, por nëse vijmë tek presidenti partiak, parti për parti jemi vetë ne
Kurti: Jemi për president konsensual, por nëse vijmë tek presidenti partiak, parti për parti jemi vetë ne
Lajme
Kurti i pyet gazetarët nëse “dikush prej juve i do zgjedhjet e reja”, përgjigjet vetë: Askush pra
Kurti i pyet gazetarët nëse “dikush prej juve i do zgjedhjet e reja”, përgjigjet vetë: Askush pra
Lajme
Aksident trafiku në Shkup, humb jetën një 19-vjeçar
Aksident trafiku në Shkup, humb jetën një 19-vjeçar
TOP Momenti
Kurti thotë se për vazhdim të seancës vendos Avni Dehari: S’kam ndërmend ta takojë, kam shumë punë
Kurti thotë se për vazhdim të seancës vendos Avni Dehari: S’kam ndërmend ta takojë, kam shumë punë
Lajme

You Might Also Like

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Kemi dallim drastik mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së
TOP Momenti

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Kemi dallim drastik mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së

August 7, 2026
Gjatë kësaj jave në Maqedoni janë regjistruar shtatë raste të reja me infeksion nga virusi i Nilit Perëndimor
TOP Momenti

Gjatë kësaj jave në Maqedoni janë regjistruar shtatë raste të reja me infeksion nga virusi i Nilit Perëndimor

August 7, 2026
Hoti: LDK ka vullnet për themelimin e institucioneve, por kërkon kompromis – duke shantazhuar me zgjedhje nuk arrihet asgjë
TOP Momenti

Hoti: LDK ka vullnet për themelimin e institucioneve, por kërkon kompromis – duke shantazhuar me zgjedhje nuk arrihet asgjë

August 7, 2026
Abdixhiku pas takimit me Kurtin: S’ka marrëveshje për presidentin
TOP Momenti

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: S’ka marrëveshje për presidentin

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?