Një vajzë vetëm gjashtëvjeçare nga Kina ka thyer dy herë brenda tri ditësh rekordin botëror për femra në zgjidhjen e kubit Rubik 3x3x3.
Lian Yunzhi fillimisht vendosi rekord me një kohë mesatare prej 4.52 sekondash, ndërsa vetëm pak ditë më vonë e përmirësoi rekordin në 4.27 sekonda, në garat e zhvilluara në Wuhan dhe Guangzhou të Kinës.
Me këtë rezultat, ajo është bërë femra e parë që ka zbritur nën 4.5 sekonda në mesataren e zgjidhjes së kubit Rubik.
E reja nga provinca Sichuan ka mësuar më shumë se 1,300 algoritme për zgjidhjen e kubit. Për të arritur këto rezultate, ajo është stërvitur nga dy deri në tri orë çdo ditë gjatë vitit të kaluar, shkruan BBC.
The post Gjashtëvjeçarja nga Kina thyen dy herë rekordin botëror në Rubik appeared first on Gazeta Express.

