By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gjashtë shoferë ndëshkohen në Ferizaj, katër prej tyre për vozitje nën ndikim të alkoolit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gjashtë shoferë ndëshkohen në Ferizaj, katër prej tyre për vozitje nën ndikim të alkoolit
TOP Momenti

Gjashtë shoferë ndëshkohen në Ferizaj, katër prej tyre për vozitje nën ndikim të alkoolit

Momenti
Published: July 26, 2026

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjashtë shoferë janë ndëshkuar për kundërvajtje të rënda në trafik gjatë kontrolleve të shtuara të realizuara në orët e hershme të mëngjesit të 26 korrikut.

Sipas njoftimit të policisë, katër shoferë janë ndaluar në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj, pasi kanë drejtuar automjetet nën ndikimin e alkoolit.

Your browser does not support the video tag.

Njëri prej tyre, V.B., 25 vjeç, i cili drejtonte një veturë “Audi”, ka rezultuar me 1.11 promila alkool në gjak. Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 300 euro, dy pikë negative dhe masë e ndalimit të drejtimit të automjetit për gjashtë muaj.

Ndërsa tre shoferët e tjerë, RR.N. (25 vjeç), O.T. (26 vjeç) dhe Ç.B. (25 vjeç), janë kapur me përkatësisht 1.00, 0.88 dhe 0.86 promila alkool. Për ta janë shqiptuar gjoba nga 200 euro, dy pikë negative dhe heqje e patentëshoferit për tre muaj.

Po ashtu, në rrugën magjistrale në fshatrat Bibaj dhe Koshare, policia ka ndëshkuar dy shoferë për tejkalim të shpejtësisë.

K.K., 18 vjeç, është evidentuar duke drejtuar një veturë “VW Golf” me shpejtësi 102 km/h në një zonë ku kufizimi ishte 40 km/h. Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 300 euro, tri pikë negative dhe heqje e patentëshoferit për tre muaj.

Ndërkaq, E.M., 26 vjeç, është kapur duke vozitur me 80 km/h në një zonë ku shpejtësia e lejuar ishte 50 km/h. Ai është ndëshkuar me gjobë prej 200 euro, dy pikë negative dhe heqje të patentëshoferit për tre muaj.

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë kontrollet dhe aktivitetet e intensifikuara me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion dhe zbatimit të dispozitave ligjore.

Qytetarët janë ftuar të raportojnë çdo shkelje apo rrezik në trafik përmes numrave emergjentë të Policisë ose aplikacionit “Lajmëro Policinë”. /Telegrafi/

You Might Also Like

Tre sulme fizike dhe kërcënim me armë në Tetovë e Gostivar brenda 24 orëve
Ambasadori Guerot: Për hapjen e Urës së Ibrit duhen diskutime me të gjithë
Sot 13 kontrolle në Repartin e Pediatrisë në Tetovë, nuk ka fëmijë të hospitalizuar
MPB: 13 shoferë të arrestuar brenda 24 orëve për shkelje në trafik
Kurti pret përfaqësuesit shqiptarë nga Lugina: Serbia duhet të japë përgjigje për bllokimin e mbi 2 milionë eurove

LEXO GJITHASHTU

‘‘Feja e shqiptarit është shqiptaria’’, Çitaku: Kush fiton kur shqiptari e sheh shqiptarin si armik për shkak të fesë?
‘‘Feja e shqiptarit është shqiptaria’’, Çitaku: Kush fiton kur shqiptari e sheh shqiptarin si armik për shkak të fesë?
Lajme
Kurti: Serbia ka bllokuar mbi 2.1 milionë euro për shqiptarët e Luginës, ato duhet të zhbllokohen
Kurti: Serbia ka bllokuar mbi 2.1 milionë euro për shqiptarët e Luginës, ato duhet të zhbllokohen
Lajme
19-vjetori i vrasjes së Triumf Rizës, nesër zbulohet lapidari përkujtimor
19-vjetori i vrasjes së Triumf Rizës, nesër zbulohet lapidari përkujtimor
Lajme
Kurti takon Donjeta Sadikun: Më tha se medaljen e artë ia ka dedikuar Kosovës, fitorja e saj është historike, do mbahet mend gjatë
Kurti takon Donjeta Sadikun: Më tha se medaljen e artë ia ka dedikuar Kosovës, fitorja e saj është historike, do mbahet mend gjatë
Lajme
Ministri i Financave në Nepal: Do nevojiten deri në 5 miliardë dollarë për rindërtimin e zonave të prekura
Ministri i Financave në Nepal: Do nevojiten deri në 5 miliardë dollarë për rindërtimin e zonave të prekura
Lajme

You Might Also Like

Rinia e PDK-së rrethon Qeverinë me shirit rrezikshmërie: Albin Kurti po e rrezikon demokracinë dhe shtetin
TOP Momenti

Rinia e PDK-së rrethon Qeverinë me shirit rrezikshmërie: Albin Kurti po e rrezikon demokracinë dhe shtetin

August 29, 2026
Kurti bën homazhe në Han të Elezit: Gjaku i dëshmorëve është në themelet e Republikës
TOP Momenti

Kurti bën homazhe në Han të Elezit: Gjaku i dëshmorëve është në themelet e Republikës

August 29, 2026
VLEN: BDI heshti kur duhej të fliste, ndërsa sot bën moral për shqiptarët
TOP Momenti

VLEN: BDI heshti kur duhej të fliste, ndërsa sot bën moral për shqiptarët

August 29, 2026
​Bllokada institucionale rrezikon mbi 100 milionë euro nga BE-ja, ekspertët: Pasojat prekin ekonominë dhe integrimin
TOP Momenti

​Bllokada institucionale rrezikon mbi 100 milionë euro nga BE-ja, ekspertët: Pasojat prekin ekonominë dhe integrimin

August 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?