Albin Kurti, kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, ka takuar boksieren kosovare Donjeta Sadiku, pasi kjo e fundit në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, fitoi medaljen e artë pasi mposhti kundërshtaren ruse që përfaqësoi Serbinë.
Kurti, ka thënë se fitorja e saj do mbahet mend gjatë, sepse është historike.
‘’ Medaljen e artë më tha se ia ka dedikuar Kosovës, e unë përzemërsisht e falënderova për punën e pandalshme dhe angazhimin e pashoq në sportin e boksit’’, ka shkruar Kurti.
Postimi:
Nga Taranto, Donjetën e mirëprita sot në zyrën time.
Medaljen e artë më tha se ia ka dedikuar Kosovës, e unë përzemërsisht e falënderova për punën e pandalshme dhe angazhimin e pashoq në sportin e boksit.
Fitoren në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 do ta mbajmë mend gjatë, sepse është historike.
Përderisa Donjeta, së bashku me trajneren e saj, Marjola Sallauka, menjëherë po përgatiten për Kampionatin Evropian që mbahet muajin e ardhshëm, bashkërisht diskutuam edhe për medaljet e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.
Krenar edhe me boksin e Kosovës përveçse me xhudon. Faleminderit për përfaqësimin dinjitoz të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare sportive.
The post Kurti takon Donjeta Sadikun: Më tha se medaljen e artë ia ka dedikuar Kosovës, fitorja e saj është historike, do mbahet mend gjatë appeared first on Gazeta Express.

