By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gërvalla për largimet nga Lista Guxo: Secili shkon aty ku i flen zemra
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gërvalla për largimet nga Lista Guxo: Secili shkon aty ku i flen zemra
TOP Momenti

Gërvalla për largimet nga Lista Guxo: Secili shkon aty ku i flen zemra

Momenti
Published: May 21, 2026

Ministrja në detyrë e Drejtësisë dhe kryetarja e Listës Guxo, Donika Gërvalla, ka folur për largimin e ish-deputetëve Haxhi Avdyli, Jeta Statovci dhe Albena Reshitaj, të cilët i janë bashkuar listes tjetër politike të ish-presidentes, Vjosa Osmani.

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Gërvalla ka thënë se largimi i tyre është një vendim i natyrshëm politik dhe se secili kandidat duhet të vlerësojë vetë perspektivën e tij zgjedhore.

“A na mungojnë apo do të na mungojnë, atë do ta tregojë rezultati i 7 qershorit. Ata nuk janë në listë tek ne, por janë në një listë tjetër. Është në rregull, sa më përket mua, që secili kandidat në fund të një periudhe zgjedhore të mendojë pozicionin e vet. Nëse këta të tre mendojnë se në një listë të përbashkët me LDK-në kanë perspektivë më të mirë politike dhe më shumë mundësi për karrierë, atëherë ata duhet të shkojnë”, ka deklaruar ajo.

Your browser does not support the video tag.

Gërvalla ka shtuar se nuk e kundërshton vendimin e tyre për t’u bashkuar me një listë tjetër, duke theksuar se secili është i lirë të zgjedhë rrugën e vet politike.

Ajo ka theksuar gjithashtu se me Haxhi Avdylin dhe Jeta Statovcin Guxo ka pasur bashkëpunim të mirë dhe se të dy kanë mbajtur edhe pozita drejtuese në parti, ndërsa Albena Reshitaj, sipas saj, nuk ka qenë asnjëherë pjesë e Guxo.

“Secili duhet të shkojë aty ku i flen zemra, prandaj unë jam e fundit që e ndal dikë apo që përpiqem t’ia ndërroj mendimin. Këta të tre ish-personalitete të partisë Guxo, me të cilët kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë, kanë vendosur të shkojnë dhe të garojnë në një listë tjetër. Unë iu uroj shumë sukses dhe shpresoj që ajo çfarë presin në listën tjetër t’u realizohet. Ne do të vazhdojmë punën tonë aty ku kemi shkuar të gjithë së bashku. Ne nuk kemi braktisur pozicionet e përbashkëta, jemi aty ku kemi shkuar së bashku dhe me të njëjtat plane që kemi pasur së bashku, edhe me këta tre deputetë. Prej tyre, Albena Reshitaj nuk ka qenë asnjëherë pjesë e partisë Guxo, ndërsa Jeta Statovci dhe Haxhi Avdyli kanë qenë edhe nënkryetarë të partisë. Prandaj kam dëshirë që këta të arrijnë realizimin e ambicieve të tyre në atë listë ku kanë shkuar, nëse nuk kanë arritur t’i realizojnë së bashku me ne në partinë Guxo”, është shprehur ajo.

Gërvalla ka shtuar se partia do të vazhdojë punën e saj sipas planeve të përbashkëta të mëhershme.

source

You Might Also Like

I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Kasmit, arrestohet në Rumani Hoxhallari
Në 34 lokacione të reja vendosen kamerat në Prishtinë, së shpejti do të ketë edhe radarë
Derrat e egër zbresin në arat e Pollogut, banorët vjelin nën frikë, kërkojnë masa për shkak të rrezikut
Aktgjykimi i plotë ndaj Endrit Shalës: Gjykata thotë se mori pjesë me dashje në vendimmarrjen që favorizoi biznesin e baxhanakut
Ushtronin jashtëligjshëm veprimtari mjekësore dhe farmaceutike, arrestohen dy të huaj në Prishtinë

LEXO GJITHASHTU

Arrestohet në Zveçan një person i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë në vitin 2023
Arrestohet në Zveçan një person i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë në vitin 2023
Lajme
Dymbëdhjetë të vdekur teksa autobusi polak del nga autostrada hungareze
Dymbëdhjetë të vdekur teksa autobusi polak del nga autostrada hungareze
Lajme
Dy të vdekur dhe qindra të evakuuar nga zjarret e dyfishta në ishullin grek
Dy të vdekur dhe qindra të evakuuar nga zjarret e dyfishta në ishullin grek
Lajme
Sherri për klientët, plagoset shitësi i biletave në Vlorë
Sherri për klientët, plagoset shitësi i biletave në Vlorë
Lajme
U fsheh për më shumë se 14 orë në dollapin e konviktit, arrestohet i dyshuari për të shtënat në Universitetin e Virxhinias
U fsheh për më shumë se 14 orë në dollapin e konviktit, arrestohet i dyshuari për të shtënat në Universitetin e Virxhinias
Lajme

You Might Also Like

Hamza: 16 shtatori duhet të jetë dita e kthimit të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit në Kosovë
TOP Momenti

Hamza: 16 shtatori duhet të jetë dita e kthimit të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit në Kosovë

August 16, 2026
Ishte në arrati për tetë ditë, Prokuroria kërkon paraburgim ndaj Vezir Hazirajt, i dyshuar për disa vepra penale
TOP Momenti

Ishte në arrati për tetë ditë, Prokuroria kërkon paraburgim ndaj Vezir Hazirajt, i dyshuar për disa vepra penale

August 16, 2026
Lidhja Shqiptare: Qeveria aktuale i sulet arsimit shqip, do të na kthejë në vitet e 90-ta
TOP Momenti

Lidhja Shqiptare: Qeveria aktuale i sulet arsimit shqip, do të na kthejë në vitet e 90-ta

August 16, 2026
Nesër kufizohen kamionët mbi 20 tonë në autoudhë
TOP Momenti

Nesër kufizohen kamionët mbi 20 tonë në autoudhë

August 16, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?