Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Arben Gega, ka kritikuar pakon e fundit të Qeverisë Kurti kundër inflacionit, duke thënë se masat e tilla nuk e zgjidhin problemin ekonomik të qytetarëve.
Në një intervistë për GazetaBlic, Gega tha se qytetarët e Kosovës kanë nevojë për politika afatgjata dhe rritje të qëndrueshme të të ardhurave, e jo për pagesa të njëhershme.
Sipas tij, shpërndarja e pakove financiare në periudha zgjedhore përbën keqpërdorim të buxhetit dhe nuk adreson sfidat reale ekonomike.
“Unë mendoj që qytetari i Kosovës, ka nevojë për dinjitet e jo lëmoshë, e jo me konsideru popullin aq shtresë sociale me i thënë me 100 euro po ta zgjedhi problemin. Ky është keqpërdorim i buxhetit, qeveria në detyrë, kryeminstri në detyrë, minsitri në detyrë emërohen edhe zëvendës ministra në detyrë, i keni pa përmi 5 zëvendës ministra i ki masi ka shku qeveria në detyrë. Ne jemi mundu me reagu. Një zëvendës ministër e ka një kerr, një shofer dhe shpenzime të pakontrolluara, ku tash bash i duhen në kohë fushate, i sheh nëpër krejt Kosovën ata zv.ministra me stafin e vet me shpenzime të qeverisë, ky është keqpërdorim i buxhetit. Të gjithë i ke në teren kështu”, tha ai.
Tutje ai ka thënë se opozita është dashur të jetë më e zëshme ndaj veprimeve të Qeverisë Kurti.
Ai thekson se nuk janë kundër mbështetjes financiare për qytetarët, po shton se masa të tilla nuk e zgjidhin problemin ekonomik të vendit.
“Besoj që është deshtë me qenë edhe opozita më e zëshme karshi këtyre veprimeve, i pam këto të fundit ku në proces zgjedhor ti po shpërndan pako multimilonshe për njerëz, na nuk jemi kundër atyre me u dhënë nga 100 euro, por ne mendojmë që nuk zgjidhet problemi me ia dhënë dikuj 100 euro. Qytetari i Kosovës ka nevojë qysh e ka premtu kryeminsitri Hamza me dyfishu rrogën me dyfishu pensionet, ai me marrë në vazhdimësi rrogë, jo njëherë, e jo me u lutë qytetari kur ka zgjedhje për me i marrë 100 euro”, vlerësoi ai.
Duke folur për kategorinë e veteranëve të luftës, ai tha se ata janë lënë pas dore dhe nuk janë përfshirë në pakon e fundit mbështetëse.
“Qeveria aktuale qe 6 vjet, kategorinë më anash që e ka lënë është kategoria e veteranëve të luftës, tash edhe në pakon e fundit veterenët nuk janë të përfshirë, te pako 100 euro. Veteranët dhe invalidët përballen me probleme shumë të mëdha”, tha ai.
Ai shtoi se Partia Demokratike e Kosovës do të angazhohet për ndryshime ligjore që do t’u mundësojnë veteranëve të punojnë në sektorin privat pa humbur të drejtat e tyre pensionale, duke e cilësuar këtë si një padrejtësi aktuale në sistem.
“Partia Demokratike do ti mbështet veteranët, kategroitë e luftës, që janë kategoria më e ndishme e shoqërisë sonë që kanë mbet pa dinjitet, do të mundohemi tua kthejmë dinjitetin me i trajtu si njerëz me kontributin më të madh të këtij vendi. Do të jem zë i fuqishëm në mbrojtje të vlerave të luftës. Si trajtohet pjesa tjetër e shoqërisë, dyfishimi i pensioneve, na e dimë që ata e marrin diku 170 euro rreth 200 euro pension, që e dim që nuk është e mjaftueshme për një njeri që jeton këto. Veteranët janë të hendikepum, përshembull nuk ka të drejtë një veteran me punu se i ndalet pensioni, ne do ta bëjmë plotësim ndryshimin e këtij ligji që veteranët me punu. Sepse pensioni është për kontributin që e ka dhënë në kohë të caktume që shumica nuk e kanë dhënë. Nuk po flas për në sektor publik, po të paktën në sektor privat me pas të drejtë me punu veterani”, përfundoi Gega për GazetaBlic.

