By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gazi amerikan, Haradinaj: Në gjeopolitikë energjia është siguri kombëtare, Kosova nuk mund të sillet si një fuqi nukleare
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gazi amerikan, Haradinaj: Në gjeopolitikë energjia është siguri kombëtare, Kosova nuk mund të sillet si një fuqi nukleare
TOP Momenti

Gazi amerikan, Haradinaj: Në gjeopolitikë energjia është siguri kombëtare, Kosova nuk mund të sillet si një fuqi nukleare

Momenti
Published: June 27, 2026

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj ka theksuar se debati për gazin nuk është debat mes gazit dhe thëngjillit, por është siguri kombëtare, është politikë e jashtme në formën e saj më të drejtpërdrejtë.

Haradinaj në një postim në Facebook shkruan se përmes energjisë ndërtohen aleanca, zvogëlohen varësitë dhe forcohen kufijtë strategjikë.

Your browser does not support the video tag.

Lexoni të plotë postimin e saj:

MOSZGJEDHJA E GAZIT AMERIKAN ËSHTË REFUZIM I FORCIMIT TË KUFIRIT STRATEGJIK TË PERËNDIMIT ME RUSINË

Kosova po bën një gabim kardinal që do ta paguajë për dekada.

Debati për gazin është dilemë e turpshme mbi orientimin strategjik të Kosovës, e nuk është debat mes gazit dhe thëngjillit. Nuk është as debat ideologjik mbi tranzicionin energjetik. Dhe pikërisht këtu po bëhet gabimi e po dëshmohet mosdija.

Në vitin 2026, të informosh vendime strategjike përmes qasjeve që burojnë nga mendësia e ish-strukturave jugosllave të politikës dhe sigurisë, në vend se përmes koordinimit me aleatin strategjik të Kosovës në Washington, është një keqlexim serioz i rendit të ri ndërkombëtar.

Edhe më shqetësues bëhet ky zhvillim kur, pavarësisht deklarimeve se “nuk jemi kundër gazit amerikan”, refuzohet pikërisht projekti konkret që Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur si pjesë të vizionit të tyre për sigurinë energjetike të rajonit.

Në gjeopolitikë energjia nuk është më vetëm energji. Është instrument. Është siguri kombëtare. Është politikë e jashtme në formën e saj më të drejtpërdrejtë. Përmes energjisë ndërtohen aleanca, zvogëlohen varësitë dhe forcohen kufijtë strategjikë.

Pikërisht për këtë arsye, administratat amerikane, pa dallim nëse kanë qenë republikanë apo demokratë, kanë ndjekur për dekada një politikë të qëndrueshme të diversifikimit energjetik të Evropës dhe të reduktimit të varësisë nga furnizues që energjinë e përdorin si instrument presioni gjeopolitik.

Presidenti Donald Trump e artikuloi këtë qasje në mënyrë më të drejtpërdrejtë, por nuk e shpiku atë. Lufta në Ukrainë vetëm sa konfirmoi atë që Washingtoni e kishte identifikuar prej kohësh: siguria energjetike është siguri kombëtare.

Evropa, fatkeqësisht, e kuptoi këtë realitet me vonesë dhe pagoi një çmim të lartë ekonomik dhe politik. Shtetet që e kuptuan këtë nuk pritën të detyroheshin nga krizat. Polonia investoi për më shumë se një dekadë në infrastrukturën e LNG-së dhe në lidhje alternative furnizimi, duke eliminuar varësinë nga gazi rus. Lituania ndërtoi terminalin e LNG-së si projekt të sigurisë kombëtare. Kroacia u shndërrua në një nyje rajonale përmes terminalit në Krk. Rumania forcoi sigurinë e saj energjetike për të reduktuar ekspozimin strategjik ndaj Rusisë.

Asnjëra prej këtyre vendeve nuk e trajtoi energjinë si debat teknik. Të gjitha e trajtuan si çështje të sigurisë kombëtare.

Kosova nuk është e divorcuar nga kjo hartë gjeopolitike. Përkundrazi.

Kosova ndodhet pikërisht në kufirin ku përplasen e konkurrojnë ashpër e me mjete të pabarabarta interesat strategjike të Perëndimit me përpjekjet e Rusisë për ta ruajtur ndikimin e saj në Ballkan përmes Serbisë. E kemi provuar së fundmi në agresionin terrorist në Banjskë, dhe sulmin në Ibër Lepenc. Prandaj kufiri Kosovë – Serbi përveçse kufi territorial, është kufi strategjik i Perëndimit me Rusinë. Këtë nuk po e kupton kjo qeveri!

Prandaj, Kosova nuk duhet ta forcojë këtë kufi vetëm sepse këtë e këshillon Washingtoni. Duhet ta forcojë sepse këtë e kërkon interesi i saj shtetëror e kombëtar.

Ky kufi duhet të jetë aq i fortë politikisht, ekonomikisht dhe energjetikisht, sa të verbojë çdo ambicie për zgjerimin e ndikimeve malinje në Ballkan përmes Serbisë.

Në këtë kontekst, moszgjedhja e një projekti strategjik amerikan është refuzim i një mundësie për ta bërë Kosovën pjesë më të fortë të arkitekturës strategjike perëndimore. Është refuzim i forcimit të kufirit perëndimor përballë ndikimit rus.

Pikërisht këtu qëndron shkurtpamësia strategjike.

Kosova nuk mund të sillet sikur është një fuqi nukleare e vetë-mjaftueshme, si një ishull i shkëputur nga realiteti gjeopolitik. Është një shtet i vogël, me sfida të mëdha sigurie, ekzistenca dhe sovraniteti i të cilit janë ndërtuar dhe mirëmbahen përmes partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara.

Prandaj për mua është e vështirë të kuptohet pse një projekt i mbështetur nga aleati ynë më i rëndësishëm trajtohet si një dosje teknike dhe jo si një investim në sigurinë afatmesme dhe afatgjatë të shtetit.

Një shtet serioz nuk pyet vetëm sa kushton një projekt sot. Një shtet serioz pyet sa siguri prodhon ai projekt nesër.

Në një botë që po ndahet në pole të qarta të interesit strategjik, rëndësi vendimtare ka se me kë ndërton infrastrukturën, nga kush e siguron energjinë dhe në cilin sistem politik e strategjik e ankoron të ardhmen e vendit.

Çdo vendim që dobëson praninë strategjike të SHBA-së në sektorë kritikë dobëson edhe pozitën ndërkombëtare të vetë Kosovës.

Unë NUK mendoj se mund të ecim drejt integrimit Euro-Atlantik duke i informuar vendimet tona strategjike nga ish-funksionarët jugosllavë… mbase, me ata mund të kthehemi në një drejtim tjetër!. /Telegrafi/

You Might Also Like

Ambasadori Guerot: Për hapjen e Urës së Ibrit duhen diskutime me të gjithë
Sot 13 kontrolle në Repartin e Pediatrisë në Tetovë, nuk ka fëmijë të hospitalizuar
MPB: 13 shoferë të arrestuar brenda 24 orëve për shkelje në trafik
Kurti pret përfaqësuesit shqiptarë nga Lugina: Serbia duhet të japë përgjigje për bllokimin e mbi 2 milionë eurove
Rinia e PDK-së rrethon Qeverinë me shirit rrezikshmërie: Albin Kurti po e rrezikon demokracinë dhe shtetin

LEXO GJITHASHTU

‘‘Feja e shqiptarit është shqiptaria’’, Çitaku: Kush fiton kur shqiptari e sheh shqiptarin si armik për shkak të fesë?
‘‘Feja e shqiptarit është shqiptaria’’, Çitaku: Kush fiton kur shqiptari e sheh shqiptarin si armik për shkak të fesë?
Lajme
Kurti: Serbia ka bllokuar mbi 2.1 milionë euro për shqiptarët e Luginës, ato duhet të zhbllokohen
Kurti: Serbia ka bllokuar mbi 2.1 milionë euro për shqiptarët e Luginës, ato duhet të zhbllokohen
Lajme
19-vjetori i vrasjes së Triumf Rizës, nesër zbulohet lapidari përkujtimor
19-vjetori i vrasjes së Triumf Rizës, nesër zbulohet lapidari përkujtimor
Lajme
Kurti takon Donjeta Sadikun: Më tha se medaljen e artë ia ka dedikuar Kosovës, fitorja e saj është historike, do mbahet mend gjatë
Kurti takon Donjeta Sadikun: Më tha se medaljen e artë ia ka dedikuar Kosovës, fitorja e saj është historike, do mbahet mend gjatë
Lajme
Ministri i Financave në Nepal: Do nevojiten deri në 5 miliardë dollarë për rindërtimin e zonave të prekura
Ministri i Financave në Nepal: Do nevojiten deri në 5 miliardë dollarë për rindërtimin e zonave të prekura
Lajme

You Might Also Like

Kurti bën homazhe në Han të Elezit: Gjaku i dëshmorëve është në themelet e Republikës
TOP Momenti

Kurti bën homazhe në Han të Elezit: Gjaku i dëshmorëve është në themelet e Republikës

August 29, 2026
VLEN: BDI heshti kur duhej të fliste, ndërsa sot bën moral për shqiptarët
TOP Momenti

VLEN: BDI heshti kur duhej të fliste, ndërsa sot bën moral për shqiptarët

August 29, 2026
​Bllokada institucionale rrezikon mbi 100 milionë euro nga BE-ja, ekspertët: Pasojat prekin ekonominë dhe integrimin
TOP Momenti

​Bllokada institucionale rrezikon mbi 100 milionë euro nga BE-ja, ekspertët: Pasojat prekin ekonominë dhe integrimin

August 29, 2026
Gjendet një mortajë pranë kanalit të ujërave në Vlorë
TOP Momenti

Gjendet një mortajë pranë kanalit të ujërave në Vlorë

August 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?