By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gashi pret presidenten e Indisë: Theksohet rëdnësia e figurës së “Nënë Terezës”
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gashi pret presidenten e Indisë: Theksohet rëdnësia e figurës së “Nënë Terezës”
TOP Momenti

Gashi pret presidenten e Indisë: Theksohet rëdnësia e figurës së “Nënë Terezës”

Momenti
Published: July 21, 2026

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, priti në vizitë zyrtare Presidenten e Republikës së Indisë, Draupadi Murmu.
Kjo është vizita e parë e një Presidenti të Republikës së Indisë në Maqedoninë e Veriut, duke shënuar një moment të rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Në kuadër të vizitës në Kuvend, presidentja Murmu u prit nga Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, me të cilin zhvilloi takim tet-a-tet. Pas takimit, ajo nënshkroi Librin e Përshtypjeve të Kuvendit, ku shprehu kënaqësinë për mikpritjen dhe vlerësoi lidhjet historike, kulturore dhe miqësore ndërmjet dy popujve, njoftoi pres-shërbimi i Kuvendit.

Your browser does not support the video tag.

Ndër të tjera, presidentja Draupadi Murmu iu drejtua deputetëve dhe qytetarëve në një seancë plenare të Kuvendit. Në fjalimin e saj, ajo theksoi se demokracia është vlera që bashkon Indinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa parlamentet janë mbrojtëse të lirive të qytetarëve dhe pasqyra e ndërgjegjes kombëtare.
Duke folur për marrëdhëniet ndërmjet Indisë dhe Maqedonisë së Veriut, ajo u shpreh se: “Ne nuk e konsiderojmë Maqedoninë e Veriut si një vend të largët, por si një shtyllë të rëndësishme në ndërtimin e një të ardhmeje globale të qëndrueshme, multipolare dhe të begatë”.

Ajo foli edhe për lidhjet historike dhe kulturore ndërmjet dy popujve, duke veçuar figurën e Nënë Terezës, “vajzës më të famshme të Shkupit”, e cila e quajti Indinë shtëpinë e saj.

Presidentja Murmu paralajmëroi se gjatë vizitës së saj do të bëjë homazhe për Nënë Terezën, ndërsa theksoi se do t’i dhurojë popullit të Maqedonisë së Veriut një bust të Mahatma Gandhit, duke nënvizuar se idealet e tij janë vlera që i bashkojnë të gjithë.
Ajo vuri në pah rëndësinë e diplomacisë parlamentare, forcimit të kontakteve ndërmjet dy vendeve dhe rritjes së pjesëmarrjes së grave në jetën demokratike.

Duke iu referuar filozofisë së lashtë indiane “E gjithë bota është një familje”, Presidentja Murmu theksoi nevojën për ndërtimin e urave të bashkëpunimit dhe mirëkuptimit në një kohë kur bota përballet me sfida dhe ndarje të shumta.

You Might Also Like

Gjermania po i mat varësitë ndaj Kinës, Blakçori: Këtë duhet ta bëjë edhe Kosova
Mihaillov: Në Maqedoni u dënova pa prova, donin të më merrnin biznesin tim
Rama tregon tre plagët që i kushtojnë shtetit dhe qytetarit: Reforma do t’i kurojë
Gjendet pa shenja jete një grua në Prizren, rasti po hetohet
Studentë të Fakultetit Filozofik të UP-së i dhuruan Ramës plisin me simbolin e UÇK-së, çka u tha kryeministri në takim?

LEXO GJITHASHTU

DHTIK mbështet marshin “Kosova po pret”
DHTIK mbështet marshin “Kosova po pret”
Lajme
SHBA dhe Australia forcojnë bashkëpunimin në mbrojtje përballë ndikimit të Kinës
SHBA dhe Australia forcojnë bashkëpunimin në mbrojtje përballë ndikimit të Kinës
Lajme
Greva e punëtorëve teknikë, kjo është gjendja në një klasë të “Ismail Qemalit”
Greva e punëtorëve teknikë, kjo është gjendja në një klasë të “Ismail Qemalit”
Lajme
Rexhepi zbulon çfarë u diskutua me Kurtin: Seanca konstituive së shpejti, për Presidentin duhet biseduar me AAK-në
Rexhepi zbulon çfarë u diskutua me Kurtin: Seanca konstituive së shpejti, për Presidentin duhet biseduar me AAK-në
TOP Momenti
Në një bodrum të një banese dhe në një shtëpi, konfiskohen rreth 5.5 kilogramë substancë narkotike dhe një armë – arrestohen dy persona në Ferizaj
Në një bodrum të një banese dhe në një shtëpi, konfiskohen rreth 5.5 kilogramë substancë narkotike dhe një armë – arrestohen dy persona në Ferizaj
TOP Momenti

You Might Also Like

Dr. Metë Shatri njofton vazhdimin e bashkëpunimit me SBASHK-un, deri në 50% zbritje për anëtarët
TOP Momenti

Dr. Metë Shatri njofton vazhdimin e bashkëpunimit me SBASHK-un, deri në 50% zbritje për anëtarët

September 3, 2026
Paga e 13-të në sektorin publik, Avokati i Popullit me opinion lidhur me kriteret e vendosura
TOP Momenti

Paga e 13-të në sektorin publik, Avokati i Popullit me opinion lidhur me kriteret e vendosura

September 3, 2026
Startup-et e Uzbekistanit mund t’ia japin ShBA-së një avantazh në Azinë Qendrore
TOP Momenti

Startup-et e Uzbekistanit mund t’ia japin ShBA-së një avantazh në Azinë Qendrore

September 3, 2026
VLEN: BDI-ja të tregojë nëse e mohon Gëzim Ostrenin
TOP Momenti

VLEN: BDI-ja të tregojë nëse e mohon Gëzim Ostrenin

September 3, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?