By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gashi në Tbilisi: Përballja me sfidat e shumta kërkon përpjekje të përbashkët dhe solidaritet
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gashi në Tbilisi: Përballja me sfidat e shumta kërkon përpjekje të përbashkët dhe solidaritet
TOP Momenti

Gashi në Tbilisi: Përballja me sfidat e shumta kërkon përpjekje të përbashkët dhe solidaritet

Momenti
Published: June 30, 2026

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, mori pjesë në Asamblenë e 67-të të Përgjithshme të Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEK), që u mbajt më 30 qershor dhe 1 korrik 2026 në Tbilisi, Gjeorgji.

Në ceremoninë e hapjes së Asamblesë së Përgjithshme, Kryetari Gashi iu drejtua delegacioneve të vendeve-anëtare të PABSEK-ut, duke shprehur përkushtimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin euroatlantik.
Në fjalimin e tij, Gashi i përshëndeti nikoqirët dhe theksoi se rajoni i Detit të Zi është një korridor vital për lidhshmërinë, tregtinë dhe kontaktet ndërkombëtare.

Your browser does not support the video tag.

Ai theksoi se ky rajon është i pasur me histori, kulturë dhe potencial, por përballet edhe me sfida të shumta që kërkojnë përpjekje kolektive dhe solidaritet. Pa dallim nëse bëhet fjalë për zhvillimin ekonomik, sigurinë, mbrojtjen e mjedisit jetësor apo kohezionin social, e ardhmja jonë e përbashkët varet nga forca e bashkëpunimit dhe lidhjeve që ndërtojmë sot.

Kryetari Gashi e theksoi veçanërisht rëndësinë e përfshirjes dhe pjesëmarrjes së barabartë të të gjithë faktorëve në dialogun rajonal, duke theksuar se vetëm përmes qasjes gjithëpërfshirëse dhe inkluzive mund të arrihet zhvillimi i qëndrueshëm dhe harmonia shoqërore. Në këtë drejtim, ai e riafirmoi përcaktimin e palëkundur të Maqedonisë së Veriut për integrimin në BE, duke vlerësuar anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO jo vetëm si një zgjedhje strategjike, por edhe si një rrugë thelbësore për forcimin e sovranitetit, sigurisë dhe prosperitetit të vendit.

Your browser does not support the video tag.

Në fjalimin e tij, Kryetari Gashi theksoi gjithashtu se vendet e rajonit, pavarësisht dallimeve të tyre, ndajnë interesa dhe aspirata të përbashkëta për të jetuar në paqe, për përparim ekonomik dhe për një të ardhme më të mirë për qytetarët e tyre, veçanërisht për brezat e rinj.

Përveç pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të PABSEK-ut, Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, po realizon edhe një vizitë zyrtare dypalëshe në Tbilisi me ftesë të Kryetarit të Parlamentit të Gjeorgjisë. Në kuadër të kësaj vizite, dy kryetarët e parlamenteve pritet të shkëmbejnë qëndrime mbi çështjet aktuale që lidhen me sigurinë rajonale, diplomacinë parlamentare dhe perspektivat e thellimit të bashkëpunimit midis dy vendeve.

You Might Also Like

Trotinetet elektrikë ndalohen për personat nën 18 vjeç, miratohen ndryshimet ligjore në Kuvend
I lë fëmijët mbyllur në veturë të lodhur e të dehidruar, e ëma gjobitet me 300 euro në Prizren
Një person hyn në liqenin e Batllavës dhe nuk shihet më, në terren ekipet e kërkim-shpëtimit
Policia me aksione kundër përdoruesve të lëndëve narkotike, për 24 orë ndalohen nëntë persona
Mbi 4 mijë të porsalindur janë testuar në kuadër të Skriningut Neonatal, konfirmohen tri raste pozitive

You Might Also Like

Dy të mitur me motor i ikin policisë në Fushë Kosovë duke rrezikuar trafikun
TOP Momenti

Dy të mitur me motor i ikin policisë në Fushë Kosovë duke rrezikuar trafikun

June 30, 2026
​Qëndrueshmëria financiare sfidë për mediat, Franca e mbështet Kosovën në luftën kundër dezinformimit
TOP Momenti

​Qëndrueshmëria financiare sfidë për mediat, Franca e mbështet Kosovën në luftën kundër dezinformimit

June 30, 2026
BDI: VLEN po e zhbën përfaqësimin e drejtë dhe adekuat
TOP Momenti

BDI: VLEN po e zhbën përfaqësimin e drejtë dhe adekuat

June 30, 2026
Arresohen 14 persona në Tiranë, dyshohet se shpërndanin drogë pranë shkollave
TOP Momenti

Arresohen 14 persona në Tiranë, dyshohet se shpërndanin drogë pranë shkollave

June 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?