By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​Qëndrueshmëria financiare sfidë për mediat, Franca e mbështet Kosovën në luftën kundër dezinformimit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​Qëndrueshmëria financiare sfidë për mediat, Franca e mbështet Kosovën në luftën kundër dezinformimit
TOP Momenti

​Qëndrueshmëria financiare sfidë për mediat, Franca e mbështet Kosovën në luftën kundër dezinformimit

Momenti
Published: June 30, 2026

Lufta kundër dezinformimit, bashkëpunimi ndërmjet mediave dhe sfidat me të cilat përballen mediat e pavarura në Kosovë u diskutuan në konferencën “Bashkëpunimi Medial në Kosovë: Dialogu, Bashkëpunimi dhe e Ardhmja e Mediave të Pavarura”, të martën në Prishtinë.

Aty u tha se qëndrueshmëria financiare, mbetet një nga sfidat kryesore në vend.

Your browser does not support the video tag.

E mbështetje në luftën kundër dezinformimit, do të vazhdojë të japë Franca. Kështu deklaroi ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, derisa foli për iniciativën rajonale që synon ndërgjegjësimin për informacionin e rremë.

“Kosova ka pasur batica dhe zbatica. Në renditjen e Reporterëve pa Kufij, Kosova renditet e 84-ta në vitin 2026 pra është ngritur nga renditja e mëhershme, ne 2019 ka qene e 75-ta, pra Kosova nuk është vend i keq krahasuar me shtetet e tjera. Franca është e kënaqur që t’i ofrojë mbështetje Kosovës dhe shteteve të tjera. Në Ballkan kemi një iniciativë regjionale të quajtur ‘Horizonti i Përbashkët’. Një nga projektet e saj është një fushatë që do të nisë nga Instituti Francez në Paris me sloganin ‘2 + 2 = 5’, si një mënyrë shumë e mirë për të ilustruar se çfarë do të thotë dezinformimi”, tha Guerot.

Your browser does not support the video tag.

Ndërsa Xhemajl Avdyli nga Hibrid.info foli për punën njëvjeçare të projektit që u prezantua dhe nevojën për bashkëpunim ndërmjet komuniteteve përmes gazetarisë.

“Gjatë 12 muajve të fundit, Hibrid bashkë me organizatat e shoqërisë civile, media gazetar dhe dhe Instituti Francez, me një qëllim të përbashkët: forcimin e bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve përmes gazetarisë. Për ta kuptuar se si u ndërtua ky bashkëpunim, le të kthehemi në fillim të këtij rrugëtimi. Gjithçka nisi nga një realitet që e njohim mirë. Mediat në gjuhën shqipe dhe ato në gjuhën serbe shpesh funksionojnë në hapësira të ndryshme informative. Ndërkohë sfidat janë të përbashkëta. Dezinformimi, gjuha e urrejtjes, rënia e besimit në informacion dhe transformimi digjital i prekin të gjithë. Përgjigjja që ofroi ky projekt është bashkëpunimi, dialogu, mësimi i gjuhëve dhe gazetaria e ndërtuar së bashku.”

Në një panel diskutimi me temën “E ardhmja e mediave të pavarura në Kosovë”, u diskutua për sfidat me të cilat përballen mediat në vend, si dezinformimi, rënia e besimit të publikut, presionet financiare dhe qëndrueshmëria e mediave.

“Të theksojmë natyrisht në atë që gazetarët kanë si shqetësim në punën e tyre dhe vjen me temën kryesore të diskutimit që është qëndrueshmëria financiare e mediave. Tani ne në aspekt të mediave që raportojnë në shqip e gjithmonë e themi, me shumë krenari besoj, që Kosova ka pluralitet të jashtëzakonshëm medial në kuptim të ofertave të asaj çfarë lexuesit, shikuesit mund të pranojnë. Në kuptimin që ka së paku nëntë televizione nacionale që kanë programacion të ngjashëm të përgjithshëm, ka më shumë se dhjetë portale të mëdha, por ka shumë e shumë natyrisht duke pasur parasysh që s’ka gazeta”, tha kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha.

Ndërsa kryeredaktorja e portalit serb “KoSSev”, Tatjana Lazareviq, ngriti shqetësime për gjendjen e mediave të vogla dhe pavarësinë editoriale, duke thënë se presioni financiar dhe mungesa e mbështetjes po e vështirësojnë mbijetesën e tyre.

Ajo tha se pavarësia editoriale është vijë e kuqe për të.

“Në momentin kur ne nuk do të mund ta bëjmë punën tonë në mënyrë editoriale të pavarur, po e them në emrin tim personal, unë nuk do ta bëj më këtë punë. Në momentin kur kushdo të ndërhyjë në punën time editoriale. Tani po flas pikërisht për këto redaksi të vogla unë i quaj, nuk e di sa është term i përshtatshëm, po e përsëris, media guerile, kur flasim për redaksitë tona të vogla në gjuhën serbe që përpiqen të punojnë sa më pavarësisht që është e mundur”, tha ajo. /KP/

You Might Also Like

Kurti takon drejtoreshën e BE-së për Ballkanin Perëndimor, kërkon statusin e vendit kandidat për Kosovën
Shpërthen zjarr në kufirin në mes Maqedonisë dhe Greqisë në Dojran
Kosova mungon në Samitin në Ankara, NATO jep sqarimin zyrtar
FSK i bashkohet operacionit të kërkim-shpëtimit për personin e zhdukur në Liqenin e Batllavës
Trotinetet elektrikë ndalohen për personat nën 18 vjeç, miratohen ndryshimet ligjore në Kuvend

You Might Also Like

I lë fëmijët mbyllur në veturë të lodhur e të dehidruar, e ëma gjobitet me 300 euro në Prizren
TOP Momenti

I lë fëmijët mbyllur në veturë të lodhur e të dehidruar, e ëma gjobitet me 300 euro në Prizren

June 30, 2026
Një person hyn në liqenin e Batllavës dhe nuk shihet më, në terren ekipet e kërkim-shpëtimit
TOP Momenti

Një person hyn në liqenin e Batllavës dhe nuk shihet më, në terren ekipet e kërkim-shpëtimit

June 30, 2026
Policia me aksione kundër përdoruesve të lëndëve narkotike, për 24 orë ndalohen nëntë persona
TOP Momenti

Policia me aksione kundër përdoruesve të lëndëve narkotike, për 24 orë ndalohen nëntë persona

June 30, 2026
Mbi 4 mijë të porsalindur janë testuar në kuadër të Skriningut Neonatal, konfirmohen tri raste pozitive
TOP Momenti

Mbi 4 mijë të porsalindur janë testuar në kuadër të Skriningut Neonatal, konfirmohen tri raste pozitive

June 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?