By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gara për gërmimet në fshatrat e Zubin-Potokut: Prej tash fokusi do të jetë në lokacionin e tretë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gara për gërmimet në fshatrat e Zubin-Potokut: Prej tash fokusi do të jetë në lokacionin e tretë
Lajme

Gara për gërmimet në fshatrat e Zubin-Potokut: Prej tash fokusi do të jetë në lokacionin e tretë

Momenti
Published: August 13, 2026

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka thënë se çështja e personave të zhdukur po vazhdon të trajtohet si çështje prioritare.

Ai në “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se gërmimet në fshatrat e Zubin-Potokut tregojnë për angazhimin maksimal lidhur me trajtimin e çështjes së personave të zhdukur. Ka shtuar se sfiduese ka qenë mungesa e informacioneve nga Serbia për vendndodhjen e varrezave masive.

Your browser does not support the video tag.

“Në rrethanat në të cilat jemi, duhet treguar të rezervuar për të dhënat që japim. Jemi në javën e tretë dhe çdo ditë është vështirë të përshkruhet puna profesionale dhe përkushtimi maksimal i të gjithë atyre që po punojnë”, ka thënë ai.

Ka shtuar se për momentin në Kalludër dhe Jabukë ka përfunduar procesi i zhvarrosjes dhe fokusi do të jetë në lokacionin e tretë.

Sipas tij, janë edhe një sërë lokacionesh që po shqyrtohen për dyshime për varreza masive.

Ai ka thënë se pengesë do të mbetet mosgatishmëria e Serbisë për të hapur arkivat.

Gara ka folur edhe për pezullimin e gërmimeve në Kozhle të Serbisë, duke shtuar se zhvillimet e fundit mund të ndikojnë në vazhdimin e punës atje.

Ai ka thënë se presin nga Serbia t’i caktojë datat për fillimin e gërmimeve në vendet ky dyshohet për varreza masive, ose në vazhdimin e atyre në të cilat janë pezulluar gërmimet. 

Duke folur për mostrat e eshtrave në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ka thënë se jo domosdoshmërisht ato mund të lidhen  me viktimat e luftës së fundit në Kosovë.

“Ato janë trajtuar. Një pjesë e mostrave mund të lidhet me familjet që ende nuk kanë dhënë mostrat e gjakut. Në momentin që do të kemi të dhëna të mjaftueshme, do t’i kontaktojmë familjet”, ka shtuar ai.

Të martën e javës së shkuar u zbulua varrezë masive në fshatin Kalludër të Zubin-Potokut, ndërsa të dielën edhe në Jabukë të kësaj komune. Ndërkaq më 7 gusht është konfirmuar edhe lokacioni i tretë.

The post Gara për gërmimet në fshatrat e Zubin-Potokut: Prej tash fokusi do të jetë në lokacionin e tretë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Zemaj – LVV-së: E njëjta propagandë, por tash mashtrimi është deshifruar
Çiklizmi në Zvicër është dy herë më i rrezikshëm se në Holandë
Me 62 vota, zgjidhet Qeveria Kurti 4, Haxhiu: Urime dhe suksese
Simiq: Jemi kundër qeverisë, nuk do jetë jetëgjatë, do ta rrëzojë Kushtetuesja
Asnjë ndryshim, Kurti prezanton kabinetin e njëjtë për qeverinë e re

LEXO GJITHASHTU

Vihet në funksion “Safe City” në Veles
Vihet në funksion “Safe City” në Veles
TOP Momenti
“Thirreshin në Kushtetutë, sot e shkelën” – Deda reagon pas formimit të Qeverisë
“Thirreshin në Kushtetutë, sot e shkelën” – Deda reagon pas formimit të Qeverisë
TOP Momenti
Si po përdoret IA-ja për sigurinë në shkollat e Shqipërisë
Si po përdoret IA-ja për sigurinë në shkollat e Shqipërisë
TOP Momenti
Kurti shpalos premtimet: Rritje pagash e shtesash, investime miliardëshe në industri dhe ushtri
Kurti shpalos premtimet: Rritje pagash e shtesash, investime miliardëshe në industri dhe ushtri
TOP Momenti
LSDM kërkon TVSH prej pesë përqind për karburantet: Propozimi i Qeverisë është masë e vonuar
LSDM kërkon TVSH prej pesë përqind për karburantet: Propozimi i Qeverisë është masë e vonuar
TOP Momenti

You Might Also Like

Përleshje me thika në Athinë, plagoset rëndë 40-vjeçari indian, mes të arrestuarve një shqiptar
Lajme

Përleshje me thika në Athinë, plagoset rëndë 40-vjeçari indian, mes të arrestuarve një shqiptar

September 13, 2026
Kurti para se ta prezantojë kabitetin e ri qeveritar: S’kam ekspoze të re
Lajme

Kurti para se ta prezantojë kabitetin e ri qeveritar: S’kam ekspoze të re

September 13, 2026
Kurti: Jemi në ankth në prag të vendimit në Hagë, asnjë gjykatë s’mund ta njollosë UÇK-në
Lajme

Kurti: Jemi në ankth në prag të vendimit në Hagë, asnjë gjykatë s’mund ta njollosë UÇK-në

September 13, 2026
Nis seanca për votimin e qeverisë, 70 deputetë në sallë – opozita e bojkoton
Lajme

Nis seanca për votimin e qeverisë, 70 deputetë në sallë – opozita e bojkoton

September 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?