By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: GAP: Komunat paguan 126.6 milionë euro për vendime gjyqësore e përmbarimore në 2025
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
GAP: Komunat paguan 126.6 milionë euro për vendime gjyqësore e përmbarimore në 2025
Lajme

GAP: Komunat paguan 126.6 milionë euro për vendime gjyqësore e përmbarimore në 2025

Momenti
SHARE
GAP: Komunat paguan 126.6 milionë euro për vendime gjyqësore e përmbarimore në 2025

Instituti GAP ka bërë të ditur se komunat e Kosovës kanë paguar gjithsej 126.6 milionë euro gjatë vitit 2025 për vendime gjyqësore dhe përmbarimore, shifër kjo që, sipas GAP-it, paraqet rritje prej 47 për qind krahasuar me vitin 2024.

“Komunat e Kosovës paguan 126.6 milionë € për vendime gjyqësore dhe përmbarimore në vitin 2025, një rritje prej 47% krahasuar me vitin 2024”, thuhet në postimin e Institutit GAP në Facebook.

GAP ka renditur edhe disa nga burimet kryesore të këtyre obligimeve, duke përmendur kontratat kolektive në arsim dhe shëndetësi, vendimin qeveritar të vitit 2008 për pagesë shtesë bazuar në kualifikim, kompensimet për shujta, transport dhe inflacion për shërbyes civilë, vonesat në pagesa ndaj furnitorëve, si dhe projektet kapitale të dështuara.

“Kontratat kolektive në arsim dhe shëndetësi”, “vendimi qeveritar i 2008 për pagesë shtesë bazuar në kualifikim”, “kompensime për shujta, transport dhe inflacion për shërbyes civilë”, “vonesa në pagesa ndaj furnitorëve” dhe “projekte kapitale të dështuara”, janë disa nga arsyet e listuara nga GAP.

Instituti thekson se këto mjete financiare janë para të taksapaguesve që, sipas tij, shkojnë për të paguar “gjoba dhe detyrime ligjore”, në vend që të orientohen në investime dhe shërbime për qytetarët.

“Këto janë para të taksapaguesve që shkojnë për të paguar gjoba dhe detyrime ligjore të komunave, para që mund të ishin shpenzuar për rrugë, shkolla dhe shërbime për qytetarët”, thuhet në postim.

Sipas GAP-it, komunat me rritjen më të madhe të pagesave janë: Prishtina nga 10.6 milionë euro në 45.7 milionë euro (rritje 332%), Leposaviqi nga 168 mijë euro në 707 mijë euro (rritje 319%), Mamusha nga 51 mijë euro në 179 mijë euro (rritje 249%), Ferizaj nga 3.3 milionë euro në 8.2 milionë euro (rritje 153%) dhe Prizreni nga 5.6 milionë euro në 12.7 milionë euro (rritje 128%).

Ndërkaq, GAP ka bërë të ditur se disa komuna kanë arritur t’i ulin pagesat, duke përmendur Pejën me ulje 66%, Fushë Kosovën me ulje 41% dhe Dragashin me ulje 55%. /Telegrafi/

You Might Also Like

​27 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës
U arrestua dje lidhur me sulmin ndaj Hysni Mehanit- Lirohet zëdhënësi i komunës së Skenderajt Amir Lushtaku
Lushtaku arrin në stacionin policor, pritet të nis intervistimi i tij
Mot me shi në Shqipëri
Mërgim Lushtaku: Babë, sot dhe shembullin se si respektohet shteti- ata që provokuan për t’u viktimizuar mbetën duarthatë
Share This Article
Facebook Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
FacebookLike
XFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Popular News
Çfarë është Kurthi i Tukididit dhe pse Xi Jinpingu e përmendi atë në takimin me Donald Trumpin?
Lajme

Çfarë është Kurthi i Tukididit dhe pse Xi Jinpingu e përmendi atë në takimin me Donald Trumpin?

Momenti
Momenti
May 16, 2026
Nisin punimet për rrugën Rancë–Greiçec, investimi rreth 370 mijë euro
Shtyrja e vendimit final për Thaçin e të tjerët, Haga edhe në prill aprovoi pjesëmarrjen në proces të 2 familjarëve të dy viktimave
Kallëzim penal ndaj tre personave nga Gjevgjelia dhe Strumica për tregti me lëndë narkotike
Debate në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët kërkojnë praninë e Ramës në seancë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Categories

  • ES Money
  • U.K News
  • The Escapist
  • Insider
  • Science
  • Technology
  • LifeStyle
  • Marketing

About US

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.
Quick Link
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?