By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Fundi i bosit serb të nëntokës: U arratis nga burgu në Zvicër, u ekzekutua në Serbi në prani të shefit të policisë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Fundi i bosit serb të nëntokës: U arratis nga burgu në Zvicër, u ekzekutua në Serbi në prani të shefit të policisë
Lajme

Fundi i bosit serb të nëntokës: U arratis nga burgu në Zvicër, u ekzekutua në Serbi në prani të shefit të policisë

Momenti
Published: June 1, 2026

Një vrasje mafioze në qendër të Beogradit ka disa javë që është duke dominuar debatet publike në Serbi.

Gangsteri i njohur Aleksandar Neshoviq, i cili u ekzekutua nga një kundërshtar i tij, rezulton të ketë një të kaluar të bujshme kriminale edhe në Zvicër, shkruan gazeta “Blick” e Zürichut.

Your browser does not support the video tag.

Vrasja ndodhi më 12 maj në restorantin luksoz “27” në Beograd.

Dy bosët e nëntokës, Sasha Vukoviq dhe Aleksandar Neshoviq, të cilët ishin në armiqësi me njëri-tjetrin, ishin ulur në të njëjtën tryezë për një takim pajtimi.

Your browser does not support the video tag.

Ndërmjetësi i këtij takimi ishte askush tjetër veçse Veselin Miliq, shefi i policisë së Beogradit, i cili ishte ulur bashkë me ta.

Por skenari mori një rrjedhë të përgjakshme: Vukoviq dyshohet se qëlloi Neshoviqin me dy plumba në bark. Armën e krimit, pak përpara se të uleshin, ia kishte sjellë në restorant bashkëshortja.

Të nesërmen e krimit, partnerja e Neshoviqit e denoncoi atë si të zhdukur, ndërsa thashethemet për një vrasje të fshehur nga policia nisën të qarkullonin.

Autoritetet ndërmorën një valë arrestimesh: prapa hekurave përfunduan shefi i policisë Miliq, disa nga truprojat e tij, autori i dyshuar Vukoviq, bashkëshortja e tij, pronari i restorantit dhe një kamarier që kishte pastruar gjakun.

Shefi i policisë u shkarkua menjëherë nga detyra, shkruan “Blick”.

Kufoma e viktimës u gjet nëntë ditë pas krimit, më 21 maj.

Mbetjet e Neshoviqit ishin djegur dhe më pas ishin betonuar brenda një fuçie vaji për motorë.

Rasti ka ndezur debate pasi dëshmon lidhjen e ngushtë mes nëntokës dhe shtetit në Serbi.

Shefi i shkarkuar i policisë, Veselin Miliq, përpara se të merrte këtë detyrë, kishte shërbyer si këshilltar i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq

Nga ana tjetër, edhe vetë vrasësi i dyshuar, Sasha Vukoviq, kishte punuar dikur si polic.

Aleksandar Neshoviq nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë europiane.

Në vitin 2000, ai u bë protagonist i faqeve të para të gazetave zvicerane. Në mars të atij viti, si një 26-vjeçar, ai ishte arrestuar në Zürich për tregti droge. Pas gjashtë muajsh në paraburgim, ai organizoi një arratisje si nëpër filma, shkruan “Blick”.

Pasi u ankua për dhimbje dhëmbi, ai u dërgua më 5 tetor 2000 nga burgu në klinikën dentare të Universitetit të Zürichut. Sapo mbërriti, dy policët shoqërues u përballën me një person të armatosur dhe të maskuar, i cili i detyroi të shtriheshin në tokë.

Neshoviq, i lidhur me pranga në duar dhe këmbë, u arratis me ndihmën e bashkëpunëtorit në një makinë “Mercedes” të vjedhur, ku po prisnin edhe dy persona të tjerë.

Zyra e Prokurorisë së Përgjithshme në Zürich konfirmoi se që nga ajo ditë, ai nuk ra më kurrë në duart e drejtësisë zvicerane.

Lidhja e gangsterit me Zvicrën mbeti aktive deri në vdekjen e tij. Pas lajmit për vrasjen, një influencuese e njohur mode me banim në Zürich, e cila numëron mbi 85,000 ndjekës në Instagram, bëri një postim publik ku mbante zi për Neshoviqin, të cilin e kishte kumbar të pagëzimit.

“Ike në një mënyrë që asnjë njeri nuk e meriton”, shkroi ajo në postimin që mori rreth 5000 pëlqime, duke e cilësuar si “një baba të dytë”. Pasi u kontaktua nga gazeta zvicerane “Blick”, influencuesja zgjodhi të mos përgjigjej dhe e fshiu menjëherë postimin nga rrjetet sociale. /Telegrafi

The post Fundi i bosit serb të nëntokës: U arratis nga burgu në Zvicër, u ekzekutua në Serbi në prani të shefit të policisë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Belgjika përballet me valën e të nxehtit, regjistrohet dita më e nxehtë e vitit
“Testi i Arritshmërisë stimulon analfabetë”, sërish krijohen grupe nga semimaturantët për kopjim
Vazhdojnë gjobat e KPM-së, Drita Morina s’flet për idenë e saj për mbylljen e “Debat Plus”
Rritet në 920 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë
Zjarri në objektin në Vragoli të Fushë Kosovës, s’ka të lënduar

You Might Also Like

BQK dhe Banka Qendrore e Francës nënshkruajnë Konventë Bashkëpunimi për avancimin e edukimit financiar në Kosovë
Lajme

BQK dhe Banka Qendrore e Francës nënshkruajnë Konventë Bashkëpunimi për avancimin e edukimit financiar në Kosovë

June 27, 2026
27 ditë protestë, qytetarët në Shqipëri vijojnë të mblidhen në shesh për plotësimin e kërkesave
Lajme

27 ditë protestë, qytetarët në Shqipëri vijojnë të mblidhen në shesh për plotësimin e kërkesave

June 27, 2026
Vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë thyen rekordin në Gjermani teksa pezullohen ngjarjet publike
Lajme

Vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë thyen rekordin në Gjermani teksa pezullohen ngjarjet publike

June 27, 2026
Katër fëmijë humbin jetën në Francë nga vala e të nxehtit
Lajme

Katër fëmijë humbin jetën në Francë nga vala e të nxehtit

June 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?