By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Fotografimi i varreve të ushtarëve të vrarë po ndiqet penalisht në Rusi
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Fotografimi i varreve të ushtarëve të vrarë po ndiqet penalisht në Rusi
Lajme

Fotografimi i varreve të ushtarëve të vrarë po ndiqet penalisht në Rusi

Momenti
Published: August 16, 2026

Një fotografi e turbullt, që tregon një burrë, i cili duket se po detyrohet të gjunjëzohet në dëborë nga dy burra të tjerë me rroba civile.

E publikuar javën e kaluar nga Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB), fotografia pretendohet se tregon momentin e arrestimit në Jarosllavl, rreth 250 kilometra në verilindje të Moskës, të një 48-vjeçari, për “fotografimin dhe filmimin në mënyrë të fshehtë” të varreve të ushtarëve të vrarë në Ukrainë.

Your browser does not support the video tag.

Ky ishte i fundit në një seri rastesh në të cilat njerëz janë përballur me akuza për tradhti për fotografimin e varreve të ushtarëve rusë.

Në fund të qershorit, autoritetet në rajonin e Tomskut, në Siberi, njoftuan se “disa” persona ishin arrestuar për mbledhjen e informacioneve për ushtarët rusë, përfshirë të vrarët në luftë, në këmbim të pagesave në para.

Dy raste të ngjashme janë regjistruar edhe në rajonin e Sverdlovskut, ku dy të dyshuar janë akuzuar se u dërgonin “personave që i drejtonin” fotografi në këmbim të rreth 1 dollari për fotografi.

Një burrë ndalohet pasi dyshohet se ka fotografuar varret e ushtarëve të vrarë në luftë në rajonin Jarosllavl të Rusisë.
Një burrë ndalohet pasi dyshohet se ka fotografuar varret e ushtarëve të vrarë në luftë në rajonin Jarosllavl të Rusisë.

Në Jekaterinburg, kryeqytetin rajonal, autoritetet thanë se patrullimet e sigurisë në varreza po shtoheshin, “në mënyrë që personat që po synohen nga rekrutuesit [që kërkojnë fotografi të varreve] të kuptojnë se kjo nuk është një çështje e padëmshme – është krim që mund të sjellë dënim të vërtetë”.

Në shumicën e rasteve, FSB-ja pretendon se të dyshuarit punonin për persona që i drejtonin nga Ukraina.

Varret si dëshmi të viktimave

Fotografitë e varreve kanë qenë burim informacioni për gazetarët dhe grupet e të drejtave të njeriut që përpiqen të vlerësojnë numrin e rusëve të vrarë duke luftuar në Ukrainë – shifër që autoritetet ruse janë të interesuara ta mbajnë të fshehtë.

Ekzistojnë vlerësime të ndryshme për numrin e viktimave.

Në maj, një drejtues i inteligjencës britanike tha se rreth 500.000 ushtarë rusë ishin vrarë që nga nisja e pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës nga Kremlini në vitin 2022. Një raport i Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS), me bazë në Uashington, muajin e kaluar e vlerësoi shifrën në 450.000.

“Kremlini ka bërë çdo përpjekje për ta fshehur numrin e vërtetë të viktimave”, tha për Radion Evropa e Lirë në fillim të këtij viti analisti i CSIS-it, Seth Jones. “Ushtria ruse ka performuar më keq se çdo ushtri tjetër e madhe që kemi shqyrtuar gjatë shekullit të kaluar”.

CSIS-i citon intervista me zyrtarë amerikanë, ukrainasë dhe evropianë, si dhe raportime nga terreni të Mediazona-s, një media e pavarur ruse që autoritetet ruse e kanë klasifikuar si “agjent të huaj”.

Ajo ka regjistruar emrat e 236.000 ushtarëve rusë, për të cilët thotë se ka konfirmuar se kanë vdekur në Ukrainë. Në maj, vlerësimi i saj për numrin real të të vrarëve në luftë ishte rreth 350.000.

“Për ne, shkuarja në varreza ishte një burim mjaft i rëndësishëm informacioni”, tha për Current Time redaktori i Mediazona-s, Dmitry Treshchanin. “Asnjëherë më parë kjo nuk ishte interpretuar si tradhti”.

Rastet e tradhtisë kanë ardhur duke u shtuar në Rusi që nga fillimi i pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022.

Mashtruesit synojnë familjet

Treshchanin tha se, përveç interesit zyrtar për të fshehur numrin e të vrarëve në luftë, rastet e fundit vijnë në një kohë kur mashtruesit po përpiqen të synojnë familjet që kanë humbur të afërmit e tyre në luftime.

Kjo mund të përfshijë kontaktimin e tyre me informacione të rreme se i afërmi i tyre është kapur nga forcat ukrainase dhe kërkimin e parave për të siguruar lirimin e tij. Fotografitë e varreve mund të ndihmojnë në identifikimin e viktimave të mundshme.

“Na kanë shkruar duke kërkuar emrat e të vdekurve”, tha Treshchanin, duke shtuar se situata po krijonte një rrezik të ri për vullnetarët që fotografojnë varret për hetime nga burime të hapura.

“Ata janë në rrezik të jashtëzakonshëm. Mund të dënohen me 12 deri në 20 vjet burg për këto fotografi”, tha ai.

Në rastin në Jarosllavl, prokurorët thonë se i dyshuari kishte nisur të fotografonte dhe filmonte në tetor të vitit 2024.

“Banori i Jarosllavlit ia dërgoi informacionin shërbimeve speciale ukrainase përmes Messenger-it”, thuhet në një deklaratë të publikuar nga gjykata, e cila shton se rasti do të shqyrtohet me dyer të mbyllura.

Treshchanin tha se të dyshuarit mund të kurthohen lehtësisht nga FSB-ja, e cila mund t’u ofrojë para për të fotografuar varret.

“Mashtruesit as nuk kanë nevojë të ekzistojnë. I cakton dikujt një detyrë dhe më pas ‘zbulon’ krimin që gjoja kishte planifikuar të kryente”, tha ai.

Marrja e dëshmive të drejtpërdrejta për të vrarët rusë në luftë nga varrezat tani është bërë një veprim shumë më i rrezikshëm. Por, ka edhe mënyra të tjera, përfshirë njoftimet për vdekjet e publikuara në burime zyrtare ruse ose në media, postimet në rrjetet sociale nga miqtë apo familjarët, si dhe informacionet për ceremonitë mortore. /REL

The post Fotografimi i varreve të ushtarëve të vrarë po ndiqet penalisht në Rusi appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

NATO rrëzon një tjetër dron të dyshuar rus në Rumani, incidenti i katërt brenda këtij viti
Grabitje në muzeun e Mesinës në Siçili, vidhen 4 piktura të rralla të mjeshtrit të Rilindjes, Antonello da Messina
Arrestohet një shqiptar në Bari të Italisë që dyshohet se e rrahu për vdekje partneren
Pse Ngushtica e Hormuzit është kaq jetike në mes të luftës SHBA-Iran
Arrestohet dhe ndalohet për 48 orë i dyshuari që e sulmoi me armë një person në Pejë

LEXO GJITHASHTU

Hoxha: 50 milionë denarë për investime kapitale në Idrizovë
Hoxha: 50 milionë denarë për investime kapitale në Idrizovë
TOP Momenti
​Pas zjarrit në hotelin në Vlorë solidarizim me pushuesit e prekur, akomodim dhe veshmbathje falas
​Pas zjarrit në hotelin në Vlorë solidarizim me pushuesit e prekur, akomodim dhe veshmbathje falas
TOP Momenti
Bajrami kritikon klasën politike: Këto përplasje po i shkaktojnë humbje Kosovës
Bajrami kritikon klasën politike: Këto përplasje po i shkaktojnë humbje Kosovës
TOP Momenti
QMK: Gjashtë zjarre vazhdojnë të përhapen, njëri nën kontroll
QMK: Gjashtë zjarre vazhdojnë të përhapen, njëri nën kontroll
TOP Momenti
Arrestohet i dyshuari për të shtënat me armë në Pejë, ndalohet për 48 orë
Arrestohet i dyshuari për të shtënat me armë në Pejë, ndalohet për 48 orë
TOP Momenti

You Might Also Like

Kapen mbi 63 mijë euro të fshehura në bagazhin e shoferit në autobusin Gjermani-Kosovë në Merdar
Lajme

Kapen mbi 63 mijë euro të fshehura në bagazhin e shoferit në autobusin Gjermani-Kosovë në Merdar

August 16, 2026
Aksidenti ia ndryshoi komplet planet, australiani ndan përvojën e tij pas një jave trajtimi në Spitalin Amerikan
Lajme

Aksidenti ia ndryshoi komplet planet, australiani ndan përvojën e tij pas një jave trajtimi në Spitalin Amerikan

August 16, 2026
Australiani trajtohet në Spitalin Amerikan pas një aksidenti, publikon foto nga qëndrimi njëjavor në spital
Lajme

Australiani trajtohet në Spitalin Amerikan pas një aksidenti, publikon foto nga qëndrimi njëjavor në spital

August 16, 2026
Mijëra gra rrezikojnë jetën gjatë lindjes nën sundimin taleban
Lajme

Mijëra gra rrezikojnë jetën gjatë lindjes nën sundimin taleban

August 16, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?