By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​Fondi Saudit konfirmon 12 milionë euro për rrugën Prishtinë-Mitrovicë, gati të financojë edhe një Spital të Pulmologjisë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​Fondi Saudit konfirmon 12 milionë euro për rrugën Prishtinë-Mitrovicë, gati të financojë edhe një Spital të Pulmologjisë
TOP Momenti

​Fondi Saudit konfirmon 12 milionë euro për rrugën Prishtinë-Mitrovicë, gati të financojë edhe një Spital të Pulmologjisë

Momenti
Published: September 29, 2026

Fondi Saudit për Zhvillim konfirmoi se do të financojë me 12.3 milionë euro segmentin përfundimtar të rrugës Prishtinë-Mitrovicë.

Në kuadër të bashkëpunimit me Kosovën të këtij institucion shtetëror të Arabisë Saudite që financon projekte zhvillimore në vende të tjera, është diskutuar edhe financimi i një projekti të ri në sektorin e shëndetësisë, përkatësisht ndërtimit të Spitalit të ri të Pulmologjisë në QKUK, me vlerë prej 20 milionë dollarësh.

Kështu u bë e ditur pas takimit të ministrit kosovar të Financave, Hekuran Murati dhe ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, me përfaqësues të Fondit Saudit për Zhvillim.

Murati tha se gjatë takimit është diskutuar për përfundimin e segmentit të rrugës për Mitrovicë, i cili është financuar nga Fondi Saudit për Zhvillim edhe më parë, si dhe për marrëveshjen e re ndërkombëtare për pjesën e dytë të këtij segmenti.

“Ne ishim në takim me Fondin Saudit për Zhvillim që kishim në rrugën për Mitrovicë për segmentin tashmë të përfunduar, i cili ka qenë i financuar nga fondi. Sic e dini tash kemi nënshkruar dhe marrëveshjen ndërkombëtare për pjesën e dytë të këtij segmenti që kompleton të gjithë segmentin e rrugës nacionale Prishtinë-Mitrovicë. Gjatë takimit diskutuam dhe për projektin tjetër qe ka të bëjë me sektorin e shëndetësisë, spitali i ri i pulmologjise, prej 20 milion dollarë; në mënyrë qe të sigurohet një hapësirë moderne në hapësirat e QKUK-së”, tha Murati.

Ndërkaq, ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, bëri të ditur se Fondi Saudit për Zhvillim do të financojë me 12.3 milionë euro segmentin Smrekonicë-Mitrovicë, ndërsa pjesën tjetër të shpenzimeve do ta mbulojë Republika e Kosovës.

“Po ashtu, për segmentin Smrekonicë – Mitrovicë, tani e kemi marrëveshjen me Fondin Saudit për Zhvillim, e cila është nga viti 2024, kurse marrëveshja, siç e dini, ka marrë kohë gati 2 vjet për shkak të një kuvendi jofunksional. Sipas kësaj marrëveshje, Fondi Saudit për Zhvillim do ta financojë këtë segment me 53 milionë rialësh sauditë, apo 12.3 milionë euro, ndërsa Republika e Kosovës do të kontribuojë mbi 3.7 milionë euro, pra diku në gjithsej projekti 16 milionë euro. Sigurohemi që projekti të shkojë pa pengesa dhe menjëherë pas përfundimit të këtyre procedurave do të fillojmë me procedurat e tenderimit për realizimin e këtij segmenti përfundimtar që lidh Prishtinën me Mitrovicën. Ky investim është i rëndësisë së veçantë, sepse mundëson përfundimin e kësaj lidhje mes Prishtinës-Vushtrrisë dhe Mitrovicës, me realizimin e këtij projekti do të ulet ngarkesa në trafik, do të krijohen kushte më të mira për lëvizjen e qytetarëve, por njëkohësisht do të përmirësohen edhe ambienti për zhvillim ekonomik”, tha Basha, raporton KP.

Përfaqësuesi i Fondit Saudit për Zhvillim, Sultan bin Abdulrahman Al-Marshad, tha se janë të kënaqur me përfundimin e projektit të parë dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin e partneritetit me Kosovën.

“Përgëzojmë për përfundimin e projektit të parë, rrugës Prishtinë–Mitrovicë, ndërsa vitin e kaluar nënshkruam edhe një marrëveshje për një segment tjetër të së njëjtës rrugë. Jemi shumë krenarë që jemi partner zhvillimor i Kosovës dhe dëshirojmë ta vazhdojmë këtë partneritet. Kemi diskutuar gjithashtu për një projekt shumë të rëndësishëm në sektorin e shëndetësisë. Presim me padurim të nënshkruajmë së shpejti marrëveshjen e kredisë për financimin e këtij projekti, ndoshta në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm. Patëm një diskutim shumë të frytshëm për projektet zhvillimore në Kosovë dhe ndikimin që ato kanë te qytetarët. Jemi këtu për të treguar gatishmërinë tonë për të mbështetur projektet infrastrukturore në Kosovë”, tha ai.

Ndryshe, përfundimi i këtij segmenti do të mundësojë kompletimin e lidhjes rrugore Prishtinë–Vushtrri–Mitrovicë.

You Might Also Like

Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
“Liria Ka Emër” fton qytetarët në protestën e 1 tetorit, organizohet transport nga komunat

LEXO GJITHASHTU

Shkollat në Turkmeni raportohet se iu bëjnë vajzave teste të virgjërisë për t’ua vlerësuar “pastërtinë morale”
Shkollat në Turkmeni raportohet se iu bëjnë vajzave teste të virgjërisë për t’ua vlerësuar “pastërtinë morale”
Lajme
ETC prej fillimit – 21 vite një histori bashkë!
ETC prej fillimit – 21 vite një histori bashkë!
Lajme
“Forcimi i luftës kundër krimit të organizuar”, ambasada amerikane në Tiranë njofton për takimin e Ramës me Wendt
“Forcimi i luftës kundër krimit të organizuar”, ambasada amerikane në Tiranë njofton për takimin e Ramës me Wendt
Lajme
Due takon Gjuriqin e Petkoviqin në Beograd, në komunikatën e UNMIK’u figuron “OKiM”, shkurtesë për emërtimin serb “Kosovë e Metohi”
Due takon Gjuriqin e Petkoviqin në Beograd, në komunikatën e UNMIK’u figuron “OKiM”, shkurtesë për emërtimin serb “Kosovë e Metohi”
Lajme
Gjuha shqipe dhe lënda voluminoze si shqetësime, mbrojtja e Thaçit dhe tjerëve e bind pjesërisht Apelin në ‘betejën’ e parë
Gjuha shqipe dhe lënda voluminoze si shqetësime, mbrojtja e Thaçit dhe tjerëve e bind pjesërisht Apelin në ‘betejën’ e parë
Lajme

You Might Also Like

Komisioni i jep dritën jeshile Byrosë dhe Reformës në Drejtësi, Gërvalla: Hap i rëndësishëm
TOP Momenti

Komisioni i jep dritën jeshile Byrosë dhe Reformës në Drejtësi, Gërvalla: Hap i rëndësishëm

September 30, 2026
Faza e Apelit për Thaçin dhe të tjerët, Picard caktohet kryetare e trupit gjykues
TOP Momenti

Faza e Apelit për Thaçin dhe të tjerët, Picard caktohet kryetare e trupit gjykues

September 30, 2026
E pranuan fajin, dënohen me burg tre të akuzuarit për falsifikim të lejeve për vozitje
TOP Momenti

E pranuan fajin, dënohen me burg tre të akuzuarit për falsifikim të lejeve për vozitje

September 30, 2026
Videoklipi i Don Xhonit çon në dorëheqjen e Drejtorit të Muzeut Historik të Krushevës, Miha Oxhaklieski
TOP Momenti

Videoklipi i Don Xhonit çon në dorëheqjen e Drejtorit të Muzeut Historik të Krushevës, Miha Oxhaklieski

September 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?