By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Fejza: Për presidentin duhet konsensus, opozita të reflektojë dhe të mos e çojë vendin në zgjedhje
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Fejza: Për presidentin duhet konsensus, opozita të reflektojë dhe të mos e çojë vendin në zgjedhje
TOP Momenti

Fejza: Për presidentin duhet konsensus, opozita të reflektojë dhe të mos e çojë vendin në zgjedhje

Momenti
Published: June 19, 2026

Deputetja e rizgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, ka deklaruar se për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës do të nevojitet bashkëpunim dhe konsensus politik, duke shprehur pritjen që opozita të luajë rol konstruktiv në këtë proces.

Ajo tha se LVV-ja edhe në proceset e kaluara të formimit të institucioneve ka ndërmarrë veprime konkrete dhe se edhe kësaj radhe do të ketë diskutime me subjektet politike për hapat e mëtejmë.

“LVV edhe në proceset e kaluara kur kemi pasur të bëjmë me formimin e institucioneve ka pasur veprime konkrete. Te çështja e presidentit sigurisht që do të ketë nevojë për bashkëpunim. Unë besoj shumë që opozita do të ketë një rol konstruktiv dhe ne e kemi thënë prej fillimit se për çështjen e presidentit duhet konsensus”, ka deklaruar Fejza në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Your browser does not support the video tag.

Sipas saj, në ditët në vazhdim pritet të zhvillohen takime dhe bisedime konkrete lidhur me veprimet që duhet të ndërmerren për proceset politike në vend.

Duke folur për situatën politike dhe funksionalizimin e institucioneve, Fejza ka theksuar se opozita duhet ta respektojë vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhje.

“Shpresoj që opozita ta lexojë drejt këtë rezultat, sepse qytetarët kanë folur qartë se si duhet të vazhdohet tutje me veprimet në Kuvendin e Kosovës. Ne duhet të sillemi si politikanë të përgjegjshëm dhe ta marrim për bazë vullnetin e qytetarëve. Nuk kemi pse të shkojmë në zgjedhje, reflektimi duhet të vijë nga ana e opozitës”, është shprehur ajo.

Fejza ka theksuar gjithashtu se Republika e Kosovës e trajton me seriozitet maksimal çdo projekt bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës./teve1.info/

source

You Might Also Like

​PDK sërish para Qeverisë, kërkojnë konstituimin e Kuvendit
Moti në Shqipëri, vranët dhe reshje shiu
Mot me diell dhe vranët, mundësi për reshje lokale shiu
Aleanca i dërgon vendimet e Qeverisë në detyrë në Prokurori Speciale
Situata me zjarret në Shqipëri, gjashtë vatra ende aktive

LEXO GJITHASHTU

A po i mbyll Amerika dyert? Trump pezullon afatet e vizave në të gjithë botën
A po i mbyll Amerika dyert? Trump pezullon afatet e vizave në të gjithë botën
Lajme
Steinmeier: Jo ideologjisë etniko-nacionaliste
Steinmeier: Jo ideologjisë etniko-nacionaliste
Lajme
Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë
Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë
Lajme
PDK bashkë me asamblistë, drejtorë e aktivistë nga komuna e Mitrovicës bllokojnë hyrjen e Qeverisë
PDK bashkë me asamblistë, drejtorë e aktivistë nga komuna e Mitrovicës bllokojnë hyrjen e Qeverisë
Lajme
Mashtrime, kërcënime dhe forcë: Si po rekrutohen burrat në Rusi për luftën në Ukrainë
Mashtrime, kërcënime dhe forcë: Si po rekrutohen burrat në Rusi për luftën në Ukrainë
Lajme

You Might Also Like

KFOR: Hapjen ose jo të urës mbi Ibër e përcaktojnë BE-ja dhe Kosova, jo ne
TOP Momenti

KFOR: Hapjen ose jo të urës mbi Ibër e përcaktojnë BE-ja dhe Kosova, jo ne

August 26, 2026
KFOR-i: Prania jonë do të rritet në disa zona të veriut, përfshirë Mitrovicën e Veriut
TOP Momenti

KFOR-i: Prania jonë do të rritet në disa zona të veriut, përfshirë Mitrovicën e Veriut

August 26, 2026
Vdes ikona e muzikës country, Dolly Parton
TOP Momenti

Vdes ikona e muzikës country, Dolly Parton

August 26, 2026
Vdes në QKUK këmbësori i goditur nga vetura në rrugën Podujevë–Prishtinë
TOP Momenti

Vdes në QKUK këmbësori i goditur nga vetura në rrugën Podujevë–Prishtinë

August 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?