By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Energjia dhe Irani në fokus të bisedimeve të takimit Xi-Putin
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Energjia dhe Irani në fokus të bisedimeve të takimit Xi-Putin
Lajme

Energjia dhe Irani në fokus të bisedimeve të takimit Xi-Putin

Momenti
Published: May 20, 2026

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është takuar me udhëheqësin e Kinës, Xi Jinping, të mërkurën në Pekin, për bisedime të përqendruara në thellimin e lidhjeve energjetike dhe paraqitjen e një fronti të përbashkët kundër asaj që të dy liderët e cilësuan si një rend global të mbizotëruar nga Perëndimi.

Duke folur në fillim të takimeve në Sallën e Madhe të Popullit, Xi tha se Kina dhe Rusia duhet të vazhdojnë ta mbështesin “zhvillimin dhe ringjalljen” e njëra-tjetrës, ndërsa Putin i përshkroi marrëdhëniet dypalëshe si në një “nivel të paprecedentë” dhe tha se Rusia mbetet “furnizuese e besueshme me energji” mes luftës në Iran dhe mbylljes së Ngushticës së Hormuzit, e cila ka ndikuar në rrjedhat globale dhe çmimet e naftës dhe gazit.

Your browser does not support the video tag.

Takimi mes tyre po zhvillohet në një kohë kur Rusia po përpiqet të sigurojë marrëveshje të reja afatgjata energjetike me Kinën, përfshirë përparim në gazsjellësin e vonuar “Power of Siberia-2”, një projekt që Moska e konsideron thelbësor për të zëvendësuar tregjet evropiane të gazit të humbura pas pushtimit të Ukrainës.

“Deri tani, Kina ka hezituar, por kjo mund të ndryshojë gjatë këtij takimi”, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) Henrik Wachtmeister, hulumtues në qendrën për Kinën të Institutit Suedez për Çështje Ndërkombëtare.

Your browser does not support the video tag.

Xi dhe Putin pritet t’i nënshkruajnë 21 marrëveshje të reja

Lufta në Iran dhe ndërprerja e transportit detar përmes Ngushticës së Hormuzit i kanë dhënë urgjencë shtesë këtyre bisedimeve duke rritur frikën në Pekin për sigurinë energjetike dhe paqëndrueshmërinë e re në tregjet globale të naftës.

Analistët thonë se kriza ka forcuar argumentin e Moskës se furnizimet tokësore me energji nga Rusia mund ta ndihmojnë Kinën ta zvogëlojë varësinë nga rrugët e cenueshme detare, megjithëse Pekini mbetet i kujdesshëm për të mos u bërë tepër i varur nga Rusia.

“Rusia ka nevojë për të ardhurat nga tregtia shumë më tepër sesa Kina ka nevojë specifikisht për energjinë ruse”, tha Wachtmeister.

“Rusia ka pak blerës alternativë dhe e shet naftën e saj me zbritje për shkak të sanksioneve. Kina ka shumë furnizues dhe në përgjithësi është një ekonomi shumë më e madhe”, shpjegon ai.

Udhëtimi i Putinit, i cili vjen vetëm katër ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump u largua nga Pekini pas samitit të tij me Xinë, gjithashtu nxjerr në pah natyrën gjithnjë e më të pabarabartë të partneritetit Kinë-Rusi.

Ndërsa ekonomia ruse përballet me vështirësi nën sanksionet perëndimore dhe luftën e zgjatur në Ukrainë, Moska është bërë gjithnjë e më e varur nga Kina për tregti, teknologji dhe të ardhura energjetike.

Xi dhe Putin fillimisht zhvilluan një takim me dyer të mbyllura në “format të ngushtë”, zakonisht i rezervuar për diskutime më të ndjeshme, përpara se të mbanin bisedime më të gjera me delegacionet përkatëse.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ishte gjithashtu planifikuar të takohej me homologun e tij kinez, Wang Yi.

Sipas Kremlinit, dy liderët pritet të mbikëqyrin nënshkrimin e 21 marrëveshjeve më vonë gjatë ditës, përfshirë një deklaratë të përbashkët për forcimin e “partneritetit gjithëpërfshirës dhe ndërveprimit strategjik”, si dhe një deklaratë tjetër që promovon një “botë shumëpolare” dhe “një lloj të ri marrëdhëniesh ndërkombëtare”.

Në deklaratat e transmetuara nga mediat shtetërore kineze, Xi tha se mjedisi ndërkombëtar po bëhet “kompleks dhe i paqëndrueshëm, me hegjemoni të njëanshme që po përhapet”, gjuhë që interpretohet gjerësisht si e drejtuar ndaj Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre.

Ai gjithashtu tha se Kina dhe Rusia kanë arritur të thellojnë lidhjet duke ndërtuar “besim të ndërsjellë politik dhe bashkëpunim strategjik”.

Putin e ftoi Xinë ta vizitojë Rusinë vitin e ardhshëm dhe tha se marrëdhëniet mes Moskës dhe Pekinit po kontribuojnë në “stabilitetin global”.

Kremlini e ka paraqitur gjithnjë e më shumë partneritetin me Kinën si provë se përpjekjet perëndimore për ta izoluar Rusinë kanë dështuar. Por, marrëdhënia është bërë dukshëm më e pabarabartë qëkurse Moska e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në vitin 2022.

Kina tani është partneri më i madh tregtar i Rusisë dhe blen pothuajse gjysmën e eksporteve ruse të naftës. Kompanitë kineze janë bërë gjithashtu furnizues jetikë të mallrave të konsumit, pajisjeve industriale dhe teknologjive me përdorim të dyfishtë, për të cilat zyrtarët perëndimorë thonë se ndihmojnë në mbështetjen e bazës ushtarako-industriale të Rusisë.

Pekini ka mohuar se i ka ofruar Rusisë ndihmë ushtarake vdekjeprurëse dhe thotë se kontrollon rreptësishtë eksportet e artikujve me përdorim të dyfishtë.

Lufta në Iran ringjall debatin mbi furnizimet me gaz rus

Çështja më e ndjekur gjatë samitit mbetet gazsjellësi i propozuar “Power of Siberia-2”, një projekt 2.600 kilometra i gjatë që do të dërgonte 50 miliardë metra kub gaz natyror rus në vit drejt Kinës përmes Mongolisë.

Rusia e ka shtyrë përpara projektin prej vitesh, por negociatat kanë ngecur vazhdimisht për shkak të mosmarrëveshjeve mbi çmimet dhe shqetësimeve të Pekinit për varësi të tepruar nga energjia ruse.

Lufta në Iran mund t’i ndryshojë pjesërisht këtë llogaritje.

Meqë rrugët detare përmes Ngushticës së Hormuzit janë bllokuar, furnizimet shtesë tokësore nga Rusia janë bërë strategjikisht më tërheqëse për Kinën, e cila importon pjesën më të madhe të naftës dhe gazit natyror të lëngshëm përmes rrugëve detare të cenueshme nga konfliktet.

Megjithatë, analistët paralajmërojnë se Pekini nuk ka gjasa të nxitojë për të bërë lëshime.

“Në njëfarë mënyre, Rusia është përgjigjja, por Rusia është një përgjigje shumë e ngadaltë për Kinën, dhe ndoshta tepër e ngadaltë, sidomos nëse lufta në Iran zgjidhet brenda muajve të ardhshëm”, tha për REL-in Michael Kimmage, drejtor i Institutit Kennan, një institut kërkimor me bazë në Uashington.

Kina ka kaluar vite duke diversifikuar importet e saj energjetike dhe duke zgjeruar sigurinë energjetike të brendshme përmes teknologjive të gjelbra, ndërsa njëkohësisht kërkon furnizime nga Azia Qendrore dhe Lindja e Mesme.

Vizita shënon 30 vjet qëkur Kina dhe Rusia nënshkruan një marrëveshje partneriteti strategjik dhe 25 vjet që nga nënshkrimi i Traktatit të Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit Miqësor mes dy vendeve./REL/

The post Energjia dhe Irani në fokus të bisedimeve të takimit Xi-Putin appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Vjosa Osmani: Unë nuk bashkëpunoj me Listën Serbe për asgjë
Abdixhiku për bashkimin me Osmanin: U bëmë bashkë për tri arsye bazike, mendojmë njejtë
Osmani: Projekti i gazit amerikan tregon rreshtim me Amerikën, është siguri
“Ne ishim të gatshëm të jepnim edhe jetën për ta ruajtur Republikën e Kosovës”, Osmani “zbulon”…
“Mendësia komuniste”, Abdixhiku: Me besu që Amerika ka interes tregun e Kosovës me shit gaz,…

You Might Also Like

Osmani: Ushtari i FSK-së detyrohet me punu si bodyguard në klub të natës për me mbajtë familjen…
Lajme

Osmani: Ushtari i FSK-së detyrohet me punu si bodyguard në klub të natës për me mbajtë familjen…

June 7, 2026
Abdixhiku zotohet se do t’i përfundojë të gjitha autostradat për tri vjet dhe javën e parë të qeverisjes do të heq TVSH-në
Lajme

Abdixhiku zotohet se do t’i përfundojë të gjitha autostradat për tri vjet dhe javën e parë të qeverisjes do të heq TVSH-në

June 7, 2026
Kuçi: Fundi i monizmit të Listës Serbe duhet të ndodhë përfundimisht më 7 qershor
Lajme

Kuçi: Fundi i monizmit të Listës Serbe duhet të ndodhë përfundimisht më 7 qershor

June 7, 2026
Osmani: Në vend që t’ua rrisin pagat ushtarakëve, qeveritaret mburren se ua kanë ulur gjeneralëve
Lajme

Osmani: Në vend që t’ua rrisin pagat ushtarakëve, qeveritaret mburren se ua kanë ulur gjeneralëve

June 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?