Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe tha të martën se kishte vërejtur dy raketa balistike të hedhura nga Irani, incidenti i parë i tillë i raportuar që nga sulmi i 4 majit në aeroportin e qytetit Fujaiah.
Ministria e Mbrojtjes tha në një deklaratë më vonë se në shënjestër të këtyre raketave ishte “trafiku detar”, duke u mbështetur në vlerësimet e saj. Në deklaratë thuhet se të dyja raketat ranë në det, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei të mërkurën herët e hodhi poshtë deklaratën e Emirateve të Bashkuara, duke e cilësuar si “të pabazë”.
Hedhja e raketave vjen pas skadimit të një periudhe 60-ditore për bisedimet e paqes mes ShBA-së e Iranit pa ndonjë marrëveshje, duke e shtuar frikën për përshkallëzim të ri të konfliktit që i ka penguar dërgesat nëpër Ngushticën e Hormuzit nga muaji shkurt.
“Ministria e Mbrojtjes e pohon gatishmërinë e saj të plotë për t’u marrë me cilindo kërcënim dhe për të konfrontuar gjithçka që ka për qëllim ta destabilizojë sigurinë e shtetit” – thuhet më tej në deklaratë.
The post Emiratet e Bashkuara thonë se dy raketat e vërejtura më herët ishin nisur nga Irani appeared first on Gazeta Express.

