By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Elezi: KQZ do t’ua dërgojë fletëvotimet rreth 85 mijë votuesve të regjistruar për votim me postë, numri pritet të rritet
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Elezi: KQZ do t’ua dërgojë fletëvotimet rreth 85 mijë votuesve të regjistruar për votim me postë, numri pritet të rritet
Lajme

Elezi: KQZ do t’ua dërgojë fletëvotimet rreth 85 mijë votuesve të regjistruar për votim me postë, numri pritet të rritet

Momenti
Published: May 18, 2026

Rreth 85 mijë shtetasve të Kosovës, të cilët u regjistruan për të votuar përmes postës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, KQZ do t’ju dërgojë pakon me fletëvotim në adresë të tyre. Ky numër pritet të rritet me përfundimin e shqyrtimit të të gjitha aplikimeve, njoftoi zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një konferencë për media.

Ai tha se procesi i dërgimit “do të fillojë brenda disa ditësh”.

Your browser does not support the video tag.

“Në përputhje me detyrimet e përcaktuara në Rregulloren Zgjedhore Nr. 04/2025 për regjistrimin dhe votimin jashtë Kosovës, KQZ do të sigurohet që shtetasve të Kosovës të regjistruar për votim me postë t’ua dërgojë përmes postës pakon me fletëvotim në adresë të tyre. Procesi i dërgimit të këtyre pakove do të fillojë brenda disa ditësh, ndërsa detyrë e votuesit është që pakon ta dorëzojë përmes postës në adresën e kutisë postare të KQZ-së”, tha Elezi.

KQZ u kishte dërguar fletëvotimin origjinal votuesve të regjistruar edhe në zgjedhjet lokale të tetorit dhe ato parlamenare të dhjetorit.

Në bazë të të dhënave preliminare, nga fillimi i këtij procesi më 6 maj dhe deri në përfundim të tij më 17 maj 2026, përmes platformës elektronike janë pranuar 142,803 kërkesa për regjistrim, prej të cilave deri më tani janë aprovuar 109,696, ndërsa 7,325 të tjera janë refuzuar dhe 25,702 janë në pritje për shqyrtim.

Mënyra më e përzgjedhur për të votuar, është votimi përmes postës. Nga 109,696 aplikime të aprovuara, 81,901 shtetas janë regjistruar për t’ua dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës, 2,855 të tjerë për t’ua dërguan pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë dhe 24,940 janë regjistruar për të votuar fizikisht në ndonjërën prej përfaqësive diplomatike.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, votimi jashtë vendit zhvillohet më herët. Së pari, planifikohet që votimi përmes postës të fillojë më 25 maj dhe të përfundojë më 6 qershor, ndërkaq, votimi në përfaqësi diplomatike organizohet më 6 qershor.

The post Elezi: KQZ do t’ua dërgojë fletëvotimet rreth 85 mijë votuesve të regjistruar për votim me postë, numri pritet të rritet appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Mustafa për Express: S’ka arsye që të lidhet Presidenti me konstituimin, Kurti po iu bën presion opozitës sipas kuteve të tij
Kadrijaj: Kurti i fton partitë politike për të diskutuar për zgjidhje, por në fakt po e imponon agjendën e vet dhe kushtet e veta
Ymeri: Nëse nuk thirret sot seanca, takimi i radhës është sheshi
Çfarë mesazhi po çon Kurti para bisedave me Abdixhikun: Takimet me LDK’në nuk janë lajm
Abdixhiku niset për takim me Kurtin: Kuvendi duhet të konstituohet sot, nëse vonesa po bëhet si taktikë, LDK s’nënshtrohet

LEXO GJITHASHTU

Abdixhiku para takimit me Kurtin: LDK s’nënshtrohet, Kuvendi të konstituohet sot
Abdixhiku para takimit me Kurtin: LDK s’nënshtrohet, Kuvendi të konstituohet sot
TOP Momenti
Kryeziu: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, nuk ka sanksione kushtetuese, por ngërçi mund të zgjasë pafund
Kryeziu: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, nuk ka sanksione kushtetuese, por ngërçi mund të zgjasë pafund
TOP Momenti
Gjykata Kushtetuese në RMV për herë të parë kallëzon një gjyqtar
Gjykata Kushtetuese në RMV për herë të parë kallëzon një gjyqtar
TOP Momenti
Arabia Saudite, Pakistani dhe Turqia arrijnë marrëveshje për mbrojtje të ndërsjellë në stilin e NATO-s
Arabia Saudite, Pakistani dhe Turqia arrijnë marrëveshje për mbrojtje të ndërsjellë në stilin e NATO-s
Lajme
Vranësira në disa zona të Kosovës, IHMK-ja paralajmëron rrufe e breshër
Vranësira në disa zona të Kosovës, IHMK-ja paralajmëron rrufe e breshër
Lajme

You Might Also Like

Shi i rrëmbyeshëm në Skenderaj dhe Mitrovicë – pamje
Lajme

Shi i rrëmbyeshëm në Skenderaj dhe Mitrovicë – pamje

August 7, 2026
I dyshuari për të shtënat në një shkollë ka vdekur, thotë kryeministri i Tajlandës
Lajme

I dyshuari për të shtënat në një shkollë ka vdekur, thotë kryeministri i Tajlandës

August 7, 2026
Pacolli: Për presidentin nuk mjaftojnë vetëm votat e shumicës
Lajme

Pacolli: Për presidentin nuk mjaftojnë vetëm votat e shumicës

August 7, 2026
Temperaturat 32 gradë, por IHMK paralajmëron për stuhi e breshër në disa zona të vendit sot
Lajme

Temperaturat 32 gradë, por IHMK paralajmëron për stuhi e breshër në disa zona të vendit sot

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?