By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Eksperti amerikan: Marrëveshja SHBA-Iran mund të varet nga Izraeli
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Eksperti amerikan: Marrëveshja SHBA-Iran mund të varet nga Izraeli
Lajme

Eksperti amerikan: Marrëveshja SHBA-Iran mund të varet nga Izraeli

Momenti
Published: June 13, 2026

Përpjekjet për ta arritur një marrëveshje fillestare midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë rritur dukshëm, pavarësisht shkëmbimit të një sërë sulesh ajrore mes dy palëve që kanë lëkundur armëpushimin e brishtë.

Matt Reisener, këshilltar i lartë për sigurinë kombëtare në Qendrën për Strategjitë Detare, shpjegon në një intervistë për Radion Evropa e Lirë (REL) pse diplomacia dhe trysnia ushtarake ka të ngjarë të vazhdojnë paralelisht, çfarë besojnë Irani dhe SHBA-ja se mund të fitojnë nga bisedimet dhe pse në fund të fundit marrëveshja mund të varet nga Izraeli.

Radio Evropa e Lirë: Në çfarë faze ndodhet sot përballja SHBA-Iran-Izrael? A po lëvizim vërtet drejt uljes së tensioneve?

Your browser does not support the video tag.

Matt Reisener: Aktualisht ndodhemi në një lloj ngërçi dhe ekzistojnë tri çështje kryesore.

Së pari, SHBA-ja dhe Irani vazhdojnë të kenë mospërputhje thelbësore për shumë çështje kyç. Presidenti amerikan, Donald Trump, ka qenë shumë i qartë se Irani nuk duhet të ketë rrugë të besueshme drejt ndërtimit të armëve bërthamore, ndërsa Irani vazhdon të këmbëngulë se nuk është i gatshëm të heqë dorë nga më shumë sesa kishte pranuar në marrëveshjen JCPOA, të nënshkruar në vitin 2015.

E njëjta çështje është edhe me Ngushticën e Hormuzit. Qëndrimi amerikan është se kjo rrugë detare duhet të mbetet përgjithmonë e hapur për lundrimin e anijeve, ndërsa Irani ende ka synime të ushtrojë një nivel të caktuar kontrolli të përhershëm mbi të.

Të dyja palët e shohin njëra-tjetrën si jo plotësisht të besueshme. Pse do të hiqte dorë Irani nga ajo që e konsideron si pozicion të favorshëm, duke pasur kontroll mbi Ngushticën e Hormuzit? Në fund të fundit, Trump u tërhoq më parë nga JCPOA. Irani nuk dëshiron të humbasë atë që mendon se e ka fituar nga konflikti në këmbim të një marrëveshjeje që SHBA-ja mund të mos e respektojë.

Nga këndvështrimi amerikan, lind pyetja: si mund t’i besohet Iranit se do t’u përmbahet kushteve të një marrëveshjeje nëse i zhbllokohen asetet financiare dhe i lehtësohen sanksionet? Historia e gjatë mes dy vendeve i bën të dyja palët të ngurrojnë për të bërë lëshime.

Së fundi, ekzistojnë faktorë të jashtëm që e pengojnë procesin, siç kemi parë në Liban. Është e vështirë të ecet përpara me diplomacinë kur pjesa më e madhe e energjisë diplomatike përdoret për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. Luftimet në Liban janë shfaqur si pengesë e qartë për një marrëveshje të mundshme dhe mund të jetë diçka që SHBA-ja duhet ta adresojë para se negociatat të vazhdojnë.

Radio Evropa e Lirë: Nëse krijohet një kornizë paqeje, cila çështje do të jetë më e vështira për t’u zgjidhur: programi bërthamor i Iranit, lehtësimi i sanksioneve, ndikimi rajonal apo garancitë e sigurisë për Ngushticën e Hormuzit?

Matt Reisener: Asnjëra prej këtyre çështjeve nuk do të jetë e lehtë për t’u zgjidhur. Por, për hir të diskutimit, them se programi bërthamor.

Edhe nëse Irani pajtohet në parim për kufizime mbi programin e tij bërthamor, lind pyetja: a duhet të reduktohen sanksionet dhe të zhbllokohen asetet para se Irani ta fillojë çmontimin e programit, apo vetëm pas kësaj?

Irani nuk do ta dorëzojë uraniumin e pasuruar vetëm mbi bazën e premtimeve për lehtësimin e sanksioneve në të ardhmen.

A mund të negociohet një marrëveshje graduale, ku sanksionet reduktohen hap pas hapi dhe bllokadat hiqen gradualisht ndërsa Irani dorëzon pjesë të infrastrukturës së tij bërthamore?

Izraeli e ndërlikon këtë çështje. Ai mund ta pranojë ose jo një marrëveshje që kufizon, por nuk eliminon plotësisht programin civil bërthamor të Iranit.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka kaluar vite duke e paraqitur Iranin si një kërcënim ekzistencial për qytetarët e tij. Ekziston një pyetje reale nëse krahu i djathtë i koalicionit të tij do ta pranonte një marrëveshje të arritur nga Uashingtoni nëse ajo i ngjan në çfarëdo mënyre JCPOA-së.

Nëse jo, konflikti mund të rifillojë thjesht pas disa muajsh ose vitesh.

Radio Evropa e Lirë: Shumë njerëz e lidhin Ngushticën e Hormuzit kryesisht me çmimet e naftës. Nga perspektiva e sigurisë kombëtare, a mund të jetë rreziku afatgjatë më i madh në fakt për zinxhirët globalë të furnizimit, prodhimin e mbrojtjes dhe logjistikën ushtarake?

Matt Reisener: Shqetësimi më i madh afatgjatë do të ishte kontrolli i përhershëm iranian mbi Ngushticën e Hormuzit, sepse kjo do të krijonte një precedent që aktorë të tjerë mund të përpiqeshin të ushtrojnë kontroll të ngjashëm mbi pika të tjera strategjike detare.

Nëse kjo ndodh, vende të tjera mund ta konsiderojnë seriozisht ndjekjen e shembullit të Iranit. Për shembull, Indonezia mund të kërkojë kontroll më të madh mbi Ngushticën e Malakës. Ndërkohë, Rusia mund të shtyjë më fort pretendimet e saj mbi rrugët e ngushta detare në Arktik përgjatë bregdetit të saj.

Liria e lundrimit nëpër ujërat ndërkombëtare nuk është vetëm një interes amerikan; ajo është domosdoshmëri globale. Lejimi që kjo liri të bëhet viktimë e këtij konflikti do të ishte katastrofik.

Sigurisht, ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit mund të zgjerohen përtej Ngushticës së Hormuzit dhe të prekin pika të tjera kritike detare në botë. Në atë moment do të përballeshim me probleme të mëdha globale që shkojnë shumë përtej këtij konflikti të veçantë.

source

You Might Also Like

Ministria e Arsimit ka një thirrje për prindërit
SHBA-ja dërgon një aeroplanmbajtës afër Hormuzit
Neonazisti gjerman dyshohet për zjarrin vdekjeprurës të vitit 1970 në një shtëpi pleqsh hebreje
Dy të rinjtë ranë nga gomonia, detaje tronditëse nga aksidenti tragjik ujor në Rrjoll
Të paktën 15 të vrarë në Kiev, ndërsa Ukraina përballet me mungesa të mbrojtjes ajrore

LEXO GJITHASHTU

Mickoski: Të drejtat e bullgarëve në Maqedoni garantohen me kushtetutë, por e njejta nuk ndodh me maqedonasit në Bullgari
Mickoski: Të drejtat e bullgarëve në Maqedoni garantohen me kushtetutë, por e njejta nuk ndodh me maqedonasit në Bullgari
TOP Momenti
Përplasen dy mjete lundruese tek Rana e Hedhun, ndërron jetë një person
Përplasen dy mjete lundruese tek Rana e Hedhun, ndërron jetë një person
TOP Momenti
Policia, në koordinim të ngushtë me Prokurorinë, AKI-në dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Luftës, kreu operacionet në veri
Policia, në koordinim të ngushtë me Prokurorinë, AKI-në dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Luftës, kreu operacionet në veri
TOP Momenti
Thirrje për studentët, Penda ofron bursa për vitin akademik 2026/2027
Thirrje për studentët, Penda ofron bursa për vitin akademik 2026/2027
TOP Momenti
Tragjedi në Nigeri, përmbyset një varkë, humbin jetën 40 fëmijë
Tragjedi në Nigeri, përmbyset një varkë, humbin jetën 40 fëmijë
Lajme

You Might Also Like

Aksident ujor mes Rrjollit dhe Shëngjinit, raportohet për një të vdekur dhe një të plagosur
Lajme

Aksident ujor mes Rrjollit dhe Shëngjinit, raportohet për një të vdekur dhe një të plagosur

August 20, 2026
Rasti i intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Policia e mori dosjen nga EULEX -17 gërmime u kryen nga viti 1999 në zonën e Zubin Potokut
Lajme

Rasti i intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Policia e mori dosjen nga EULEX -17 gërmime u kryen nga viti 1999 në zonën e Zubin Potokut

August 20, 2026
Gjithçka që ndryshon në Zvicër nga muaji shtator
Lajme

Gjithçka që ndryshon në Zvicër nga muaji shtator

August 20, 2026
Kush është Vladimir Bruçi që u plagos sot në Shkodër, ishte rrahur edhe dy vite më parë nga 6 persona për një vendparkim
Lajme

Kush është Vladimir Bruçi që u plagos sot në Shkodër, ishte rrahur edhe dy vite më parë nga 6 persona për një vendparkim

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?