By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ejupi: Aleanca u reformua në momentin e duhur, po hap kapitull të ri
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ejupi: Aleanca u reformua në momentin e duhur, po hap kapitull të ri
TOP Momenti

Ejupi: Aleanca u reformua në momentin e duhur, po hap kapitull të ri

Momenti
Published: May 31, 2026

Analistja politike Pranvera Ejupi vlerëson se Aleanca ka hyrë në një fazë të rëndësishme reformimi, duke theksuar se ndryshimet brenda partisë kanë qenë të nevojshme prej vitesh.

Sipas saj, vendimi për të nisur procesin e reformës ka ndodhur në kohën e duhur, pasi Aleanca ka qenë vazhdimisht objekt kritikash për mungesë të ndryshimeve në strukturat drejtuese.

“Aleanca dhe vetë ish-kryetari Haradinaj  e kanë bërë momentumin në kohën më të mirë për reformë. Reforma në Aleancë është e nevojshme që sa vite. Aleanca ka qenë në momentumin e fundit për të bërë një reformë, për arsye që në vazhdimësi është kritikuar që nuk po ndërron asgjë”, deklaroi ajo në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Your browser does not support the video tag.

Ajo theksoi se një nga arsyet kryesore për këto kritika ka qenë fakti që Ramush Haradinaj për një periudhë të gjatë ka udhëhequr si partinë, ashtu edhe ka qenë figurë qendrore në vendimmarrje.

“Ka qenë një kohë e gjatë që ka qeverisur dhe ka qenë në krye të subjektit politik vetëm Haradinaj. Natyrisht, figura e tij është shumë e fortë dhe për këtë arsye nuk është ndërruar aq shpesh lideri”, u shpreh ajo.

Duke komentuar zhvillimet e fundit brenda Aleancës, Ejupi tha se Haradinaj po i jep mbështetje të plotë kandidaturës së Ardian Gjinit për kryeministër, me synimin që partia të arrijë rezultate më të mira në zgjedhjet e 7 qershorit.

“Haradinaj është ‘full-in’, bazuar në atë që po shohim. Ai e përkrah komplet Gjinin në mënyrë që të dalë me rezultat më të mirë sesa kanë qenë deri më tani”, deklaroi Ejupi.

Sipas analistes, procesi i reformimit mund të shënojë një kapitull të ri për Aleancën dhe të ndikojë në pozicionimin e saj në skenën politike të Kosovës.

/teve1.info/

source

You Might Also Like

Pas Eulexit, protestuesit nisen sërish drejt Prishtinës
“Pranojeni vendimin, sepse ka apel”, Çitaku u përgjigjet aleatëve: Thaçin e keni krahasuar edhe me George Washingtonin
VLEN: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ësht i padrejtë dhe i papranueshëm
Ambasada e Kosovës në Hagë reagon pas aktgjykimit: Qytetarët të ruajnë qetësinë
Serwer: Specialja kriminalizoi një lëvizje çlirimtare që amerikanët dhe evropianët e mbështetën

LEXO GJITHASHTU

Nasim Haradinaj nga protesta: I ftojmë nga kryeministri deri te kryeparlamentari të vijnë e të japin përgjigje
Nasim Haradinaj nga protesta: I ftojmë nga kryeministri deri te kryeparlamentari të vijnë e të japin përgjigje
TOP Momenti
Pas thyerjes së kordonit të Policisë, Nasim Haradinaj “zbutë” protestuesit – e rikthejnë në vend
Pas thyerjes së kordonit të Policisë, Nasim Haradinaj “zbutë” protestuesit – e rikthejnë në vend
TOP Momenti
Reagon Mbretëria e Bashkuar pas vendimit të Speciales: Të mos përdoret për të nxitur tensione
Reagon Mbretëria e Bashkuar pas vendimit të Speciales: Të mos përdoret për të nxitur tensione
TOP Momenti
Protesta para objektit të EULEX-it, arrestohet një person – hidhen mjete piroteknike
Protesta para objektit të EULEX-it, arrestohet një person – hidhen mjete piroteknike
TOP Momenti
Jakimovski lirohet nga burgu, Gjykata e Lartë kthen rastin në rigjykim
Jakimovski lirohet nga burgu, Gjykata e Lartë kthen rastin në rigjykim
TOP Momenti

You Might Also Like

Dënimi i krerëve të UÇK, PD gati rezolutën për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë
TOP Momenti

Dënimi i krerëve të UÇK, PD gati rezolutën për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë

September 16, 2026
Pas vendimit të Hagës vjen reagimi i BE-së: Palët të tregojnë përmbajtje
TOP Momenti

Pas vendimit të Hagës vjen reagimi i BE-së: Palët të tregojnë përmbajtje

September 16, 2026
Gucati thirrje mërgimtarëve në Hagë: Ruani qetësinë, mos bini pre e provokimeve
TOP Momenti

Gucati thirrje mërgimtarëve në Hagë: Ruani qetësinë, mos bini pre e provokimeve

September 16, 2026
“Vendimi në Hagë nuk është përfundimtar”, avokatët paralajmërojnë – vendimin do ta dërgojnë në Apel
TOP Momenti

“Vendimi në Hagë nuk është përfundimtar”, avokatët paralajmërojnë – vendimin do ta dërgojnë në Apel

September 16, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?