By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​Konferencat e përditshme për media të partive, a po sjellin diçka të re për qytetarët?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​Konferencat e përditshme për media të partive, a po sjellin diçka të re për qytetarët?
TOP Momenti

​Konferencat e përditshme për media të partive, a po sjellin diçka të re për qytetarët?

Momenti
Published: August 23, 2026

Prej disa ditësh, partitë ish-opozitare po mbajnë konferenca për media, ku në fokus janë zhvillimet politike dhe bllokada institucionale në vend. PDK-ja ka zhvilluar konferenca të përditshme për media, ndërsa në aksione të caktuara i është bashkuar edhe Aleanca.

Përmes këtyre paraqitjeve, partitë po përcjellin qëndrimet dhe kritikat e tyre ndaj situatës aktuale politike, por mbetet pyetja se sa informacion i ri dhe sa zgjidhje konkrete po marrin qytetarët nga këto konferenca për media.

Your browser does not support the video tag.

A janë këto konferenca një mënyrë për ta mbajtur publikun të informuar dhe për të ushtruar presion politik apo janë kthyer në përsëritje të deklaratave dhe akuzave të njëjta?

Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, thotë se ideja e konferencave të përditshme për media është që të alarmohet opinioni për situatën politike në vend.

“Ideja e konferencave është të tematizojë dhe alarmojë situatën, në të cilën realisht jemi. Po e shohim që vendi është duke rrëshqitur në pushtet autoritar. Në momentin kur nuk respektohet Kushtetuta, përkatësisht një kryeministër normal në një vend demokratik me vetëdije të plotë e shkel Kushtetutën e Republikës së Kosovës, minimumi është kjo çfarë jemi duke bërë ne. Konsideroj që duhet ta bëjmë të gjithë bashkërisht”, tha Tahiri.

Sipas Tahirit, konferencat për media kanë për qëllim sensibilizimin e qytetarëve për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe demokratik në vend.

“E krejt çka jemi duke bërë është për të alarmuar, tematizuar dhe sensibilizuar gjithë qytetarët e Kosovës në mbrojtje të shtetit, në mbrojtje të Kushtetutës, në situatën në të cilën jemi duke kaluar aktualisht”, tha Tahiri.

Pikëpamje të ngjashme për konferencat për media ka edhe deputeti i Aleancës, Burim Ramadani.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme në pikëpamjen tonë që të ngremë alarmin, të nxitim vetëdijesimin publik për situatën jokushtetuese, në të cilën gjendet Kosova dhe në të njëjtën kohë që të vendosim presionin publik dhe adresimin tek përgjegjësit e bllokimit të situatës në Kosovë. Pra, besojmë që ne po ngremë alarmin për situatën jokushtetuese që e ka Kosova, e cila situatë do të duhej që të kalonte në kanale demokratike dhe institucionale”, tha Ramadani.

Ai tha se Aleanca po e kombinon veprimin politik me paraqitjet mediale dhe komunikimin e drejtpërdrejtë me qytetarët në terren.

“Ne si Aleancë jemi aktivë dhe po e kombinojmë strategjinë tonë të veprimit politik edhe përmes paraqitjeve mediale, konferencave në veçanti dhe paraqitjeve të vazhdueshme mediale. Për të njëjtën kohë edhe në komunikimin në terren anembanë Kosovës me degët, strukturat tona, përpos kësaj edhe me qytetarë që kanë interesim për jetën politike e publike në Kosovë”, u shpreh ai.

Ndërsa, krahas konferencave për media, Ramadani tha se Aleanca do të vazhdojë me prezantimin e platformës së saj gjashtëpikëshe dhe me komunikimin me qytetarët në të gjithë vendin dhe se nëse situata politike nuk ndryshon, qytetarët mund të përfshihen edhe në organizime më të mëdha.

“Është një logjikë e veprimit që kombinon pra edhe platformën tonë që është oferta gjashtëpikëshe dhe ekspozimi me përgjegjësit për bllokimin, por po ashtu edhe komunikimi me njerëzit anembanë Kosovës. Shpresoj që Kuvendi të konsolidohet sa më shpejt, në mënyrë që të hapet kanali institucional i ndërtimit të institucioneve, ndërkohë që komunikimi me qytetarë është jashtëzakonisht intensiv dhe ka kërkesë të vazhdueshme të qytetarëve për organizim ose organizime më të mëdha, të cilat do ta marrin kohën e vet dhe do të ndodhin nëse situata nuk ndryshon”, tha Ramadani.

Për njohësin e çështjeve politike, Arbnor Sadiku, mbajtja e konferencave për media është në rregull, por ato duhet të kenë një mesazh dhe qëllim të qartë.

Sipas tij, aksionet politike duhet të prodhojnë efekt, qoftë në interes të qytetarëve apo në funksion të kauzave që ngre një parti opozitare.

“Po ideja është që këto konferenca janë bërë kryesisht duke u munduar të informohet opinioni, që mendoj që në rregull është që Partia Demokratike që mban konferenca dhe të gjitha partitë e tjera, por fakti që, le të themi, është një komunikim edhe me mediat edhe me gazetarët, po ti del në konferencë kur ke diçka për të thënë, jo veç me dalë herë pas here pa ndonjë mesazh, pa ndonjë qëllim dhe pa ndonjë efekt. Se në fund të ditës, për çka bëhet një aksion politik? Bëhet domethënë kur ti e arrin qëllimin dhe efektin, qoftë në dobi të qytetarëve si parti opozitare, po ashtu në dobi të kauzave që ti i ngrit si parti e opozitës. Dhe këtu mendoj që ata kanë dështuar”, u shpreh Sadiku.

Sadiku mban qëndrim kritik për refuzimin e dialogut të një pjese të opozitës për krijimin institucioneve të reja të Kosovës.

“Ky aksion është i pakoordinuar mirë, nuk ka ndonjë mesazh dhe si i tillë është i paefektshëm dhe i padëmshëm për Kurtin. Ndryshe s’i bën. Po të kishte bërë ndonjë protestë, le të themi, ose po të shkonte në dialog, ta zëmë, PDK-ja po të shkonte në dialog dhe ta trokiste te tavolina e të thoshte: ‘Këtu janë qëndrimet tona dhe ne jemi të hapur për të dalë nga kriza, apo jo, për ta bllokuar vendin’, do të kishte ndryshim. Po në momentin që ti je refuzues ndaj dialogut dhe del në disa protesta pa mesazh, domethënë kryesisht janë mesazhe, pa ndonjë performancë”, tha ai për Kosovapress.

Kosovapress ka tentuar të marrë edhe mendimet e qytetarëve, mirëpo ata nuk kanë pranuar të flasin para kamerës. Dy qytetarë, të cilët kanë folur jashtë kamerës, janë shprehur se situata aktuale në vend është turpëruese dhe se janë lodhur nga politika.

Edhe qytetarët e tjerë të pyetur lidhur me këtë çështje thanë se nuk duan më ta komentojnë situatën politike, pasi, sipas tyre, janë lodhur nga politika dhe nga gjendja në të cilën ndodhet vendi. /Kp/

You Might Also Like

Sot derbi Llapi – Gjilani
OBRM-PDUKM: Janë vendosur 28 linja të reja ajrore direkte nga aeroportet e Shkupit dhe Ohrit
“Nga terri energjetik në terr politik”, Aleanca hedh qymyr para Qeverisë
Çiklisti kosovar Albion Kastrati renditet në top 20 në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”
Plagoset një person nga të shtënat me armë në rrugën Sarosh–Rahovec

LEXO GJITHASHTU

CNN: Komentet e zyrtarit të lartë, shenjë e re e gatishmërisë së Iranit për të kaluar në ofensivë
CNN: Komentet e zyrtarit të lartë, shenjë e re e gatishmërisë së Iranit për të kaluar në ofensivë
Lajme
Në Shtime festohet me shkrepje armësh, policia konfiskon pistoletën me gaz
Në Shtime festohet me shkrepje armësh, policia konfiskon pistoletën me gaz
TOP Momenti
Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik
Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik
TOP Momenti
Zhduket një grua në Malishevës, burri i saj e raporton rastin në Polici
Zhduket një grua në Malishevës, burri i saj e raporton rastin në Polici
TOP Momenti
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e Altin Kryziut: Humbëm një polic shembullor
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e Altin Kryziut: Humbëm një polic shembullor
Lajme

You Might Also Like

Gazetari kroat publikon dosjen sekrete të ish-shefit të shërbimit sekret boshnjak mbi rolin e Vuçiqit në “Sarajevo Safari”
TOP Momenti

Gazetari kroat publikon dosjen sekrete të ish-shefit të shërbimit sekret boshnjak mbi rolin e Vuçiqit në “Sarajevo Safari”

August 23, 2026
Japonia goditet nga një tërmet i fortë
TOP Momenti

Japonia goditet nga një tërmet i fortë

August 23, 2026
Sveçla për vdekjen e Altin Kryeziut: Humbëm një pjesëtar shembullor të përkushtuar ndaj qytetarëve
TOP Momenti

Sveçla për vdekjen e Altin Kryeziut: Humbëm një pjesëtar shembullor të përkushtuar ndaj qytetarëve

August 23, 2026
LSDM: Mickoski dhe Klekovski po përhapin panik duke mos e publikuar dokumentin për ujin në Gostivar
TOP Momenti

LSDM: Mickoski dhe Klekovski po përhapin panik duke mos e publikuar dokumentin për ujin në Gostivar

August 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?