Pas konstatimit të lëndës shpërthyese në lagjen nr. 3, Durrës, dhe gjetjen e një aparati celular të lidhur me një objekt të dyshimtë në rrugë, Policia ka njoftuar se është çaktivizuar lënda plasëse.
Policia nënvizon se kanë marrë masat e nevojshme për sigurimin e perimetrit dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve. Specialistët xhenierë të RENEAS kanë kryer veprimet e nevojshme dhe kanë bërë të mundur çaktivizimin e lëndës plasëse, në sasi të vogël, që ishte lidhur me aparatin celular, duke eliminuar çdo rrezik të mundshëm.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit. /Euronews.al/

