By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Dyshohet për evazion fiskal – arrestohet shefi i kompanisë ajrore GP Aviation
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Dyshohet për evazion fiskal – arrestohet shefi i kompanisë ajrore GP Aviation
Lajme

Dyshohet për evazion fiskal – arrestohet shefi i kompanisë ajrore GP Aviation

Momenti
Published: May 21, 2026

Themeluesi i kompanisë ajrore GP Aviation, e njohur për fluturimet ndërmjet Kosovës dhe vendeve evropiane, është arrestuar nën dyshimet për mashtrim tatimor në Gjermani, raportojnë mediat zvicerane.

Sipas “Aero Telegraph”, shefi me rrënjë zvicerano-italiane u ndalua më 15 prill në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet gjermane në janar të këtij viti.

Your browser does not support the video tag.

Prokuroria gjermane e akuzon shefin e GP Aviation se nuk ka paguar si duhet taksat e trafikut ajror, duke shkaktuar një dëm prej të paktën 9 milionë eurosh  (8,2 milionë franga), shkruan albinfo.ch.

Sipas raportimeve të mediave zvicerane që i sjellin nga Bullgaria, i dyshuari ka pranuar ekstradimin dhe tashmë është transferuar në Gjermani. Dokumente të cituara nga portali bullgar “Dir” tregojnë se ai dyshohet për rreth 50 shkelje ligjore gjatë periudhës 2021–2025.

Kompania me seli në Sofje prezantohet si kompani ajrore me menaxhim zviceran, pasi një pjesë e funksioneve kryesore të saj zhvillohen në Cyrih. GP Aviation operon kryesisht linja që lidhin Kosovën me Gjermaninë, Zvicrën dhe vende të tjera evropiane, duke u fokusuar te diaspora shqiptare.

Flota e kompanisë përfshin tre avionë Boeing 737-400 dhe disa avionë të marrë me qira operative.

Sipas “Aero Telegraph”, në Gjermani kompanitë ajrore janë vetë përgjegjëse për deklarimin dhe pagesën e taksave të trafikut ajror. Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur se si dyshohet të jetë realizuar shmangia e këtyre detyrimeve.

Ndaj të arrestuarit vazhdon të vlejë prezumimi i pafajësisë.

The post Dyshohet për evazion fiskal – arrestohet shefi i kompanisë ajrore GP Aviation appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Kadrijaj: Kurti i fton partitë politike për të diskutuar për zgjidhje, por në fakt po e imponon agjendën e vet dhe kushtet e veta
Ymeri: Nëse nuk thirret sot seanca, takimi i radhës është sheshi
Çfarë mesazhi po çon Kurti para bisedave me Abdixhikun: Takimet me LDK’në nuk janë lajm
Abdixhiku niset për takim me Kurtin: Kuvendi duhet të konstituohet sot, nëse vonesa po bëhet si taktikë, LDK s’nënshtrohet
Arabia Saudite, Pakistani dhe Turqia arrijnë marrëveshje për mbrojtje të ndërsjellë në stilin e NATO-s

LEXO GJITHASHTU

Abdixhiku para takimit me Kurtin: LDK s’nënshtrohet, Kuvendi të konstituohet sot
Abdixhiku para takimit me Kurtin: LDK s’nënshtrohet, Kuvendi të konstituohet sot
TOP Momenti
Kryeziu: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, nuk ka sanksione kushtetuese, por ngërçi mund të zgjasë pafund
Kryeziu: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, nuk ka sanksione kushtetuese, por ngërçi mund të zgjasë pafund
TOP Momenti
Gjykata Kushtetuese në RMV për herë të parë kallëzon një gjyqtar
Gjykata Kushtetuese në RMV për herë të parë kallëzon një gjyqtar
TOP Momenti
Vranësira në disa zona të Kosovës, IHMK-ja paralajmëron rrufe e breshër
Vranësira në disa zona të Kosovës, IHMK-ja paralajmëron rrufe e breshër
Lajme
Vazhdojnë takimet Kurt-Abdixhiku
Vazhdojnë takimet Kurt-Abdixhiku
TOP Momenti

You Might Also Like

Shi i rrëmbyeshëm në Skenderaj dhe Mitrovicë – pamje
Lajme

Shi i rrëmbyeshëm në Skenderaj dhe Mitrovicë – pamje

August 7, 2026
I dyshuari për të shtënat në një shkollë ka vdekur, thotë kryeministri i Tajlandës
Lajme

I dyshuari për të shtënat në një shkollë ka vdekur, thotë kryeministri i Tajlandës

August 7, 2026
Pacolli: Për presidentin nuk mjaftojnë vetëm votat e shumicës
Lajme

Pacolli: Për presidentin nuk mjaftojnë vetëm votat e shumicës

August 7, 2026
Temperaturat 32 gradë, por IHMK paralajmëron për stuhi e breshër në disa zona të vendit sot
Lajme

Temperaturat 32 gradë, por IHMK paralajmëron për stuhi e breshër në disa zona të vendit sot

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?