Dy persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku në fshatin Shushicë të Istogut.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar për Portalin Dukagjini se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa një person ka humbur jetën në vendin e ngjarjes e vdekja e një tjetri është konstatuar në Spitalin Rajonal të Pejës.
Sipas Policisë, katër persona të tjerë kanë pësuar lëndime, ndërsa ekipet emergjente kanë intervenuar në vendin e ngjarjes.
Rrethanat e plota të aksidentit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.
“Sot rreth orës 15:20, Policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Shushicë të Istogut. Në aksident janë të përfshira dy vetura. Mjeku kujdestar i QKMF-së e ka konstatuar vdekjen e një personi në vendin e ngjarjes. Ndërkaq njëri nga katër të lënduar ka mbërri pa shenja jetë gjatë rrugës për në Spitalin Rajonal të Pejës”, tha Gashi.

