Dy persona janë arrestuar në lidhje me një rast të vrasjes në tentativë, i cili ka ndodhur më 20 shtator në Skenderaj.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 22:20.
Pesë ditë më vonë, më 25 shtator, Policia ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj, shtetas të Kosovës.
Me vendim të gjykatës, të dyshuarit janë dërguar në paraburgim.

