By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Dy ankesa në PZAP, KQZ pret vendimet për shpalljen e rezultateve përfundimtare
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Dy ankesa në PZAP, KQZ pret vendimet për shpalljen e rezultateve përfundimtare
TOP Momenti

Dy ankesa në PZAP, KQZ pret vendimet për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Momenti
Published: June 22, 2026

Ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të mbajtura më 7 qershor 2026, ndërsa tash mbetet që të përfundojnë procedurat ankimore para shpalljes së rezultateve përfundimtare.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, në një deklarim për Telegrafin ka thënë se institucioni është në pritje të vendimeve të institucioneve kompetente, përfshirë Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), para se të procedohet me certifikimin e rezultateve.

Your browser does not support the video tag.

“KQZ është në pritje të përfundimit të shqyrtimit të ankesave dhe vendimmarrjes së institucioneve përkatëse para se të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës”, ka deklaruar Elezi.

Ai ka shtuar se pas këtyre vendimeve do të vlerësohet nëse ato përmbajnë obligime konkrete për KQZ-në para hapave të mëtejshëm.

“Pas këtyre vendimeve, mbetet të shihet nëse ato përmbajnë obligime konkrete për KQZ-në,” ka deklaruar ai.

Ndërkohë, nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) është bërë e ditur se aktualisht janë duke u trajtuar ankesat e paraqitura nga kandidatët e subjektit politik PDK.

“Ju njoftojmë se aktualisht janë parashtruar dy ankesa nga kandidatë të subjektit politik PDK, të cilat janë në proces të shqyrtimit,” thuhet në përgjigjen e PZAP-së për Telegrafin.

Procesi i rinumërimit dhe shqyrtimit të ankesave pritet të jetë vendimtar për finalizimin e rezultateve zgjedhore.

Sipas rezultateve preliminare, LVV-ja ka fituar 47.13 për qind të votave dhe pritet të ketë 53 ulëse në Kuvendin prej 120 anëtarësh.

Subjekti i dytë ka dalë Partia Demokratike e Kosovës me 19.44 për qind të votave të fituara dhe në legjislaturën e 11-të pritet të ketë 22 deputetë.

Lidhja Demokratike e Kosovës është partia e tretë me16.69 për qind apo 18 deputetë. Kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që së voni ka vendosur të njihet si Aleanca ka fituar 6.74 për qind të votave dhe pritet të ketë shtatë deputetë. /Telegrafi/

You Might Also Like

Alarmi në institucione, zbardhet email-i kërcënues: Jemi “Shteti Islamik” kemi vendosur një bombë
Besjan Rexhepi i përgjigjet ministrit të Drejtësisë për çështjen e Jurisprudencës: Qëndrimet e studentëve janë të qarta dhe të pandryshuara
Pas Walkerit, edhe ish-kongresmeni DioGuardi i shkruan liderëve partiakë – propozon Faton Bislimin për president (letra e plotë)
LSDM: Pse edhe pas gjashtë javëve pas helmimit në Gostivar, nuk publikohet raporti për ujin
Dyshohet se u dhunua seksualisht në burgun e Dudravës, flasin nga Prokuroria

LEXO GJITHASHTU

Përmbytjet në Nepal e Tibet, të paktën 165 të vdekur dhe mbi 1,300 të zhdukur
Përmbytjet në Nepal e Tibet, të paktën 165 të vdekur dhe mbi 1,300 të zhdukur
Lajme
Alarm për bombë në Bashkinë dhe Gjykatën e Durrësit: “Të pafetë do bëhen copash brenda dy orëve”
Alarm për bombë në Bashkinë dhe Gjykatën e Durrësit: “Të pafetë do bëhen copash brenda dy orëve”
Lajme
Nafta për 2 centë më lirë
Nafta për 2 centë më lirë
Lajme
Vizita e shefit të CIA’s në Moskë – raportohet se Ratcliffe ka paralajmëruar Rusinë kundër sulmeve në Baltik
Vizita e shefit të CIA’s në Moskë – raportohet se Ratcliffe ka paralajmëruar Rusinë kundër sulmeve në Baltik
Lajme
Rreth 4,967 nxënës do t’i nënshtrohen Testit të Maturës më 29 gusht
Rreth 4,967 nxënës do t’i nënshtrohen Testit të Maturës më 29 gusht
Lajme

You Might Also Like

Pas aktakuzës për spiunazh e shantazh, seanca e parë gjyqësore ndaj Fatmir Shehollit mbahet më 7 shtator
TOP Momenti

Pas aktakuzës për spiunazh e shantazh, seanca e parë gjyqësore ndaj Fatmir Shehollit mbahet më 7 shtator

August 27, 2026
Putini së shpejti do ta urdhërojë mobilizimin e përgjithshëm: Ky mund të jetë momenti i luftës së tij afgane
TOP Momenti

Putini së shpejti do ta urdhërojë mobilizimin e përgjithshëm: Ky mund të jetë momenti i luftës së tij afgane

August 27, 2026
Mbi 1600 gjoba për tre ditë, janë konfiskuar 19 automjete
TOP Momenti

Mbi 1600 gjoba për tre ditë, janë konfiskuar 19 automjete

August 27, 2026
Kërcënime me bombë në disa institucione në Shqipëri, policia nis verifikimet
TOP Momenti

Kërcënime me bombë në disa institucione në Shqipëri, policia nis verifikimet

August 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?