By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Drenori: Deklarata e Kurtit për Specialen në takimin me Kallasin rrëzon tezat se nuk po bën mjaftueshëm për ish-krerët e UÇK-së
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Drenori: Deklarata e Kurtit për Specialen në takimin me Kallasin rrëzon tezat se nuk po bën mjaftueshëm për ish-krerët e UÇK-së
TOP Momenti

Drenori: Deklarata e Kurtit për Specialen në takimin me Kallasin rrëzon tezat se nuk po bën mjaftueshëm për ish-krerët e UÇK-së

Momenti
Published: September 23, 2026

Analisti Xhavit Drenori ka vlerësuar se deklarata e kryeministrit Albin Kurti gjatë takimit me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, se Kosova do të angazhohet që verdikti i Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së të korrigjohet në shkallën e apelit, rrëzon, sipas tij, tezat se Kurti nuk po bën mjaftueshëm për ish-krerët e UÇK-së.

“Kjo që i ka thënë në takim me Kallas ishte shumë e rëndësishme, sepse i rrëzon çdo tezë se takohet me një nivel kaq të lartë, siç është Kallas, dhe temë bosht e saj është pjesa e aktgjykimit dhe UÇK-së. Unë po besoj që i rrëzon të gjitha tezat se Albin Kurti nuk po bën mjaftueshëm për ish-krerët e UÇK-së”, ka thënë Drenori në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Drenori ka deklaruar se çdo kritikë ndaj Qeverisë Kurti lidhur me zhvillimet e 16 shtatorit, sipas tij, mund të jetë e dëmshme për procesin e apelimit.

“Unë jo vetëm që mendoj dhe besoj, por jam thellësisht i bindur që çdo hedhje e shigjetave në drejtim të Qeverisë Kurti për këtë që ka ndodhur më 16 shtator është gabim i pariparueshëm për vetë mbrojtjen, respektivisht për vetë procesin e apelimit, sepse as nuk e ka fajin për asgjë”, është shprehur ai.

Tutje, analisti ka bërë thirrje për koordinim ndërmjet partive politike, duke theksuar se përgjegjësia për hapat e ardhshëm duhet të jetë e përbashkët.

“Për këto veprime tash duhet koordinim, sepse duhet ta kuptojnë që fuqinë politike në Kosovë për momentin e ka Albin Kurti dhe Vetëvendosja e ka qeverinë, e ka buxhetin dhe e ka parlamentin. PDK-ja po do të bëjë ndryshime ligjore, por nuk mund t’i bëjë pa votat e VV-së. Ai e ka shtrirë dorën e bashkëpunimit, sidomos në këtë fazë pas këtij vendimi të Speciales, sepse kanë të njëjtën linjë, të gjithë janë të pakënaqur”, ka deklaruar Drenori.

Sipas tij, nismat ligjore të PDK-së janë të zakonshme, por bashkëpunimi ndërmjet partive duhet të zhvillohet në një formë tjetër.

“Nismat ligjore, si ajo e PDK-së, janë krejt normale, por nëse duan të arrijnë qëllimin, unë po besoj që bashkëpunimi duhet të bëhet në tjetër formë dhe jo publikisht. Sepse publikisht, së pari, Albin Kurti e ka të fituar publikun, sepse as nuk e ka votuar Gjykatën Speciale dhe as nuk i ka ndalur fondet për përkrahje, qoftë të familjarëve për vizita, qoftë për ata”, ka thënë Drenori.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti ka takuar Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ndërsa i ka theksuar se Kosova do të angazhohet që verdikti i Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së të korrigjohet në shkallën e apelit.

Ai i ka vlerësuar të rënda dhe të padrejta dënimet ndaj ish-krerëve, ndërsa ka theksuar se Ushtria Çlirimtare lindi si përgjigje ndaj represionit, vrasjeve e masakrave, dëbimeve masive e spastrimit etnik nga Serbia dhe se lufta e saj për liri ishte e drejtë dhe e pastër./teve1.info/

Kurti-Kallasit: Kosova do të angazhohet që verdikti i Speciales të korrigjohet në Apel

source

You Might Also Like

Vedat Muriqi, kapiteni i ri i Kosovës
​Ramë Lahaj thërret për unitet dhe bën Betimin e Ushtarit të UÇK-së
Shkodra: Ndryshimi i ligjit për Specialen është i pamundur
Jonida Maliqi flet hapur për lidhjen me Alessio Alian
“Info Nata”- 22.09.2026

LEXO GJITHASHTU

Mustafa: Nuk frikësohem që emri im u përmend në aktgjykimin e Hagës
Mustafa: Nuk frikësohem që emri im u përmend në aktgjykimin e Hagës
Lajme
Vlora Hyseni vetëdorëzohet në Policinë e Kosovës, shoqërohet drejt Shqipërisë
Vlora Hyseni vetëdorëzohet në Policinë e Kosovës, shoqërohet drejt Shqipërisë
Lajme
Dita e shtatë e protestës, qytetarët mblidhen sërish në sheshin e Prishtinës
Dita e shtatë e protestës, qytetarët mblidhen sërish në sheshin e Prishtinës
Lajme
Konjufca flet me kryediplomatin holandez për verdiktin e Hagës: Padrejtësi serioze, presim korrigjim në Apel
Konjufca flet me kryediplomatin holandez për verdiktin e Hagës: Padrejtësi serioze, presim korrigjim në Apel
Lajme
Kurti gjatë takimit me Kallasin: Kosova do të angazhohet që vendimi i Speciales të korrigjohet në Apel
Kurti gjatë takimit me Kallasin: Kosova do të angazhohet që vendimi i Speciales të korrigjohet në Apel
Lajme

You Might Also Like

Kadrijaj: Institucionet e Kosovës duhet të ndjekin modelin e Kroacisë për mbrojtjen e luftëtarëve
TOP Momenti

Kadrijaj: Institucionet e Kosovës duhet të ndjekin modelin e Kroacisë për mbrojtjen e luftëtarëve

September 23, 2026
Lirohet nga autoritetet maqedonase ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli
TOP Momenti

Lirohet nga autoritetet maqedonase ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli

September 23, 2026
Stradner: Regjimi i Vuçiqit drejt zgjedhjeve, ndërsa Qeveria serbe merr pjesë në panel në Rusi
TOP Momenti

Stradner: Regjimi i Vuçiqit drejt zgjedhjeve, ndërsa Qeveria serbe merr pjesë në panel në Rusi

September 23, 2026
Nga babai te djali, Davide Marchisio firmos kontratën e parë profesionale me Juventusin
TOP Momenti

Nga babai te djali, Davide Marchisio firmos kontratën e parë profesionale me Juventusin

September 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?