By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Draft-rregullorja për taksat e reja në Prishtinë, Rafuna: Çdo taksë për bizneset i bartet qytetarit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Draft-rregullorja për taksat e reja në Prishtinë, Rafuna: Çdo taksë për bizneset i bartet qytetarit
TOP Momenti

Draft-rregullorja për taksat e reja në Prishtinë, Rafuna: Çdo taksë për bizneset i bartet qytetarit

Momenti
Published: June 21, 2026




Foto: Laura Hasani





Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, ka shprehur shqetësimin e komunitetit të biznesit lidhur me draft-rregulloren e Komunës së Prishtinës për tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale, duke thënë se çdo taksë e re për bizneset përkthehet në kosto shtesë që në fund bartet te qytetarët.

Your browser does not support the video tag.


Në një intervistë për Ekonomia Online, Rafuna tha se Oda Ekonomike ende nuk ka zhvilluar diskutime me Komunën e Prishtinës për përmbajtjen e draft-rregullores dhe se është herët për të dhënë një vlerësim të plotë për efektet që mund të ketë te bizneset.


Rafuna tha se pas përfundimit të konsultimit publik presin të zhvillojnë takime me zyrtarët komunalë dhe me shoqatat e bizneseve për të analizuar ndikimin e masave të propozuara.


“Nuk kemi pasur një bashkëbisedim me komunën sa i përket draft-rregullores. Është draft-rregullore, presim që në një moment të caktuar të kemi një takim dhe t’i shohim se cilat do të jenë efektet e kësaj rregulloreje te bizneset, në qoftë se hyn në fuqi. Ne gjithmonë kërkojmë që bizneset të mos jenë të ngarkuara, se çdo taksë për bizneset, në fund, është kosto operative që i bartet qytetarit. Se qytetari është në fund konsumatori, i cili konsumon qoftë produktet e prodhuara, qoftë nëse i merr shërbimet prej biznesit, kështu që është shumë herët për ta dhënë një vlerësim të tillë; prapë, siç e thatë edhe ju, është në diskutim publik”, tha ai.


Sipas tij, ndër sektorët që mund të preken më shumë janë transporti dhe ndërtimtaria, për shkak të operimit të tyre në territorin e Prishtinës me mjete dhe makineri të regjistruara në komuna të tjera.


“Kemi pritje që, kur të mbyllet diskutimi publik, të kemi zyrtarët e komunës në një takim edhe që të diskutojmë, por edhe me bizneset tona brenda do ta diskutojmë, me shoqatat sidomos, këta më shumë t’i e prek shoqatën e transportit, qoftë të mallrave, qoftë të udhëtarëve, po edhe shoqatën e ndërtimit, kur dihet që ata brenda ditës qarkullojnë edhe kanë mauna, kanë makineri që i kanë të regjistruara në komuna të tjera. Dhe ata operojnë në Prishtinë, kështu që na duhet me pa se cilat janë mundësitë që biznesit të mos i ngarkohet me këtë taksë”, tha ai.


Kryetari i OEK-ut tha se ende ka paqartësi rreth mënyrës së zbatimit të disa prej masave të propozuara dhe kërkoi sqarime shtesë nga komuna para miratimit të rregullores.


“Për neve është e paqartë, për shkak se sipas paraqitjeve publike, aq sa kemi pas mundësi me pa, taksa thuhet që do të vendoset vetëm për vetura, por jo edhe për makineri ose mjete të punës. Për këtë arsye jam ndoshta i paqartë. E dyta, në qoftë se vendoset ndonjë taksë, se vendosja e çfarëdo takse qoftë, ajo është kosto ekstra për biznesin. Dhe padyshim, siç e thashë, i bartet konsumatorit se e rrit çmimin. Kështu që prapë i bëjmë thirrje zyrtarëve të komunës që, në një afat sa më të afërt, para se të dalë për votim kjo rregullore, para se të finalizohet, ta kemi edhe një takim në mënyrë që ta qartësojmë edhe më shumë se si do të implementohet dhe çka do të prekë, çka ka për objekt kjo rregullore”, tha Rafuna.


Ai shtoi se, përveç përmbajtjes së masave, rëndësi ka edhe koha e zbatimit të tyre.


“Shikoni, duhet me e pa edhe momentumin. Se nganjëherë janë vendimet shumë të drejta, shumë të mira, mirëpo duhet me e ditë se kur është momentumi më i mirë për t’i futë në fuqi dhe për të filluar me i apliku. Kështu që, unë besoj që zyrtarët e komunës e kanë vlerësuar edhe këtë çështje dhe data e hyrjes në fuqi, ose muaji, ose viti, besoj që do të shqyrtohet prapë”, tha ai.


Komuna e Prishtinës ka nxjerrë për konsultim publik Draft-Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale.


Konsultimi publik ka filluar më 13 maj 2026 dhe do të zgjasë deri më 24 qershor 2026.


Draft-rregullorja parasheh ndryshime në mënyrën e taksimit të bizneseve, duke përcaktuar tarifa vjetore sipas llojit të veprimtarisë ekonomike. Në draft janë përfshirë kategori të ndryshme biznesesh, përfshirë sektorin e ndërtimit, tregtisë, hotelerisë, shëndetësisë private, arsimit privat, bankave, telekomunikacionit dhe shërbimeve profesionale, me tarifa të veçanta për secilën veprimtari.


Dokumenti parasheh gjithashtu lirimin nga pagesa e taksës komunale për bizneset e reja gjatë vitit të parë të regjistrimit, si dhe ulje prej 50 për qind për bizneset në pronësi të grave dhe vajzave gjatë dy viteve të para të funksionimit.


Sipas draftit, bizneset me më shumë se një njësi afariste do të taksohen edhe për njësitë e tyre, ndërsa bizneset me seli jashtë Prishtinës, por me veprimtari në territorin e kryeqytetit, do t’i nënshtrohen pagesës së tarifave komunale për njësitë që operojnë në Prishtinë.


Draft-rregullorja përfshin edhe vendosjen e taksës së akomodimit prej 1 euro për person për çdo natë qëndrimi në objektet akomoduese, si dhe obligimin e operatorëve që ta mbledhin, raportojnë dhe transferojnë këtë taksë në komunë.


Po ashtu, dokumenti përmban dispozita për procedurat e faturimit, pagesës, ankesave dhe mbledhjes së detyrimeve komunale, si dhe dispozita kalimtare për zbatimin gradual të tarifave të reja.


source

You Might Also Like

Reçica Kurtit: Kthehu brenda sistemit kushtetues, eja në Kuvend!
Aksident mes një veture dhe autobusi urban në Bregun e Diellit në Prishtinë
Tronditje e rëndë për Juventusin, Yildiz do të mungoj për tre muaj
​PDK e çon në Prokurori Speciale Kurtin me deputetët ministra
Bastisje në rrethinë të Strumicës, gjendet drogë – ndalohen dy persona

LEXO GJITHASHTU

Dokumentet e Shehollit në aktakuzë, Maliqi: Prokuroria ka bazë t’i përdorë nëse kanë fakte që i akuzuari i ka marrë nga zyrtarë serbë
Dokumentet e Shehollit në aktakuzë, Maliqi: Prokuroria ka bazë t’i përdorë nëse kanë fakte që i akuzuari i ka marrë nga zyrtarë serbë
Lajme
Mbi 2 milionë robotë punojnë në fabrikat kineze
Mbi 2 milionë robotë punojnë në fabrikat kineze
Lajme
Kadrijaj Kurtit: Je shkelës i Kushtetutës dhe qëllimshëm po rrënon sistemin kushtetues
Kadrijaj Kurtit: Je shkelës i Kushtetutës dhe qëllimshëm po rrënon sistemin kushtetues
TOP Momenti
Egnatia në Norvegji, synon shifrën rekord me miliona euro nga UEFA
Egnatia në Norvegji, synon shifrën rekord me miliona euro nga UEFA
TOP Momenti
“Mendova që ishte mërgimtar” – ish-deputeti Berisha sqaron fotografinë me Fatmir Shehollin
“Mendova që ishte mërgimtar” – ish-deputeti Berisha sqaron fotografinë me Fatmir Shehollin
Lajme

You Might Also Like

Vendoset gur themeli i rrugës Shkup – Bllacë, do të ketë pesë tunele dhe tetë ura
TOP Momenti

Vendoset gur themeli i rrugës Shkup – Bllacë, do të ketë pesë tunele dhe tetë ura

August 26, 2026
Xhudistët gati për medalje në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”
TOP Momenti

Xhudistët gati për medalje në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

August 26, 2026
Vrasje e rëndë në Prizren: Vdes 80-vjeçarja, në mbajtje dërgohet burri i saj 81-vjeçar
TOP Momenti

Vrasje e rëndë në Prizren: Vdes 80-vjeçarja, në mbajtje dërgohet burri i saj 81-vjeçar

August 26, 2026
​Haxhiu priti në takim lamtumirës ambasadorin francez, Olivier Guerot
TOP Momenti

​Haxhiu priti në takim lamtumirës ambasadorin francez, Olivier Guerot

August 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?