By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: DnV: Subjektet politike të respektojnë standardet e garës, të fokusohen në debat përmbajtësor
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
DnV: Subjektet politike të respektojnë standardet e garës, të fokusohen në debat përmbajtësor
Lajme

DnV: Subjektet politike të respektojnë standardet e garës, të fokusohen në debat përmbajtësor

Momenti
Published: May 28, 2026

Me fillimin zyrtar të fushatës zgjedhore, koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim ka prezantuar sot “planin dhe komponetet e misionit për vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit 2026”.

“DnV vlerësoi se aktivitetet e parafushatës në terren dhe komunikimi elektoral i subjekteve në hapësirën online kanë filluar tash e një kohë. Gjithsesi, periudha para nisjes së fushatës zgjedhore është karakterizuar nga vendime qeveritare me ndikim të drejtpërdrejtë në integritetin e procesit zgjedhor dhe barazinë e garës, përmes shpërndarjes së pakove financiare në vlera qindra milionëshe, të orientuara kryesisht drejt kategorive të ndjeshme të popullsisë, përfshirë mërgatën dhe kompanitë private”, thuhet në një komunikatë për media.

Your browser does not support the video tag.

DnV u ka bërë thirrje subjekteve politike dhe kandidatëve që në garën zgjedhore që do të zgjasë 10 ditë, “të respektojnë standardet dhe rregullat në fuqi për një garë demokratike, fer dhe të orientuar në përmbajtje programore”.

“DnV do të vlerësojë ecurinë, barazinë dhe kualitetin e fushatës zgjedhore në tre aspekte: Sa shpenzojnë subjektet politike për fushatë në rrjete sociale, përkatësisht platformën Meta (Facebook dhe Instagram), cila është përmbajtja e sponsorizuar dhe sa i japin hapësirë promovimit të kandidatëve në rrjetet sociale”, thuhet në komunikatë.

DnV thotë se “do të monitorojë gjuhën e urrejtjes, dezinformimin, lajmet e rreme, përmbajtjet manipuluese dhe trendet kryesore të komunikimit në rrjetet sociale dhe media online gjatë gjithë periudhës së fushatës”.

“Do të monitorohen edhe mediat tradicionale (televizionet me shtrirje kombëtare) për të vlerësuar nëse mediat respektojnë standardet për t’u ofruar kohën dhe hapësirën e barabartë të gjitha subjeketve në garë dhe në këtë drejtim rolin që KPM do t’a ketë në trajtimin e shkeljeve nga mediat tradicionale dhe të shkruara. Monitoruesit do të përcjellin 11 televizione në gjuhën shqipe dhe serbe për të analizuar sa hapësirë subjektet po i japin kandidatëve të tyre për deputet dhe kandidatëve për kryeministër. Vëmendje do t’I kushtohet hapësirë së dedikuar për gratë në zgjedhje, gjuhës dhe temave që do të trajtohen nga subjektet politike”.

Sa i përket Ditës së Zgjedhjeve, DnV tha se “do të angazhojë rreth 500 vëzhgues në nivel vendi, duke përfshirë të gjitha komunat. Vëzhguesit do tw vendosen nw 500 vendvotimet e përzgjedhura sipas mostrës statistikore të metodologjisë PVT (Parallel Vote Tabulation). Kjo metodologji do të garantojë vlerësim kredibil dhe të saktë të procesit dhe të rezultateve preliminare”.

“Të dhënat që do të vijnë nga terreni do të shërbejnë që publiku të informohet saktë për rregullsinë e ditës së zgjedhjeve, përfshirë respektimin e procedurave për hapjen dhe mbylljen e vendvotimeve, administrimin e votimit gjatë ditës dhe pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhje”.

Pas ditës së zgjedhjeve, DnV përmes vëzhguesve të saj tha se “do të monitorojë procesin e numërimit të votave për kandidatë në të gjitha 38 Qendrat Komunale të Numërimit. Për këtë operacion do të angazhohen 100 vëzhgues të cilit do të ndjekin respektimin e procedurave të numërimit, trajtimin e materialit zgjedhor, transparencën e procesit dhe konsistencën e praktikave ndërmjet komunave të ndryshme”.

“Përveç Qendrave Komunale të Numërimit, DnV do të mbulojë edhe zhvillimet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, përfshirë procesimin e votave me kusht, votave nga jashtë vendit dhe procedurat eventuale të rinumërimit. Të gjitha observimet nga procesi i vëzhgimit do të publikohen fillimisht përmes deklaratës preliminare dhe më pas raportit përfundimtar, i cili do të përfshijë gjetjet dhe rekomandimet për procesin zgjedhor në tërësi. Që nga viti 2007, DnV si rrjet i gjerë I organizatave të shoqërisë civile ka monitoruar të gjitha zgjedhjet e rregullta dhe të jashtëzakonshme, duke e përcjellë nga afër punën e KQZ-së dhe PZAP-it në administrimin e operacioneve, përkatësisht drejtësisë zgjedhore në të gjitha fazat”.

The post DnV: Subjektet politike të respektojnë standardet e garës, të fokusohen në debat përmbajtësor appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Raporti: 901 ekzekutime në Iran në 7 muaj, mes tyre protestues, gra dhe të mitur
A do të ketë seancë sot? PDK kërkon nga Dehari vazhdimin e konstituimit të Kuvendit
YouTube bllokon kanalin e regjisorit kontrovers serb Emir Kusturica – publikonte përmbajtje në bashkëpunim me Sputnikun
Ramadani: Ligji për Shtetësinë rrezikon që pas sa vitesh ta bëjë Listën Serbe parti të parë në Kosovë
Prokurori i Prokurorisë Speciale: Dyshohet për rrjet të BIA-s serbe në Kosovë

LEXO GJITHASHTU

Sot nxehtë, erë nga jugperëndimi dhe verilindja
Sot nxehtë, erë nga jugperëndimi dhe verilindja
TOP Momenti
Buxhovi: Periudha e Hashim Thaçit ende nuk ka përfunduar
Buxhovi: Periudha e Hashim Thaçit ende nuk ka përfunduar
TOP Momenti
Aksident mes dy veturave në Lubozhdë të Istogut, 5 të lënduar
Aksident mes dy veturave në Lubozhdë të Istogut, 5 të lënduar
TOP Momenti
Zjarret në Shqipëri, pesë vatra ende mbesin aktive
Zjarret në Shqipëri, pesë vatra ende mbesin aktive
TOP Momenti
Zyrtare: Moreira i bashkohet Milanit nga Strasbourg për 65 milionë euro
Zyrtare: Moreira i bashkohet Milanit nga Strasbourg për 65 milionë euro
TOP Momenti

You Might Also Like

Fjalët e Demaçit për Metush Krasniqin: Shumica e lëvizjes me orientim të majtë, Metushi ishte për Amerikën dhe Anglinë
Lajme

Fjalët e Demaçit për Metush Krasniqin: Shumica e lëvizjes me orientim të majtë, Metushi ishte për Amerikën dhe Anglinë

August 19, 2026
Shefi i inteligjencës së Ekuadorit dhe pesë amerikanë humbën jetën në rrëzimin e helikopterit në Kenia
Lajme

Shefi i inteligjencës së Ekuadorit dhe pesë amerikanë humbën jetën në rrëzimin e helikopterit në Kenia

August 19, 2026
Tatimi individual për çiftet e martuara në Zvicër hyn në fuqi në vitin 2032
Lajme

Tatimi individual për çiftet e martuara në Zvicër hyn në fuqi në vitin 2032

August 19, 2026
Buxhovi: Periudha e Hashim Thaçit akoma nuk ka përfunduar
Lajme

Buxhovi: Periudha e Hashim Thaçit akoma nuk ka përfunduar

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?