Qytetarët janë mbledhur edhe sot tek sheshi “Skënderbej” në Tiranë, në ditën e 39 të protestës që prej më shumë se një muaji kërkon largimin e kryeministrit, Edi Rama dhe fundin e modelit politik që, sipas tyre, ka mbajtur peng vendin.
Grumbullimi i protestuesve, si çdo ditë tjetër, ka nisur rreth orës 19:00, ndërsa më pas ata pritet të vijojnë marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, raportojnë mediat në Shqipëri.
Gjatë tubimit, qytetarët shprehin kërkesat e tyre, ndërsa në vijim pritet që protesta të zhvendoset në rrugët kryesore të qytetit, në formë marshimi.

