Mbylljet do të vlejnë nga ora 20:00 deri në 05:00 për shkak të punimeve dhe testeve të sigurisë
Disa tunele të autostradës A4 në Zvicër do të mbyllen gjatë natës nga 24 deri më 26 gusht për shkak të punimeve dhe kontrolleve të planifikuara.
Sipas Zyrës Federale të Rrugëve, ASTRA, mbylljet do të vlejnë çdo natë nga ora 20:00 deri në 05:00, përcjell albinfo.ch.
Gjatë kësaj periudhe do të preken tunelet Cholfirst, Fäsenstaub dhe Galgenbuck, si dhe galeria Schönenberg.
Punimet përfshijnë mirëmbajtje të infrastrukturës dhe teste të sistemeve të sigurisë, me qëllim garantimin e funksionimit të sigurt të tuneleve.
Drejtuesit e automjeteve këshillohen të planifikojnë udhëtimet paraprakisht dhe të ndjekin sinjalizimin dhe devijimet e vendosura gjatë orëve të mbylljes.
Pas përfundimit të punimeve gjatë natës, segmentet e prekura pritet të rihapen për qarkullim në orët e mëngjesit.
The post Disa tunele të A4 në Zvicër mbyllen natën nga 24 deri më 26 gusht appeared first on Gazeta Express.

