By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Dimitrieska-Koçoska: Siguruam kushte të favorshme për huamarrje, detyrimi ynë është ta ruajmë stabilitetin fiskal
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Dimitrieska-Koçoska: Siguruam kushte të favorshme për huamarrje, detyrimi ynë është ta ruajmë stabilitetin fiskal
Lajme

Dimitrieska-Koçoska: Siguruam kushte të favorshme për huamarrje, detyrimi ynë është ta ruajmë stabilitetin fiskal

Momenti
Published: May 19, 2026

“Huamarrja e fundit e jashtme do të realizohet në kushte dukshëm më të favorshme, me norma interesi më të ulëta dhe me periudhë afatgjate maturimi, që është tregues i rritjes së besimit të institucioneve financiare ndërkombëtare në ekonominë e Maqedonisë”, theksoi ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, në intervistën për Televizionin Alfa.

Siç theksoi ministrja për Ligjin e huamarrjes nga bankat e huaja, i cili ka hyrë në procedurë parlamentare, Ministria e Financave dërgoi kërkesë në 14 banka, nga të cilat kanë arritur tetë oferta. Sa i përket normave të interesit të marra për kredinë, ato janë shumë më të mira krahasuar me vendet e rajonit, që do të thotë se Ministria e Financave ka siguruar financim konkurrues.

Your browser does not support the video tag.

“Sipas buxhetit të miratuar për vitin 2026, u theksua qartë se kemi plan për të marrë hua 1 miliard e 300 milionë euro në tregun e jashtëm, nga të cilat 1 miliard euro do të emetohen si euroobligacion, gjë që e bëmë në fillim të vitit dhe pjesa tjetër deri në 300 milionë euro mjete shtesë gjithashtu në tregun e jashtëm”.

“Në këtë proces, morëm oferta nga tetë banka të ndryshme, kurse oferta më e favorshme është me normë interesi më të ulët se ajo që aktualisht ka obligacioni i tregtuar në tregun sekondar”, tha Dimitrieska Koçoska dhe potencoi se krahasuar me rajonin, Maqedonia siguroi kosto më të ulëta të huamarrjes dhe periudhë më të gjatë të shlyerjes, gjë që e vendos vendin në pozicion më të favorshëm financiar.

“Mali i Zi ka normë interesi prej Euribor plus 2.5 përqind për kredi pesëvjeçare, ndërsa ne për kredi shtatëvjeçare morëm Euribor plus 2.1 pikë përqindjeje. Rumania, gjatë periudhës kur ne emetuam euroobligacionin, kishte normë interesi që ishte më e lartë se e jona, norma e tyre e interesit ishte diku mbi 5 përqind”, tha ministrja dhe shtoi se rezultatet e tilla janë dëshmi e menaxhimit të përmirësuar të financave publike dhe rritjes së besimit te kreditorët ndërkombëtarë.

“Duhet të them se bankat që morën pjesë në financim janë bankat evropiane, bankat nga Mbretëria e Bashkuar, të cilat janë gjithashtu banka me reputacion të lartë, gjë që tregon qartë besimin e madh të institucioneve të huaja financiare dhe të kreditorëve ndërkombëtarë në Maqedoni”, theksoi ministrja.

Ministrja theksoi se sa i përket kornizës fiskale, në Buxhetin për vitin 2025 janë paraparë mjete për servisimin e rregullt të borxhit publik, me ç’rast sigurohet stabilitet, parashikueshmëri dhe realizim në kohë të obligimeve, ndërsa gjendja e financave publike duhet të shihet përmes shifrave reale, krahasimeve dhe kontekstit të menaxhimit të detyrimeve.

“Maqedonia edhe më tej mbetet nën nivelin prej 60% të borxhit publik në raport me PBB-në, që është pozitë dukshëm më e mirë krahasuar me një pjesë të vendeve të rajonit dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Romania ka borxh publik rreth 63% të PBB-së, Hungaria rreth 75%, Polonia rreth 70%, ndërsa Sllovenia rreth 65%”, tha ministrja dhe potencoi se këto të dhëna tregojnë se vendi ynë ende mban nivel të moderuar të borxhit dhe qasje të kujdesshme në menaxhimin e financave publike.

You Might Also Like

Mustafa për Express: S’ka arsye që të lidhet Presidenti me konstituimin, Kurti po iu bën presion opozitës sipas kuteve të tij
Kadrijaj: Kurti i fton partitë politike për të diskutuar për zgjidhje, por në fakt po e imponon agjendën e vet dhe kushtet e veta
Ymeri: Nëse nuk thirret sot seanca, takimi i radhës është sheshi
Çfarë mesazhi po çon Kurti para bisedave me Abdixhikun: Takimet me LDK’në nuk janë lajm
Abdixhiku niset për takim me Kurtin: Kuvendi duhet të konstituohet sot, nëse vonesa po bëhet si taktikë, LDK s’nënshtrohet

LEXO GJITHASHTU

Abdixhiku para takimit me Kurtin: LDK s’nënshtrohet, Kuvendi të konstituohet sot
Abdixhiku para takimit me Kurtin: LDK s’nënshtrohet, Kuvendi të konstituohet sot
TOP Momenti
Kryeziu: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, nuk ka sanksione kushtetuese, por ngërçi mund të zgjasë pafund
Kryeziu: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, nuk ka sanksione kushtetuese, por ngërçi mund të zgjasë pafund
TOP Momenti
Gjykata Kushtetuese në RMV për herë të parë kallëzon një gjyqtar
Gjykata Kushtetuese në RMV për herë të parë kallëzon një gjyqtar
TOP Momenti
Arabia Saudite, Pakistani dhe Turqia arrijnë marrëveshje për mbrojtje të ndërsjellë në stilin e NATO-s
Arabia Saudite, Pakistani dhe Turqia arrijnë marrëveshje për mbrojtje të ndërsjellë në stilin e NATO-s
Lajme
Vranësira në disa zona të Kosovës, IHMK-ja paralajmëron rrufe e breshër
Vranësira në disa zona të Kosovës, IHMK-ja paralajmëron rrufe e breshër
Lajme

You Might Also Like

Shi i rrëmbyeshëm në Skenderaj dhe Mitrovicë – pamje
Lajme

Shi i rrëmbyeshëm në Skenderaj dhe Mitrovicë – pamje

August 7, 2026
I dyshuari për të shtënat në një shkollë ka vdekur, thotë kryeministri i Tajlandës
Lajme

I dyshuari për të shtënat në një shkollë ka vdekur, thotë kryeministri i Tajlandës

August 7, 2026
Pacolli: Për presidentin nuk mjaftojnë vetëm votat e shumicës
Lajme

Pacolli: Për presidentin nuk mjaftojnë vetëm votat e shumicës

August 7, 2026
Temperaturat 32 gradë, por IHMK paralajmëron për stuhi e breshër në disa zona të vendit sot
Lajme

Temperaturat 32 gradë, por IHMK paralajmëron për stuhi e breshër në disa zona të vendit sot

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?