By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Dështon nisja e gjykimit në mungesë ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Dështon nisja e gjykimit në mungesë ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte
TOP Momenti

Dështon nisja e gjykimit në mungesë ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte

Momenti
Published: July 1, 2026




Foto: Laura Hasani





Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka dështuar të nisë gjykimi në mungesë ndaj 21 personave të akuzuar për krime lufte gjatë luftës në Kosovë më 1999, që lidhen me dëbimin e qindra mijëra civilëve shqiptarë. Gjykatësja Medie Bytyqi ka bërë të ditur se seanca nuk mund të vazhdojë, pasi nuk është siguruar në mënyrë të rregullt përfaqësimi ligjor për të gjithë të akuzuarit dhe nuk janë shpërndarë aktakuzat për avokatët në kohë. Pas kësaj, gjykata mori vendim që seanca e radhës të mbahet më 15 shtator në orën 09:00.

Your browser does not support the video tag.


Ndonëse ishte paraparë që në Gjykatën Themelore në Prishtinë të niste gjykimi në mungesë ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Kosovë e që lidhen me dëbimin e mijëra civilëve shqiptarë, seanca e planifikuar dështoi.


Fillimisht, prokurorja speciale, Florije Salihu-Shamolli, tha se ka kushte për zhvillimin e gjykimit në mungesë.


“Meqenëse janë ndërmarrë të gjitha veprimet dhe të pandehurit kanë qenë të paarritshëm për prokurorinë, në rastin konkret janë plotësuar të gjitha kriteret për të cilën mundet gjykata të filloj shqyrtimet kryesore”, tha ajo.


Por, paqartësia dhe problemet me avokatët e caktuar nga Oda e Avokatëve për mbrojtjen e të akuzuarve, bëri që seanca për shqyrtimin fillestar të shtyhet pas pushimeve të verës.


“Duke vlerësuar se nuk ka kushte për të vazhduar me shqyrtim fillestar duke marrë në konsideratë faktin e pamundësisë të pajisjes me shkresat e lëndës të avokatëve dhe mosprezencës së avokatëve të lartcekur, gjykata merr vendim shtyhet shqyrtim fillestar dhe e caktojmë një  datë tjetër”, tha Medie Bytyqi, gjykatëse.


Ndërkaq, Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare, thotë se gjykimet për krimet e luftës nuk duhet të presin, ndërsa Gjykata dhe Oda duhet të kujdesen që të sigurohet prezenca e avokatëve.


“Gjykata duhet të kujdeset në bashkëpunim me Oden e Avokatëve që të sigurohet prezenca e avokatëve të cilët janë të caktuar sipas detyrës zyrtare dhe të mos ndodhin më shtyrje të seancave për arsye se rastet e krimeve të luftës kanë pritur mjaftueshëm kanë pritur 27 vite  dhe viktimat e krimeve të luftës sigurisht që me kalimin e kohës vdesin edhe dëshmitarët, vdesin edhe kryerësit e krimeve të luftës”, tha ai.


Prokuroria Speciale më 15 gusht të vitit të kaluar ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj 21 personave, kryesisht ish-zyrtarë ushtarakë dhe policorë të strukturave të Serbisë gjatë luftës në Kosovë.


Sipas aktakuzës, të gjithë të akuzuarit dyshohet se gjatë periudhës janar-qershor 1999: kishin kontroll dhe autoritet mbi forcat ushtarake dhe policore në terren, ishin në dijeni për veprime të dhunshme ndaj civilëve shqiptarë, nuk kanë ndërmarrë masa për t’i ndalur apo parandaluar ato veprime. Ata ngarkohen me veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”. /rtk


 


source

You Might Also Like

VLEN: BDI gjatë dy dekadave në pushtet ka bërë më shumë premtime sesa punë konkrete
Rrezikoi pushuesit në Ksamil pasi shkeli perimetrin e sigurisë me Jet Ski, gjobitet 500 mijë lekë drejtuesi
Këto janë ushqimet që treten lehtë nga organizmi dhe janë të shëndetshme
Muharremaj: Kontratat kolektive i kanë shkaktuar Suharekës afro 10 milionë euro dëme, shumë projekte kanë mbetur të parealizuara
Rama: Prishtina është gati për Lojërat Mesdhetare, por ka mungesë bashkëpunimi nga niveli qendror

LEXO GJITHASHTU

Ukraina godet zemrën e naftës ruse, dronët sulmojnë rafinerinë e Kirishit dhe bazën ajrore të Jejskut
Ukraina godet zemrën e naftës ruse, dronët sulmojnë rafinerinë e Kirishit dhe bazën ajrore të Jejskut
Lajme
Frikë nga një fitore e AfD-së: Emigrantët mendojnë të largohen nga Gjermania
Frikë nga një fitore e AfD-së: Emigrantët mendojnë të largohen nga Gjermania
Lajme
Presidenti konsensual, Rrustemi i LVV-së: Duhet garanci për votat e LDK-së
Presidenti konsensual, Rrustemi i LVV-së: Duhet garanci për votat e LDK-së
Lajme
​Presidenti konsensual, Rrustemi: Duhet garanci për votat e LDK-së
​Presidenti konsensual, Rrustemi: Duhet garanci për votat e LDK-së
TOP Momenti
Digjet një autobus në Shkup, nuk ka të lënduar
Digjet një autobus në Shkup, nuk ka të lënduar
TOP Momenti

You Might Also Like

Bekim Sejdiu në garë për president? Kush është ish-gjyqtari për të cilin raportohet se Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim
TOP Momenti

Bekim Sejdiu në garë për president? Kush është ish-gjyqtari për të cilin raportohet se Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim

August 30, 2026
Çfarë do të ndodhë me Tiranën, Rama shkon në periferi me drejtuesit politikë dhe deputetë
TOP Momenti

Çfarë do të ndodhë me Tiranën, Rama shkon në periferi me drejtuesit politikë dhe deputetë

August 30, 2026
Jose Mourinho cilësohet si transferimi më i mirë i verës i Real Madridit
TOP Momenti

Jose Mourinho cilësohet si transferimi më i mirë i verës i Real Madridit

August 30, 2026
Konjufca merr pjesë në Samitin e Forumit të Ishujve të Paqësorit
TOP Momenti

Konjufca merr pjesë në Samitin e Forumit të Ishujve të Paqësorit

August 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?