By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Deri në 30 vite burgim për zjarrvënësit e qëllimshëm, Shqipëria me masa për sezonin veror në parandalim të zjarreve
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Deri në 30 vite burgim për zjarrvënësit e qëllimshëm, Shqipëria me masa për sezonin veror në parandalim të zjarreve
Lajme

Deri në 30 vite burgim për zjarrvënësit e qëllimshëm, Shqipëria me masa për sezonin veror në parandalim të zjarreve

Momenti
Published: May 29, 2026

Në prag të sezonit veror dhe rritjes së riskut për zjarret, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit organizoi një takim koordinues me drejtuesit e strukturave zjarrfikëse nga të 61 bashkitë e vendit, me pjesëmarrjen e Ministrit të Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari.

Në të morën pjesë gjithashtu Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, si edhe Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Urgjencës, Skënder Brataj.

Your browser does not support the video tag.

“Ministria e Punëve të Brendshme ka hartuar një plan të detajuar masash për parandalimin e zjarreve dhe forcimin e kapaciteteve operacionale gjatë verës. Ky plan synon minimizimin e rasteve të zjarreve, rritjen e reagimit në kohë dhe mbrojtjen e jetës, pronës dhe mjedisit. Do të ushtrohen kontrolle në hotele, resorte, restorante, beach-bar dhe subjekte të tjera me risk, për të verifikuar masat e sigurisë dhe planet e evakuimit. Në këtë proces nuk ka vend për formalitet. Ka vend vetëm për përgjegjësi”, theksoi ministri Lamallari.

Një tjetër fokus i fjalës së ministrit ishte ashpërsimi i masave penale ndaj zjarrvënësve, pas ndryshimeve të fundit në Kodin Penal.

“Zjarret nuk parandalohen vetëm nga shteti. Ato parandalohen edhe nga ndërgjegjësimi i komunitetit, nga fermeri i kujdesshëm, nga operatori turistik i përgjegjshëm dhe nga çdo qytetar që kupton se mbrojtja e territorit është përgjegjësi e përbashkët. Dua ta them qartë: do të ketë zero tolerancë ndaj zjarrvënies së qëllimshme dhe ndaj kujtdo që cenon pasurinë natyrore dhe sigurinë e komuniteteve tona”, deklaroi Lamallari, duke shtuar se në rastet më të rënda dënimet për zjarrvënësit mund të arrijnë deri në 30 vite burg.

Në fjalën e tij, ministri Lamallari vlerësoi punën dhe sakrificën e efektivëve të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, duke theksuar se ky është një shërbim jetik për sigurinë publike dhe mbrojtjen e jetës, pronës dhe mjedisit.

“Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi është një nga shtyllat më të rëndësishme të sigurisë publike në vend. Është një shërbim që qytetarët e shohin gjithmonë aty ku ka rrezik, aty ku ka emergjencë dhe aty ku kërkohet sakrificë”, u shpreh Lamallari. Ministri theksoi se mbështetja për këtë shërbim është rritur ndjeshëm, duke bërë të ditur se financimi për vitin 2025 është rritur në 2.8 miliardë lekë, nga 2.3 miliardë lekë një vit më parë.

“Kemi avancuar modernizimin e flotës, kemi mbështetur përmirësimin e trajtimit financiar dhe kemi nisur hapa të rinj për rritjen e kapaciteteve operacionale në të gjithë vendin”, deklaroi ai.

Sipas Lamallarit, aktualisht në strukturat vendore operojnë rreth 170 automjete zjarrfikëse, ndërsa janë planifikuar edhe 130 mjete të reja, si dhe ndërtimi i 4 stacioneve të reja zjarrfikëse në Përrenjas, Mat, Patos dhe Mirditë. Duke u ndalur te masat për sezonin veror, ministri nënvizoi rëndësinë e gatishmërisë dhe koordinimit mes institucioneve përgjegjëse.

“Presim nga çdo bashki që të ketë një plan të qartë veprimi sipas specifikave të territorit të saj. Presim koordinim real mes strukturave zjarrfikëse, Policisë së Shtetit, Emergjencave Civile, shërbimit pyjor dhe strukturave vendore të mbrojtjes civile”, tha Lamallari./TCh/

The post Deri në 30 vite burgim për zjarrvënësit e qëllimshëm, Shqipëria me masa për sezonin veror në parandalim të zjarreve appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

PDK i çon sërish letër Deharit: Thirreni vazhdimin e seancës konstituive për nesër në 11:00, mos e thelloni këtë situatë të rëndë
Arrestohet në kufirin Kroaci-Mali i Zi një kosovar i kërkuar nga Interpoli, Serbia e akuzon për krime lufte
Pas 34 vjetësh, gjenden trupat e dy alpinistëve në një akullnajë në Zvicër
NATO i përgjigjet paralajmërimeve të Iranit: Jemi të gatshëm të përballemi me çdo kërcënim ndaj bazave amerikane në Europë
Irani thotë se po përballet me “mungesa” dhe rritje çmimesh nga bllokada detare e SHBA-së

LEXO GJITHASHTU

Janevska: Duart e politikës mbani larg arsimit
Janevska: Duart e politikës mbani larg arsimit
TOP Momenti
PDK këmbëngul për vazhdimin e seancës konstituive, i shkuran sërish Deharit
PDK këmbëngul për vazhdimin e seancës konstituive, i shkuran sërish Deharit
TOP Momenti
KOMF i bashkohet fushatës për kujdes modern ndaj diabetit te fëmijët në Kosovë
KOMF i bashkohet fushatës për kujdes modern ndaj diabetit te fëmijët në Kosovë
TOP Momenti
Zbulohen detaje nga aksioni i djeshëm për fajde në Prizren – këta janë tre të arrestuarit
Zbulohen detaje nga aksioni i djeshëm për fajde në Prizren – këta janë tre të arrestuarit
TOP Momenti
Osmani: VLEN-i u krijua nga një dorë e jashtme, është koalicion pa projekt të përbashkët
Osmani: VLEN-i u krijua nga një dorë e jashtme, është koalicion pa projekt të përbashkët
TOP Momenti

You Might Also Like

Orhan Murtezani nis zyrtarisht mandatin si përfaqësues i Maqedonisë së Veriut në NATO
Lajme

Orhan Murtezani nis zyrtarisht mandatin si përfaqësues i Maqedonisë së Veriut në NATO

August 19, 2026
Ministri i Jashtëm i Iranit thotë se bllokada amerikane kontribuoi në “mungesa” dhe rritje çmimesh
Lajme

Ministri i Jashtëm i Iranit thotë se bllokada amerikane kontribuoi në “mungesa” dhe rritje çmimesh

August 19, 2026
Zhdukja e 45 vjeçares në Gjakovë, policia kërkon ndihmë për gjetjen e saj
Lajme

Zhdukja e 45 vjeçares në Gjakovë, policia kërkon ndihmë për gjetjen e saj

August 19, 2026
Zyra e Zelenskyt po hetohet nga agjencitë anti-korrupsion
Lajme

Zyra e Zelenskyt po hetohet nga agjencitë anti-korrupsion

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?