By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Dëmtuan zonën e mbrojtur mjedisore në Lumin e Vjosës, dënohen firma dhe administratori
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Dëmtuan zonën e mbrojtur mjedisore në Lumin e Vjosës, dënohen firma dhe administratori
Lajme

Dëmtuan zonën e mbrojtur mjedisore në Lumin e Vjosës, dënohen firma dhe administratori

Momenti
Published: May 19, 2026

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq subjektin “P V” sh.p.k., si dhe të administratorit të saj shtetasit B. A.  nën akuzë për kryerjen e veprës penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”.

Nga hetimet u provua kryerja e veprimtarisë të paligjshme, e cila konsistonte në marrjen, nxjerrjen, përpunimin dhe transportimin e inerteve përgjatë lumit Vjosë, veprime këto që kishin sjellë si pasojë dëmtimin e habitatit natyror të zonës së mbrojtur mjedisore me status të veçantë “Park Natyror”. Zona ku janë marrë inertet është nënzonë qëndrore, që gëzon shkallën më të lartë të mbrojtjes (zonë atrikte) në të cilën nuk lejohet zhvillimi i asnjë lloj veprimtarie ekonomike.

Your browser does not support the video tag.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, provoi se shoqëria “P V” sh.p.k., ka shkaktuar përkeqësim të rëndë të habitatit që ndodhet brenda zonës së mbrojtur mjedisore, duke sjellë si pasojë dëmtim të konsiderueshëm të saj, përmes shfrytëzimit të tokës me teknologji intensive, mjete dhe mënyra që shkaktojnë ndryshime rrënjësore në biodiversitet, në strukturën dhe funksionet e ekosistemeve, si dhe që dëmtojnë në mënyrë të pandreqshme sipërfaqen e tokës përgjatë lumit Vjosë.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, gjykata deklaroi fajtor personin juridik, shoqërinë “P V” sh.p.k., si dhe administratorin e saj, shtetasin B. A., për kryerjen e veprës penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”, parashikuar nga neni 202/b i Kodit Penal.

Your browser does not support the video tag.

Prokuroria Fier mbetet e angazhuar të hetimet me fokus të veçantë në luftën kundër veprave penale mjedisore, duke ndjekur me përparësi çdo rast që cenon mjedisin, biodiversitetin dhe zonat e mbrojtura natyrore./TCh/

The post Dëmtuan zonën e mbrojtur mjedisore në Lumin e Vjosës, dënohen firma dhe administratori appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

KQZ: Aprovohen mbi 72 mijë pako me fletëvotime nga diaspora, tjera në shqyrtim
Vidovdani dhe Gazimestani në fokusin e propagandës mediatike pro-ruse dhe pro-serbe
Trump: Marrëveshja me Iranin nënshkruhet sot. Teherani nuk konfirmon afatin
Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s
Vrasje në Prizren pas përleshjes mes kushërinjve, humb jetën një 27-vjeçar

You Might Also Like

Morina: Personat e arrestuar sot kanë marrë pjesë në Masakrën e Reçakut
Lajme

Morina: Personat e arrestuar sot kanë marrë pjesë në Masakrën e Reçakut

June 14, 2026
SHBA-Iran, dy vendet pranë marrëveshjes, por koha e nënshkrimit mbetet e paqartë
Lajme

SHBA-Iran, dy vendet pranë marrëveshjes, por koha e nënshkrimit mbetet e paqartë

June 14, 2026
“Burri e gruaja të lënduar”, detaje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”
Lajme

“Burri e gruaja të lënduar”, detaje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

June 14, 2026
Irani kërcënon me kundërpërgjigje pas sulmit izraelit në Bejrut
Lajme

Irani kërcënon me kundërpërgjigje pas sulmit izraelit në Bejrut

June 14, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?