By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Delegacioni i Kuvendit të RMV-së në Bernë: Kodi i ri etik i deputetëve në fokus të diskutimeve parlamentare
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Delegacioni i Kuvendit të RMV-së në Bernë: Kodi i ri etik i deputetëve në fokus të diskutimeve parlamentare
Lajme

Delegacioni i Kuvendit të RMV-së në Bernë: Kodi i ri etik i deputetëve në fokus të diskutimeve parlamentare

Momenti
Published: May 14, 2026

Delegacioni parlamentar, i kryesuar nga Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi më 12–14 maj zhvilloi në Bern, sesione pune në kuadër të programit “Diskutimet Malore për Etikën Parlamentare”. Qëllimi kryesor i këtyre diskutimeve ishte arritja e konsensusit ndërmjet partive politike për miratimin e një Kodi të ri Etik për deputetët, thuhet në njoftimin e Kuvnedit të RMV-së.

“Në sesionin e parë të punës, fjalë hyrëse kishin Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, si dhe Ambasadori i Zvicrës, Christoph Sommer.
Gashi theksoi rëndësinë e gatishmërisë dhe vullnetit politik për të arritur konsensus rreth kësaj teme të rëndësishme për Kuvendin dhe për besimin e qytetarëve në institucionet demokratike. Ai shprehu optimizmin që përmes këtij procesi të reflektohet mbi vlerat demokratike në funksion të integritetit parlamentar dhe përgjegjësisë publike.

Ambasadori Sommer shprehu kënaqësinë që po mirëpret në Bern delagacionin parlamentar dhe që Zvicra po kontribuon në këtë proces domethënës për kulturën politike.

Nënkryetarët dhe kordinatorët e grupeve parlamentare, konfirmuan rëndësinë e ngritjes së kulturës demokratike, përgjegjësisë publike dhe ruajtjes së dinjitetit të Kuvendit, si dhe rëndësinë e konsensusit ndërpartiak”, thonë nga Kuvendi.

Nga atje shtojnë se gjatë debatit, deputetët paraqitën komente dhe propozime konkrete për përmirësimin e formulimeve të caktuara të draft- Kodit Etik, me qëllim që dispozitat të jenë më të qarta, të zbatueshme dhe në përputhje me standardet demokratike parlamentare./Telegrafi/

You Might Also Like

Vendimi në Hagë, ekspertët: Serbia mund të shtojë presionin diplomatik dhe luftën hibride
Stradner: Kremlini mund ta ndihmojë Vuçiqin me energj
Kryediplomati gjerman pas takimit me Lavrovin: “Është e drejtë që të flasim me njëri-tjetrin”
Alarm pranë bazës amerikane në Britani, arrestohen disa persona, evakuohen banorët
Zvicra vendos për neutralitetin: Votimi që mund të ndryshojë politikën e saj të jashtme

LEXO GJITHASHTU

​Shisnin drogë pranë shkollave në Tiranë, arrestohen 31 persona, 14 të tjerë në kërkim
​Shisnin drogë pranë shkollave në Tiranë, arrestohen 31 persona, 14 të tjerë në kërkim
TOP Momenti
Sot në Shkup mbahet marshi protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Sot në Shkup mbahet marshi protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
TOP Momenti
LAMM apelon shoferët: Kujdes nëpër rrugët ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut
LAMM apelon shoferët: Kujdes nëpër rrugët ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut
TOP Momenti
E diela sjell temperatura deri në 29°C, ja çfarë pritet në zonat malore
E diela sjell temperatura deri në 29°C, ja çfarë pritet në zonat malore
TOP Momenti
Arifi: Kosova rrezikon izolim më të madh pas vendimit të Hagës, duhet mobilizim institucional
Arifi: Kosova rrezikon izolim më të madh pas vendimit të Hagës, duhet mobilizim institucional
Lajme

You Might Also Like

Rasti “Grupi i intelektualëve”, operacion i hershëm në Zubin Potok – 9 të arrestuar
Lajme

Rasti “Grupi i intelektualëve”, operacion i hershëm në Zubin Potok – 9 të arrestuar

September 27, 2026
Kolgeci: Rastet e kancerit të gjirit me tendencë në rritje, këtë vit u operuan 191 raste në QKUK
Lajme

Kolgeci: Rastet e kancerit të gjirit me tendencë në rritje, këtë vit u operuan 191 raste në QKUK

September 27, 2026
Mërgimtarët ngrihen në këmbë, kërkojnë drejtësi për çlirimtarët – Sonte Prishtina për të 12-tën natë
Lajme

Mërgimtarët ngrihen në këmbë, kërkojnë drejtësi për çlirimtarët – Sonte Prishtina për të 12-tën natë

September 27, 2026
Sulmohet fizikisht një infermiere gjatë kryerjes së detyrës në Prishtinë
Lajme

Sulmohet fizikisht një infermiere gjatë kryerjes së detyrës në Prishtinë

September 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?