By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Delegacioni i ‘Albanians for America’ u takua me presidentin Begaj, flasin për diasporën dhe çështjet me interes për kombin shqiptar
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Delegacioni i ‘Albanians for America’ u takua me presidentin Begaj, flasin për diasporën dhe çështjet me interes për kombin shqiptar
TOP Momenti

Delegacioni i ‘Albanians for America’ u takua me presidentin Begaj, flasin për diasporën dhe çështjet me interes për kombin shqiptar

Momenti
Published: August 1, 2026

Delegacioni i organizatës Albanians for America (AFA), i udhëhequr nga Gino Mulliqi, zhvilloi një takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, gjatë të cilit u diskutua për bashkëpunimin me diasporën shqiptaro-amerikane, zhvillimet në rajon dhe çështje me interes për kombin shqiptar.

Gjatë takimit, Mulliqi shprehu mirënjohjen për vizitën dyditore që Presidenti Begaj zhvilloi në prill të këtij viti në Dallas/ Texas, duke theksuar se kjo vizitë shënoi një moment historik për komunitetin shqiptaro-amerikan në atë shtet.

Your browser does not support the video tag.

Ai vlerësoi qasjen e afërt të Presidentit me bashkatdhetarët dhe mesazhin e fuqishëm të mbështetjes që kjo vizitë përcolli për diasporën shqiptare në Shtetet e Bashkuara.

Mulliqi falënderoi gjithashtu Presidentin Begaj për vizitën në Luginën e Preshevës, të zhvilluar pas vizitës së delegacionit të kongresmenëve amerikanë, duke theksuar se angazhimi i tij për shqiptarët e Preshevës u mirëprit dhe u vlerësua lart nga diaspora shqiptaro-amerikane.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për çështje me rëndësi strategjike për zhvillimin e Shqipërisë.

Në këtë kuadër u trajtua edhe projekti i Zvërnecit, me ç’rast u theksua rëndësia që për vendimet për projekte të tilla të dëgjohet zëri qytetarë dhe i komunitetit të prekur. Njëkohësisht, u nënvizua se Shqipëria duhet të vazhdojë të krijojë një klimë sa më të favorshme për investimet amerikane, të cilat forcojnë zhvillimin ekonomik dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara.

Më tej u diskutua edhe për zhvillimet aktuale në Kosovë.

Një pjesë e takimit iu kushtua përfshirjes së Kosovës në iniciativat rajonale dhe ndërkombëtare të energjisë, përfshirë mundësinë e kyçjes në projektin e gazit të lëngshëm natyror (LNG), si një hap me rëndësi strategjike për rritjen e sigurisë energjetike. /Telegrafi/

You Might Also Like

Ksamili dhe Dhërmiu dominohen nga plazhet private
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, VLEN i përgjigjet BDI-së: Shqiptarët i larguan nga të gjitha komunat shqiptare
Shpjegim: Fundi i një simboli të ndarjes? Ura e Ibrit, presioni i Vuçiqit, qëndrimi i NATO-s dhe vlerësimet e ekspertëve – çfarë dihet deri tani?
Dogana parandalon mbi 18 mijë euro të padeklaruara në pikë kalimin kufitar te Dheu i Bardhë
Temperatura mbi 40 gradë në Maqedoni, pas fundjavës do të ketë ulje

LEXO GJITHASHTU

Ambasada e SHBA thirrje krerëve të partive: Punoni për t’i formuar institucionet, ngërçi po i kushton Kosovës
Ambasada e SHBA thirrje krerëve të partive: Punoni për t’i formuar institucionet, ngërçi po i kushton Kosovës
Lajme
Eurot e shpenzuara nga turistët e forcojnë lekun në Shqipëri, 1 euro po këmbehet për 92.6 lekë
Eurot e shpenzuara nga turistët e forcojnë lekun në Shqipëri, 1 euro po këmbehet për 92.6 lekë
Lajme
S’ka luftë, por as siguri reale për afganët nën sundimin e talibanëve
S’ka luftë, por as siguri reale për afganët nën sundimin e talibanëve
Lajme
Paraburgimi në Londër “mërzit” shqiptarin, 23-vjeçari pranon ekstradimin, aksidentoi për vdekje një kalimtar në Fushë-Krujë
Paraburgimi në Londër “mërzit” shqiptarin, 23-vjeçari pranon ekstradimin, aksidentoi për vdekje një kalimtar në Fushë-Krujë
Lajme
Thatësira godet Zvicrën, “rezervuari i ujit i Evropës” po thahet
Thatësira godet Zvicrën, “rezervuari i ujit i Evropës” po thahet
Lajme

You Might Also Like

I dënuari merr leje nga burgu i Reçit dhe nuk kthehet, lë letër për familjen: Po largohem ju dua shumë
TOP Momenti

I dënuari merr leje nga burgu i Reçit dhe nuk kthehet, lë letër për familjen: Po largohem ju dua shumë

August 21, 2026
Me dronë, radarë, mjete inteligjente Policia në Shqipëri evidenton shkeljet e rregullave në trafik
TOP Momenti

Me dronë, radarë, mjete inteligjente Policia në Shqipëri evidenton shkeljet e rregullave në trafik

August 21, 2026
“Sapo kam dalë nga birucat e komisariatit të Himarës pas përplasjes me kryeministrin”, Rama reagon pas akuzave të Konomit
TOP Momenti

“Sapo kam dalë nga birucat e komisariatit të Himarës pas përplasjes me kryeministrin”, Rama reagon pas akuzave të Konomit

August 21, 2026
Tahiri, PDK: Vdekja e punëtorëve të KEK-ut në vendin e punës, dështim institucional
TOP Momenti

Tahiri, PDK: Vdekja e punëtorëve të KEK-ut në vendin e punës, dështim institucional

August 21, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?