By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Cilat ishin lidhjet dhe kush ishte zyrtari i Komunës që kishte punuar më herët me përfituesin e këmbimit të pronës?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Cilat ishin lidhjet dhe kush ishte zyrtari i Komunës që kishte punuar më herët me përfituesin e këmbimit të pronës?
Lajme

Cilat ishin lidhjet dhe kush ishte zyrtari i Komunës që kishte punuar më herët me përfituesin e këmbimit të pronës?

Momenti
Published: May 16, 2026

Në vitin 2013, Komuna e Prishtinës kishte marrë vendim që një pjesë e pronës në Breg të Diellit, e cila tashmë me aktgjykim të formës së prerë të Gjykatës së Apelit u është njohur banorëve si pronë e tyre, të këmbehej me një parcelë në Gërmi, në pronësi të Mefail Cakollit.

Me ndryshimin e pushtetit në vitin 2014, kryetar i Komunës së Prishtinës u zgjodh Shpend Ahmeti dhe ky vendim u diskutua disa herë në Kuvendin Komunal. Ndër të tjera, u kërkua të verifikohej nëse këto prona ishin kontestuese në gjykatë.

Your browser does not support the video tag.

Ndërkohë, Sami Hamiti deklarohej se në parim duhej të votohej propozim-vendimi për këmbimin e pronave, ndërsa pjesa kontestuese të shqyrtohej më pas.

Sami Hamiti, i cili ishte kryesues i Kuvendit kur u mor vendimi për këmbim dhe më pas si asamblist kërkonte që të votohej, rezulton se dikur kishte qenë punëtor në kompaninë e Mefail Cakollit. Përkatësisht gjatë periudhës 1995–2000 kishte udhëhequr sektorin financiar-komercial të NT “MIFA”, pozitë të cilën e ka të deklaruar edhe në biografinë e tij.

Mefail Cakolli për “Betimi për Drejtësi” nuk e ka mohuar faktin se e njeh Sami Hamitin dhe as që ai kishte punuar në kompaninë e tij.

“Gazetarja: Me Sami Hamitin a njiheni?

Cakolli: Njihemi.

Gazetarja: A keni punuar me të?

Cakolli: Me të s’kam punuar, ai ka mbajt kontabilitet?

Gazetarja: Në kompaninë tuaj d.m.th. ka mbajt kontabilitet?

Cakolli: Po një kohë. Me mua s’ka punu se biznesi ka qenë i jemi, ai ka qenë punëtor, kontabilitet/ekonomist qysh me thanë”, ka thënë Cakolli.

Ndonëse e ka në CV, Sami Hamiti nuk është përgjigjur në pyetjet lidhur me vendimin e Kuvendit dhe nëse ka punuar me Mefail Cakollin.

“Jeni duke më pyet në 2013 edhe 13 vjet tjera janë, merrni në Kuvend Komunal edhe i shikoni ato”, ka thënë ai.

“Gazetarja: Po, a keni punuar me Mefail Cakollin në ndonjë periudhë të caktuar?

Hamiti: Të lutëm, jom, jom nxanë, shikojeni dokumentacionin dhe merrni atje”, është shprehur ai, duke e ndërprerë më pas telefonin.

Në një takim të 27 marsit 2014, kur diskutohej për këtë këmbim, thuhej se prona e Cakollit gjendej në mes të Parkut të Gërmisë dhe ishte e nevojshme për realizimin e projektit të shtigjeve.

Asamblisti i atëhershëm Ylli Hoxha kishte deklaruar se kishin marrë informacione se ajo pronë më herët ishte eksproprijuar dhe në rrethana të dyshimta i ishte kaluar Cakollit.

“Na vjen informacioni se prona në Gërmi, në pronë të Mefail Cakollit realisht është pronë e eksproprijuar në vitin 1987. Në vitin 1989 ekziston pagesa e cila është bërë për këtë pronë nga Komuna dhe pronari serb i asaj toke ka pranuar ofertën e Komunës”, kishte thënë Hoxha.

“Këtij Kuvendi i është sjellë dokumentacion me të cilin thuhet se prona është e Mefail Cakollit bazuar në një kontratë të lidhur në vitin 1986, para eksproprijimit të tokës. Kontrata vërtetohet në vitin 2001. Është e shkruar në gjuhën shqipe, flet për shkëmbim të pronës në marka gjermane dhe jo në dinarë siç ka qenë praktikë në atë kohë dhe është e shtypur me printer laserik, të cilin nuk e kemi pasur në atë kohë. Do të thotë është bërë më vonë kontrata duke pretenduar se një blerje e tokës ka ndodhur në 1984”, kishte shtuar ai.

I kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi”, Hoxha ka thënë se ka kaluar shumë kohë dhe se gjithçka që ka pasur për të thënë lidhur me këtë çështje e ka deklaruar në atë kohë.

Dyshime për falsifikim kishte ngritur edhe vetë Komuna e Prishtinës, e cila kishte bërë kallëzim penal ndaj Mefail Cakollit, babait të tij të ndjerë, Novica Jankoviqit, si dhe disa nëpunësve të Gjykatës Komunale.

Kallëzimi penal ishte bërë mbi dyshimet për “pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar”, “uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme”, “legalizim i përmbajtjes së rreme”, “falsifikim i dokumenteve”, “falsifikim i dokumenteve zyrtare”, “mashtrim” dhe “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Por, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e kishte hedhur poshtë me një arsyetim katër rreshta.

Sipas PSRK-së, nuk kishte prova që do të vërtetonin dyshimin e arsyeshëm se të dyshuarit kanë kryer veprën penale të krimit të organizuar, ndërsa veprat tjera të pretenduara thuhej se janë parashkruar dhe nuk mund të ndiqeshin.

Për më shumë, ndiqeni hulumtimin “Skema kriminale: Si u bë kompensimi i dyfishtë i pronës në Gërmi me pronën e qytetarëve në Bregun e Diellit?”, i cili transmetohet në T7 dhe platformat online të “Betimi për Drejtësi”.

The post Cilat ishin lidhjet dhe kush ishte zyrtari i Komunës që kishte punuar më herët me përfituesin e këmbimit të pronës? appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Konfirmohet prania e mbetjeve mortore edhe në lokacionin e tretë në Zubin Potok, thotë Prokuroria Speciale
Kurti godet LDK’në që po e kërkon presidentin: S’po mbajmë zgjedhje fare pra e po takohemi si liderë fisesh
Ramadani: VV s’i ka 61 deputetë për kryeparlamentarin, po e saboton shtetin e rrezikon shkeljen e Kushtetutës për mos me marrë vesh populli
Oferta e Kurtit për Abdixhikut: Zv.kryeministrin dhe disa ministri, jemi të interesuar për bashkëqeverisje
Kurti: Jemi për president konsensual, por nëse vijmë tek presidenti partiak, parti për parti jemi vetë ne

LEXO GJITHASHTU

Vazhdojnë takimet Kurti-Abdixhiku
Vazhdojnë takimet Kurti-Abdixhiku
TOP Momenti
Identifikohen mbetje mortore edhe në një lokacion tjetër të Zubin Potokut, Policia dhe Prokuroria Speciale japin detajet
Identifikohen mbetje mortore edhe në një lokacion tjetër të Zubin Potokut, Policia dhe Prokuroria Speciale japin detajet
TOP Momenti
Identifikohen mbetje mortore edhe në një lokacion tjetër të Zubin Potokut, Policia dhe Prokuroria Speciale japin detajet
Identifikohen mbetje mortore edhe në një lokacion tjetër të Zubin Potokut, Policia dhe Prokuroria Speciale japin detajet
TOP Momenti
Action for Mothers and Children zgjeron edukimin dhe mbështetjen për gjidhënien
Action for Mothers and Children zgjeron edukimin dhe mbështetjen për gjidhënien
TOP Momenti
Action for Mothers and Children zgjeron edukimin dhe mbështetjen për gjidhënien
Action for Mothers and Children zgjeron edukimin dhe mbështetjen për gjidhënien
TOP Momenti

You Might Also Like

Kurti i pyet gazetarët nëse “dikush prej juve i do zgjedhjet e reja”, përgjigjet vetë: Askush pra
Lajme

Kurti i pyet gazetarët nëse “dikush prej juve i do zgjedhjet e reja”, përgjigjet vetë: Askush pra

August 7, 2026
Kurti thotë se për vazhdim të seancës vendos Avni Dehari: S’kam ndërmend ta takojë, kam shumë punë
Lajme

Kurti thotë se për vazhdim të seancës vendos Avni Dehari: S’kam ndërmend ta takojë, kam shumë punë

August 7, 2026
Albin Kurti pas takimit me Abdixhikun: LDK po e kërkon presidentin, por nuk i ka 30 vota as për ta propozuar emrin
Lajme

Albin Kurti pas takimit me Abdixhikun: LDK po e kërkon presidentin, por nuk i ka 30 vota as për ta propozuar emrin

August 7, 2026
Albin Kurti pas takimit me Abdixhikun: LDK po e kërkon presidnetin por nuk i ka 30 vota as për ta propozuar emrin
Lajme

Albin Kurti pas takimit me Abdixhikun: LDK po e kërkon presidnetin por nuk i ka 30 vota as për ta propozuar emrin

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?