By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Ciao Kate!”- Pritje madhështore për Princeshën e Wales-it në Itali, Kate Middleton zhvillon vizitën e parë jashtë vendit pas trajtimit të kancerit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Ciao Kate!”- Pritje madhështore për Princeshën e Wales-it në Itali, Kate Middleton zhvillon vizitën e parë jashtë vendit pas trajtimit të kancerit
Lajme

“Ciao Kate!”- Pritje madhështore për Princeshën e Wales-it në Itali, Kate Middleton zhvillon vizitën e parë jashtë vendit pas trajtimit të kancerit

Momenti
Published: May 13, 2026

Princesha e Wales-it, Kate Middleton, është pritur me entuziazëm të madh nga qytetarët gjatë vizitës së saj në Itali, e para jashtë vendit pas trajtimit ndaj kancerit.

Kate u shfaq në sheshin qendror të qytetit Reggio Emilia, ku dhjetëra qytetarë ishin mbledhur për ta përshëndetur me duartrokitje, brohoritje dhe pankarta me mbishkrimin “Ciao Kate”.

Your browser does not support the video tag.

Gjatë takimit me qytetarët, Princesha e Wales-it u ndal për të biseduar me njerëzit, realizoi selfie dhe përshëndeti shumë prej tyre, ndërsa të pranishmit mbanin lule dhe telefona celularë për të fiksuar momentin.

Kate Middleton (3)

Kjo shënon daljen e saj të parë në një aktivitet zyrtar ndërkombëtar pas më shumë se tre vitesh. Vizita e fundit jashtë vendit e Kate Middleton ishte në Boston, së bashku me Princin William, në dhjetor të vitit 2022.

Your browser does not support the video tag.

Prania e saj në Itali ka tërhequr vëmendje të madhe mediatike. Në zonë ndodheshin dhjetëra fotografë, ekipe televizive dhe forca të shumta policore, ndërsa shumë banorë ndiqnin vizitën edhe nga ballkonet dhe dritaret e ndërtesave pranë sheshit.

Kate Middleton (2)

E buzëqeshur dhe në humor të mirë, Kejt u shfaq e veshur me një kostum blu të stilistes Edeline Lee. Sipas “Daily Mail”, ajo komunikoi edhe në italisht me disa fëmijë që ndodheshin në shesh.

“Flas pak italisht. Si quhesh? Unë jam Katerina”, mësohet të ketë thënë Princesha.

Kate Middleton (1)

Ndërkohë, gazetari Paolo Rosato nga gazeta lokale “Il Resto del Carlino” u shpreh se Kate Middleton është shumë e pëlqyer në Itali, ndërsa shumë italianë e krahasojnë me Princeshën Diana.

Vizita e saj u fokusua edhe te ndërgjegjësimi për edukimin dhe zhvillimin e fëmijëve në vitet e para të jetës, një kauzë për të cilën Princesha e Wales-it është angazhuar prej vitesh. /Panorama

Kate Middleton (5)
Kate Middleton (2)
Kate Middleton (4)

The post “Ciao Kate!”- Pritje madhështore për Princeshën e Wales-it në Itali, Kate Middleton zhvillon vizitën e parë jashtë vendit pas trajtimit të kancerit appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

“Mos të harrojmë, LDK-ja ka pasur gara të forta për kryetar” – Ylli Hoxha thotë se nuk mundesh…
Ramabaja: Ndjej keqardhje që si forcë politike LDK-ja nuk po arrin të çlirohet nga përplasjet e pakuptimta politike
Mushkolaj: Debatet e LDK-së kanë përfunduar me largime të njerëzve të rëndësishëm nga partia
“Kur ia ke nis me u marrë me politikë, ke punuar kundër LDK-së” – “Kam punuar anti-serbi…”
Presidenti iranian thotë se 6 miliardë dollarë asete të ngrira në Katar do të kthehen

You Might Also Like

“Ajo çka ka ndodhur është dy letra dhe dy paraqitje televizive” – Gashi thotë se Lutfi Haziri…
Lajme

“Ajo çka ka ndodhur është dy letra dhe dy paraqitje televizive” – Gashi thotë se Lutfi Haziri…

June 30, 2026
Finlanda hapi rrugën për mbajtjen e armëve bërthamore, Moska: Kërcënim real, do të marrim masa
Lajme

Finlanda hapi rrugën për mbajtjen e armëve bërthamore, Moska: Kërcënim real, do të marrim masa

June 30, 2026
Berri kundërshton marrëveshjen SHBA-Izrael-Liban: Nuk do të zbatohet dhe rrezikon përçarjen e vendit
Lajme

Berri kundërshton marrëveshjen SHBA-Izrael-Liban: Nuk do të zbatohet dhe rrezikon përçarjen e vendit

June 30, 2026
Gjermania përpiqet të ndalë mbylljen e fabrikave të Volkswagen, në rrezik deri në 100 mijë vende pune
Lajme

Gjermania përpiqet të ndalë mbylljen e fabrikave të Volkswagen, në rrezik deri në 100 mijë vende pune

June 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?