By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ramabaja: Ndjej keqardhje që si forcë politike LDK-ja nuk po arrin të çlirohet nga përplasjet e pakuptimta politike
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ramabaja: Ndjej keqardhje që si forcë politike LDK-ja nuk po arrin të çlirohet nga përplasjet e pakuptimta politike
Lajme

Ramabaja: Ndjej keqardhje që si forcë politike LDK-ja nuk po arrin të çlirohet nga përplasjet e pakuptimta politike

Momenti
Published: June 30, 2026

Analisti Sadri Ramabaja ka shprehur keqardhje për situatën e brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke thënë se partia vazhdon të mbetet e përfshirë në përplasje të vazhdueshme politike.

Ramabaja tha se LDK, që nga viti 1989, nuk ka arritur të çlirohet nga konfliktet e brendshme, të cilat sipas tij nuk burojnë nga interesat partiake, por nga ndikime të jashtme.

“Ndjej një lloj keqardhjeje që si forcë politike, që nga viti 1989, LDK nuk po arrin dot të çlirohet nga këto përplasje të pakuptimta politike. Jo si rezultat i interesit të brendshëm partiak, por si rezultat i ndërhyrjeve të ashpra nga jashtë”, deklaroi Ramabaja në ”Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Your browser does not support the video tag.

Ai theksoi se reformat në partitë politike nuk mund të diktohen nga faktorë të jashtëm, por duhet të ndërtohen nga vetë strukturat e partisë.

“Reformimi i forcave politike nuk mund të bëhet sipas mentorëve të jashtëm. Ne mund të japim pikëpamje dhe mendime që mund t’i shërbejnë lidershipit të LDK-së, por reforma duhet të vijë nga brenda”, tha ai.

Your browser does not support the video tag.

Sipas Ramabajës, LDK humbi një mundësi të rëndësishme pas zgjedhjeve parlamentare të shkurtit 2025, kur refuzoi të bëhej pjesë e një koalicioni qeverisës.

“LDK e humbi një shans të jashtëzakonshëm në shkurt të vitit 2025, kur refuzoi të ishte pjesë e koalicionit që do t’i krijonte mundësi të hynte në një reformë graduale dhe t’i hapte portat për brezin e ri”, u shpreh ai.

Ramabaja vlerësoi se megjithëse ka pasur përpjekje për t’i dhënë hapësirë figurave të reja, ato po përballen me rezistencën e elitës së vjetër të partisë.

“Pamë një tentativë për hapjen e portave për brezin e ri, por këto prurje të reja janë në përplasje me elitën e vjetër. Përplasja është e ashpër, jo për interes të LDK-së, por për interesa të mentorëve të jashtëm”, deklaroi ai.

Në fund, analisti theksoi se LDK ka nevojë urgjente për ripërtëritje të strukturave drejtuese, duke sugjeruar tërheqjen e politikanëve që kanë mbi dy dekada në organet udhëheqëse të partisë.

 

 

source

You Might Also Like

“Mos të harrojmë, LDK-ja ka pasur gara të forta për kryetar” – Ylli Hoxha thotë se nuk mundesh…
Mushkolaj: Debatet e LDK-së kanë përfunduar me largime të njerëzve të rëndësishëm nga partia
“Kur ia ke nis me u marrë me politikë, ke punuar kundër LDK-së” – “Kam punuar anti-serbi…”
Presidenti iranian thotë se 6 miliardë dollarë asete të ngrira në Katar do të kthehen
“Ajo çka ka ndodhur është dy letra dhe dy paraqitje televizive” – Gashi thotë se Lutfi Haziri…

You Might Also Like

Finlanda hapi rrugën për mbajtjen e armëve bërthamore, Moska: Kërcënim real, do të marrim masa
Lajme

Finlanda hapi rrugën për mbajtjen e armëve bërthamore, Moska: Kërcënim real, do të marrim masa

June 30, 2026
Berri kundërshton marrëveshjen SHBA-Izrael-Liban: Nuk do të zbatohet dhe rrezikon përçarjen e vendit
Lajme

Berri kundërshton marrëveshjen SHBA-Izrael-Liban: Nuk do të zbatohet dhe rrezikon përçarjen e vendit

June 30, 2026
Gjermania përpiqet të ndalë mbylljen e fabrikave të Volkswagen, në rrezik deri në 100 mijë vende pune
Lajme

Gjermania përpiqet të ndalë mbylljen e fabrikave të Volkswagen, në rrezik deri në 100 mijë vende pune

June 30, 2026
Të sëmurët dhe të plagosurit në Gaza nuk kanë qasje në trajtim mjekësor
Lajme

Të sëmurët dhe të plagosurit në Gaza nuk kanë qasje në trajtim mjekësor

June 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?